Talasemikët, 150 efektivë të Policisë Ushtarake dhurojnë gjak.

Postuar në 15 Shtator, 2014 09:51

Për të dytën ditë radhazi, 150 punonjës të Policisë Ushtarake kanë dhuruar gjak për t’i ardhur në ndihmë të sëmurëve talasemikë. Kërkesës së Kryqit të Kuq Shqiptar i janë përgjigjur efektivë të policisë ushtarake, oficerë, nënoficerë, ushtarë profesionistë dhe punonjës civilë të kësaj njësisë së Policisë Ushtarake duke dhuruar gjak.
 
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, “Policia Ushtarake e ka bërë ritual të përhershëm dhurimin e gjakut për fëmijët në nevojë dhe ka kohë që i është bashkuar motos “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë”. Dhe këtë vit Policia Ushtarake ishte i pari institucion që iu përgjigj kërkesës së Kryqit të Kuq, duke parë edhe periudhën e vështirë në të cilën ka qenë mjaft e vështirë furnizimi me gjak i fëmijëve në nevojë”.
 
“Policia Ushtarake, si pjesë e Forcave të Armatosura është në shërbim të atdheut dhe shtetasve te tij dhe në këtë kontekst dhurimi i gjakut është një nga mënyrat më fisnike dhe më humane me anë të së cilës ne përmbushim misionin tonë në kohë paqe”, thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.