72-vjetori i Konferencës së Pezës Luan Rama: Monument në histori.

Deputeti i LSI-së, Luan Rama me rastin e 72-vjetorit të Konferencës së Pezës, vlerësoi këtë ngjarje historike e cila sipas tij përcaktoi karakterin patriotik dhe anti-fashist të luftës partizane.
”Peza është monument krenarie në historinë antifashiste të shqiptarëve, është çeta e parë antifashiste në Europë”, tha ai duke shtuar se mesazhet e Konferencës së Pezës janë gjithnjë aktuale dhe frymëzuese.
Konferenca e Pezës njihet si përpjekja e parë për unifikimin e shqiptarëve, duke e rrjeshtuar vendin përkrah koalicionit botëror anti-fashist. Platforma kryesore e konferencës ishte bashkimi i shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje në frontin nacionalçlirimtar kundër fashismit.
Kodheli: Shqipëria anëtare e NATO, po ecim të sigurt drejt BE-së
E pranishme në aktivitetin e zhvilluar në Pezë ka qenë edhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila është shprehur se këtë vit, janë bërë përpjekje të sjellim sigurinë për të ardhmen.
“Shqipëria anëtare e NATO, po ecim të sigurt drejt BE-së. Shqipëria nuk mund te behet ajo qe te paret ëndërruan dhe ju punuat, nëse nuk përkujtojmë gjakun e martireve. Ata që luftuan për një ideal që duhet të mbahet lart me krenari. Mirëqenia e këtij vendi dhe shqiptarëve kudo që janë. Të reflektojmë për amanetin e të parëve. Ta gëzojmë festën dhe të kujtojmë me meritë dëshmorët e martirët.”-tha Kodheli.
Add new comment