Arkiv-Lajme të përditësuara

Durrës, gjenden predha të L. II Botërore

Postuar në 28 Korrik, 2012 04:34

Një sasi predhash që i përkasin Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në fshatin Shet të Durrësit. Sipas banorëve të zonës predhat jane gjetur në mometin që ata po punonin për hapjen e themeleve te nje banese në fshatin e tyre. 

Predhat mendohen se i ka lëne ushtria gjermane në momentin e tërheqjes saj nga Shqipëria, te cilat shërbenin për asgjesimin e anijeve të cilët i afroheshin brigjeve shqiptare. 

Daçiç: Kosova brenda kufijve të Serbisë

Postuar në 28 Korrik, 2012 04:30

 Kryeministri i ri i Serbisë është betuar dje se Kosova duhet të mbetet brenda kufijve të shtetit të tij, ndërsa tha se është i gatshëm të zbatojë marrëveshjet dhe të vazhdojë dialogun. 

Parlamenti i Serbisë të premten në mesditë ka votuar kabinetin e ri qeveritar në krye me Ivica Dacic, lider i Partisë Socialiste dhe dikur bashkëpunëtor i afërt i Sllobodan Milloshevic.Në ekspozenë e tij, para votimit Dacic ka përmendur edhe Kosovën duke thënë se vendi i tij nuk do ta njohë asnjëherë pavarësinë. 

Padia e LGBT ndaj Ekrem Spahisë, prokuroria: S'ka vepër penale

Postuar në 28 Korrik, 2012 04:28

 Prokuroria e Tiranës ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia nga dy organizatat LGBT në vendin tonë. 

Shtëpia e Bardhë ul parashikimet ekonomike

Postuar në 28 Korrik, 2012 04:26

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka zvogëluar parashikimet e saj për rritjen ekonomike të SHBA-së më 2012 dhe 2013. 

Në rishikimin gjysmëvjetor të buxhetit, Shtëpia e Bardhë ka thënë se pret rritje të bruto prodhimit të brendshëm në 2.3 për qind këtë vit dhe 2.7 për qind vitin tjetër, çfarë është më pak se parashikimet prej  2.7% dhe 3.0%, të bëra në muajin shkurt.

Shifrat e fundit nga Shtëpia e Bardhë po ashtu parashikojnë se defiçiti i buxhetit federal të këtij viti do të përfundojë në 1.2 trilionë dollarë.

5.7 milionë spanjollë të papunë. Rekord i ri që nga rregjimi i Frankos

Postuar në 27 Korrik, 2012 10:36

Papunësia shënon një rekord të ri në Spanjë në tremujorin e dytë të vitit duke shënuar nivelin më të lartë që nga rrëzimi i diktaturës ushtarake në vitet 1970, ndërsa firmat  suprimojnë edhe më shumë vende pune të nxitura nga frika e recesionit dhe një krizë e besimit në mesin e konsumatorëve.

Norma e papunësisë u rrit në 24.6 për qind nga 24.4 për qind në tremujorin e parë, bëri të ditur Instituti Kombëtar Statistikor. Numri i spanjollëve të papunë u rrit në 5.7 milionë.

Ngadalësohet ekonomia amerikane

Postuar në 27 Korrik, 2012 10:29

Ekonomia më e madhe në botë, ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngadalësoi ritmin e rritjes së saj në 1,5% në periudhën midis prillit dhe qershorit 2012. 

Në tre muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Departamenti i Tregëtisë, ekonomia u rrit me 2%.

Ndërkohë, një shifër e re më e saktë u publikua për krizën e viteve 2007-2010, periudhë gjatë së cilës Prodhimi i Brendshëm Bruto amerikan ra me 4,7% dhe jo me 5,1% siç ishte vlerësuar më parë. 

“Sllobo i vogël” në pushtet minon pajtimin në Ballkan

Postuar në 27 Korrik, 2012 06:25

Qeveria e re e Serbisë që u inaugurua dje ka shfaqur shqetësimet për kthimin e këtij vendi tek politikat nacionaliste të viteve të 90-ta. 

Kjo shkruhet sot nga agjencia e lajmeve Associated Press, e cila nënvizon se "Ivica Daçiq, zëdhënës i luftës së ish-presidentit së Jugosllavisë së mbetur dhe më pas Serbisë, Sllobodan Millosheviq sot zyrtarisht do të bëhet kryeministër serb, ashtu që tek një pjesë e opinionit serb ka nxitur pakënaqësi dhe frikë se mund të rikthehet politika nacionaliste e viteve të 1990-ta. 

"Luftë për ishujt". Japonia kërcënon Kinën

Postuar në 27 Korrik, 2012 06:24

 Japonia është gati për luftë në mbrojtje të  ishujve të saj . Kryeministri japonez Yoshihiko Noda ka deklaruar se Japonia është e gatshme të dislokojë ushtrinë nëse është e nevojshme për të mbrojtur ishujt e kontestuar Senkaku,  që quhen nga Kina dhe Taivani Diaoyu.

"Nëse një vend fqinj bën diçka të paligjshme në afërsi të ishujve Senkaku ne do të dërgojmë forcat e mbrojtjes  për të trajtuar situatën në mënyrë të vendosur. Por masat parandaluese për menaxhimin e krizës, duke përfshirë edhe zgjidhjen diplomatike, janë në tryezë  për të  parandaluar skenarë të tillë"- tha Noda.

Irani, Romney: S’përjashtohet ndërhyrja ushtarake

Postuar në 27 Korrik, 2012 06:21

Për Shtetet e Bashkuara është i papranueshëm një Iran bërthamor, e për këtë nuk duhet përjashtuar mundësia e një ndërhyrjeje ushtarake. 

Kjo ishte deklarata e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney i cili vazhdon të shpalosë programin e tij politik kur kanë mbetur edhe pak muaj nga gara e 6 nëntorit ku përballë do të ketë presidentin aktual dhe kandidatin demokrat për një tjetër mandat, Barack Obama.

Economist: Greqia ka 2 javë kohë. Trojka takon Samaras

Postuar në 27 Korrik, 2012 06:18

Kryeministri Samaras informoi sot krerët e Trojkës me zhvillimet e deritanishme dhe nismat që duhet të ndërmerren nga qeveria për të sjellë programin grek në rrugën e duhur, gjatë një orë e gjysmë takimi, ku merrnin pjesë edhe ministri dhe zëvendësministri i Financave. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara