Shqipëria dhe Belgjika, marrëveshje binjakëzimi për shkollat profesionale‏

Postuar në 16 Shtator, 2014 08:13

Binjakëzohet shkolla Hoteleri –Turizëm me një grup shkollash të të njëjtit profil në Belgjikë.Në ditën e dytë të fillimit të vitit të ri shkollorë është nënshkruar marrëveshja midis përfaqësuesve të shkollës Hoteleri- Turizë dhe përfaqësuesve të grupit të shkollave Hoteleri-Turizëm në Belgjikë për binjakëzimin e tyre. Kjo marrëveshje u jep mundësin nxënësve që të shkëmbejnë eksperienca midis shkollave të këtij profili.
 
“Më vjen mirë që bashkë me partnerët belgë po mundësojmë një program shkëmbimi. Të rinjtë shqiptarë kanë shumë për të mësuar nga eksperienca belge”-tha Erjon Veliaj.

Të kënaqur nga binjakëzimi janë edhe nxënsit e kësaj shkolle të cilët e shohin si një mundësi të mirë shkëmbimin e eksperiencave në fushën që ata studiojnë.
 
Binjakëzimi i shkollës Hoteleri-Turizëm vjen në kuadër të nxitjes dhe rritjes së kërkesave për zhvillimin e profesioneve në Shqipëri, një fushat kjo e ndërmarrë nga Ministria e Mirqënies Sociale dhe Rinisë.
   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.