Lezhë, pranga 30-vjeçarit. Shiste barna pa faturë.

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar nga Tirana pasi tregtonte barna farmaceutike pa faturë tatimore. Gjithashtu mësohet se për t’i shpëtuar kontrolleve ai përdorte një dokument si punonjës i Gardës së Republikës, një Distinktiv Policisë Kriminale, një tabelë dore të Policisë Rendit dhe një Radio.
30-vjeçari Ergest Brahimi është arrestuar nga efektivët e Sektorit Kundër Krimit Financiar pranë Drejtorisë së Policisë në Lezhë.
Nga ana e policë Lezhë bëhet e ditur se u kap duke transportuar dhe tregtuar me mjetin autoveturë të tipit “Caddy” me targa AA793IZ barna farmaceutike pa faturë tatimore.
Add new comment