Arkiv-Lajme të përditësuara
Rumania shpall të pavlefshëm referendumin
Zyrtarët rumunë kanë deklaruar se referendumi për shkarkimin nga detyra ose jo të presidentit Trajan Basesku, është i pavlefshëm për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve. Komisioni qendror i zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë nën 46 për qind. Sipas ligjit, referendumi kërkon pjesëmarrjen e së paku gjysmës së qytetarëve me të drejtë vote për të qenë i ligjshëm.
Vajzat anti-Putin rrezikojnë 7 vjet burg për këngën
Tre vajzat e "Pussy Riot" rrezikojnë deri në 7 vjet burg. Në gjykatën e Moskës filloi sot gjykimi i Marisë, Nadezhda dhe Yekaterina, tre anëtarët e grupit punk anti-Putin që në muajin shkurt e çuan protestën e tyre në ambientet e Katedrales së Krishtit Shpëtimtar. Që atëherë ato kanë qëndruuar në burg, të akuzuara për huliganizëm.
Korçë, 400 banorë 5 vjet pa ujë
Mbi 400 banorë të fshatit Biranj, që ndodhet vetëm 7 kilometra larg Korçës, vuajnë prej 4-5 vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Lidhjet e jashtëligjshme, humbjet në rrjet dhe shtrirja e fshtatit në rrjetin fundor të ujësjellësit kanë bërë që i gjithë fshati të furnizohet vetëm 1 orë në 24 me ujë. Edhe ai ujë që vjen është tejet i ndotur, në të ka rërë e dhera. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur banorët e fshatit janë prekur nga sëmundje të rënda të zorrëve.
Raport i brendshëm i FMN: Duhet prerje e re e borxhit grek
“Largimi i Greqisë nga eurozona do ketë pasoja të mëdha negative", thotë kreu i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker, në një intervistë të botuar në gazetën "Süddeutsche Zeitung". "Largimi i Greqisë nga eurozona nuk do të zgjidhë problemet në zonën e euros. Përkundrazi. Reputacioni i vendeve anëtare do të dëmtohej, do të kishte pasoja të mëdha negative", thotë z.Juncker
Diabeti epidemi, në Shqipëri 55 mijë persona të prekur
Mbi 55 mijë persona në vendin tonë janë zyrtarisht të prekur nga sëmundja e diabetit. Kjo sëmundje sipas endokrinologut, Florian Toti në kohë shumë të afërt parashikohet, të përhapet si epidemi, pasi çdo ditë jo vetëm në botë, por dhe në vendin tonë, shtohen me dhjetra pacientë. Toti e mbështet parashikimin e tij në faktin se po nuk parandalua mbipesha tek fëmijët, këta të fundit do të jenë kontigjenti, që do të shtojnë numrin e diabetikëve.
Japoni, protestë kundër energjisë nukleare
Qindra-mijëra persona dolën në protestë para parlamentit në Tokio të Japonisë për të kundërshtuar planet për shfrytëzimin e energjisë bërthamore nga ana e qeverisë.
Protestuesit kundërshtojnë vendimin e fundit të qeverisë japoneze për të rivënë në punë dy reaktorë bërthamorë në zonën e Fukushimas, ku 15 muaj më parë pati rrjedhje radioaktive, pasojë e tsunamit të fuqishëm që goditi vendin.
Mediat: Kosova me dy universitete publike ilegale
Funksionojnë pa bazë legale dy universitetet publike të themeluara rishtas nga Qeveria, Universiteti i Prizrenit dhe ai i Pejës.
Ministria e Arsimit i ka funksionalizuar të dyja pa përmbushur kërkesën ligjore që vendimi mbi themelimin e këtyre institucioneve të arsimit të lartë të marrë bekimin në kuvend.
Përmbytjet nga rezervuari në Korçë, 140 familje në rrezik
Rezervuari i fshatit Biranj, që bën pjesë në Komunën e Bulgarecit në rrethin e Korçës,është kthyer në rrezik për jetën dhe banesat prodhimin e gjënë e gjallë të 140 familjeve. Sa herë bie shi ai tejmbushet dhe derdhet mbi fshat duke përmbytur gjithçka gjen përpara. Ka 7 vjet që qiramarësi e ktheu këtë tokë buke në rezervuar dhe hodhi aty edhe rasate peshku. Që atëhere fshati është përmbytur 5 apo 6 herë me dëme në të gjithë tokat e fshatit. Banorët tregojnë për përmbytjen e fundit që ndodhi në 24 qershor të këtij viti,pas një breshëri që vazhdoi me orë të tëra.
Referendumi presidencial në Rumani, pjesëmarrja 9,05%
Rumunët votojnë sot në një referendum për qëndrimin ose jo në postin presidencial të Traian Baseskut. Deri në orën 10:00, me orën lokale, 9,05 për qind e qytetarëve rumunë me të drejtë vote kanë votuar në referendiumin presidencial, njoftoi agjencia rumune e lajmeve, AGERPRES, bazuar në të dhënat e Zyrës Qendrore të Zgjedhjeve. Qendrat e votimit mbyllen në orën 23:00.
Më poshtë vijojnë të dhëna për referendumin:
- Numri i qendrave të votimit 18 548
- Numri i qendrave të votimit në Rumani 18 242
- Numri i qendrave të votimit jashtë Rumanisë 306
Peshkopi, banorët protestë para nënstacionit, për mugesën e energjisë
Banorët e fshatit Vojnik në Peshkopi kanë protestuar sot pranë nënstacionit elektrik, për kthimin e energjisë elektrike.
Ndërkohë që CEZ Shpërndarje deklaron se energjia për këta banorë është ndërprerë për shkak se janë debitorë. Sipas CEZ, prej 20 vitesh në këtë fshat nuk paguhet energjia që harxhohet.
Mësohet se pranë nënstacionit ka edhe forca të shumta policie, ndërsa banorët e irrituar kanë paralajmëruar se do të bllokojnë nënstacionin nëse nuk iu kthehet energjia për një orë.
Ballkanweb.com
