Pranga fallxhores, u merrte para qytetarëve për leximin e filxhanit.

Postuar në 15 Shtator, 2014 14:14

Mashtronte dhe vidhte qytetarët duke iu hedhur fall në filxhan, 43-vjeçarja arrestohet nga uniformat blu qytetit të Korçës. Vjollca Misha lindur dhe banuese në Elbasan është arrestuar rreth orës 00:40 të së hënës.
 
Për këtë ngjarje të pazakonte, burime të sigurta nga policia e Korçës pohojnë se 43-vjeçarja shpesh herë mashtronte qytetarët duke iu lexuar fall në filxhan dhe më pas u merrte shuma të konsiderueshme të hollash. Po nga të njëjtat burime bëhet me dije se në datën 13 shtator të këtij viti, dy ditë para arrestimit, 43-vjeçarja ka shkuar në fshatin Drenovë në banesën e 42-vjeçares Lindita Thanasi, për ti lexuar fall dhe e ka mashtruar duke i marrë shumën prej 10 mijë lekësh.
 
Ka qenë pikërisht kjo shtetase e cila e ka kallëzuar në polici mashtrimin që i është bërë nga 43 vjeçarja nga Elbasani. Ndërsa “viktima” e radhës e fallxhores Misha ka qenë një 30 vjeçare nga fshati Libonik i rrethit të Korçës. Bëhet fjalë për Ermira Beleshka e cila ka rënë pre e mashtrimit të 43-vjeçares. Mësohet se mesditën e katër qershorit të këtij viti fallxhorja kishte shkuar në banesën e 30-vjeçares për t’i hedhur fall në filxhanin e kafesë dhe më pas i ka zhvatur 20 mijë lekë të reja.
 
Ndërkaq pas arrestimit policia e Korçës në bashkëpunim edhe me policitë e qarqeve të tjera po vijon punën pasi sipas tyre dyshohet se “biznesi” i fallxhores nuk përfundon me kaq. Mendohet se ka edhe qytetarë të tjerë që kanë rënë pre e mashtrimit nga ana e fallxhores. Arrestimi i 43-vjeçares u finalizua nga policia e Korçës mbi të cilën rëndon vepra penale “Vjedhje me anë të mashtrimit” parashikuar në nenin 143 të Kodit Penal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.