Arkiv-Lajme të përditësuara
Parada e parë 'gay' në Vietnam, nuk shënohen incidente
Qindra biçikleta të dekoruara me flamuj dhe tollumbace shumëngjyrëshe kanë sfiluar në rrugët e Hanoit, për paradën e parë "gay" të organizuar në Vietnam.
Në vendin ku mbizotërn besimi konfucian i bazuar në traditë dhe familje, homoseksualiteti mbetet një tabu. Në fund të korrikut, ministri i Drejtësisë, Ha Hung Cuong për habi paralajmëroi ndryshimin e ligjit, për të lejuar martesat gay. Fatmirësisht gjatë paradës nuk janë shënuar incidente.
Albanian Screen
"Fshesë" e hekurt për emigrantët klandestinë në Greqi
4500 forca policie janë angazhuar në operacionin më të madh kundër emigrantëve klandestinë në Greqi, 2500 prej të cilëve janë vendosur në lumin Evro në kufirin greko-turk, për të penguar fluksin e klandestinëve, që hyjnë në Greqi nëpërmjet Turqisë dhe për t'i kthyer ata në shtëpi.
Siç bërë e njohur nga Policia, tashmë në Evro, rojet kufitare kanë krijuar një “mburojë njerëzore”, e cila mbështetet nga 30 qentë në dispozicion për këtë qëllim, nga forca të aviacionit dhe mjete lundruese, të cilat do të patrullojnë ajrin dhe lumin.
Pylli i Sodës shkatërrohet nga mbetjet inerte
Drejtoria e Shërbimit Pyjor të Vlorës është e pafuqishme për të ndalur ndotjen e pyllit të Sodës. Si masë të fundit për ndalimin e kamionëve që shkarkojnë në mes të pyllit ajo kërkon nga Kontrolli i Shërbimit të Automjeteve, mosrinovimin e dokumentacionit të kamionëve të identifikuar që ndotin pyllin e Sodës. Pas procedimeve penale dhe gjobitjes kjo ishte masa e fundit që mund të merrte drejtoria e shërbimit pyjor të Vlorës për frenimin e shkatërrimit të pyllit.
Recesion i gjatë, S&R: Bankat italiane të rrezikuara
Italia do të ketë një recesion të gjatë parashikojnë institucionet ekonomike ndërkombëtare. Agjencia amerikane "Standard & Poor-s ka rritur nivelin e rrezikut ekonomik nga grada 4 në 5 duke theksuar në këtë drejtim mundësinë e një recesioni të thellë dhe të zgjatur.
Tregjet, qytetarët ankesa për çmimet, tregtarët për xhiron e ulët
Kriza rëndon xhepat e konsumatorëve dhe biznesit. Qytetarët ankohen për çmimet e larta të produkteve ushqimore në këtë periudhë kur tregjet vendase. Ata shprehen se janë të detyruar të konsumojnë më pak për të përballuar koston e jetesës. Ankesa kanë edhe shitësit për nivelin e ulët të xhiros.
“Çmimet kanë shkuar sa s’ka ku të shkojë më. Me këto rroga e pensione që kemi ne nuk blihet gjë këtu në treg. Është boshatisur tregu se nuk ka shitje. Çmimet i vendosin si të duan tregtarët, një çmim që e gjen tek njëri se gjen tek tjetri.”- shprehen qytetarët.
Rrënojat e Babilonisë, në rrezik nga një tubacion nafte
Një tubacion nafte rrezikon të dëmtojë seriozisht rrënojat e qytetit të lashtë të Babilonisë në Irak duke shkaktuar mosmarrëveshje mes qeverisë ne Bagdad dhe UNESKO-s.
Arkeologët thonë se rrënojat e këtij qytetërimi që datojnë më shumë se 4000 mijë vjet më parë janë duke u shkatërruar në mënyrë që të vendoset aty tubacioni i naftës.
"Lufta për çadrat e plazhit", boshatiset bregdeti italian
Plazhet e bregdetit italian u boshatisën në pikun e sezonit veror pasi në grevë në shkallë vendi u hodhën dhe ata që jepnin me qera çadra plazhi. Plazhet mbeten çështje e nxehtë për italianët ndërsa në gusht siç është bërë traditë tashmë abandonojnë qytetet për të shkuar drejt bregdetit. Por të premten, ndonëse termometri shënonte 35 gradë Celsius, rreshtat e çadrave të plazhit përgjatë vijës së bregdetit mbetën mbyllur. Një çadër dhe një shezllon mund të kushtojë nga 20 deri në 70 euro në ditë në ditë në klubet më luksoze.
Ideja e sindikatave në Gjermani, "taksa për të pasurit"
Nëse keni shumë të holla duhet të jepni një pjesë të tyre për shoqërinë. Kjo është ideja pas skemës "taksa për të pasurit" , e kërkuar nga një koalicion i gjerë sindikatash organizatash jo qeveritare dhe rrjetesh shoqërore në Gjermani dhe vende të tjera. Përmes saj kërkohet gjithashtu prezantimi i një takse të përheshme për të pasurit.
CNN: Ndikimi i krizës tek atletët grekë, në Lojërat Olimpike
CNN, në një reportazh të tij, ka trajtuar paraqitjen e dobët të sportistëve grekë në Lojërat Olimpike duke e lidhur atë me krizën ekonomike, që po kalon Greqia, vendi ku lindi Olimpiada.
CNN vëren se kriza ka goditur edhe sportet e për pasojë delegacioni i sportistëve grekë është më i vogël se vitet e kaluara. (Në fakt, është më i vogli i 20 viteve të fundit). Sipas raporteve të CNN, kriza ekonomike ka ndikuar drejtpërdrejt edhe tek atletë grekë, performanca e të cilëve nuk mund të krahasohet me ato të dy Lojërave të mëparshme.
Maqedonia publikon emrat e spiunëve, mes tyre edhe shqiptarë
Komisioni për Lustrimin në Maqedoni ka publikuar në faqen zyrtare emrat dhe dosjet e personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, sic transmeton agjencia e lajmeve Ina.
Mësohet se bëhet fjalë për emrat dhe dosjet e 11 personave që kanë qenë ish-spiunë, ndërsa në mesin e tyre janë edhe katër ish-funksionarë dhe personalitete publike shqiptare.
