Arkiv-Lajme të përditësuara
Alarmi i FMN-së: Përhapja e krizës nuk ndalet
Raporti i fundit i realizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar jep alarmin për gjendjen e ekonomisë globale ndërsa thekson se nuk është bërë sa duhet për të ndaluar përhapjen e krizës në zonën e euros. Në raportin kushtuar ndikimit të politikave ekonomike të 5 ekonomive të mëdha të SHBA, Kinës, Eurozonës, Japonisë dhe Britanisë së Madhe FMN vëren se veprimet e ndërmarra në kuadër të zonës euro, "pavarësisht progresit," nuk duket se kanë qenë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e stresit dhe për të minimizuar pasojat e ciklit për rritje të llogarive, rritje të sektorit bankar.
Pentagoni ndalon faqet pornografike për punonjësit
John James Jr, drejtori ekzekutiv i agjencisë së Pentagonit që është kompetent për sistemin e mbrojtjes raketore (Pentagon Missile Defense Agency), i urdhëroi punonjësit që ta ndalojnë përdorimin e kompjuterëve zyrtarë për shfletimin e faqeve pornografike. Në letrën e tij James ka theksuar se ka vërejtur se kompjuterët zyrtarë janë përdorur për “qëllime të pahijshme”.
Spanjë, thellohen shkurtimet në buxhet
Kostoja e huamarrjes për Spanjën qëndroi në kufinjtë e 7% për bonot 10-vjeçare ditën e premte, ndërsa kryeministri Mariano Rajoy bisedoi planet e buxhetit vjetor me kabinetin e tij, në të cilin përfshihen edhe disa shkurtime të paparashikuara më parë.
Qeveria spanjolle duhet të parashtrojë planin financiar dhe shkurtimet e parashikuara edhe për vitet 2013 e 2014, në Komisionin Europian, më vonë gjatë së premtes.
Një muaj më parë, Madridi informoi një paketë të re shkurtimesh, me vlerë prej 65 miliardë eurosh.
Korea e Veriut shtrin dorën për ndihmë
Kombet e Bashkuara thanë se Korea e Veriut ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ushqimore pas përmbytjeve shkatërruese të muajit të kaluar.
Vlerësimi është bërë nga zyrtarët e OKB-së në Phenian, pas vizitave në zonat e goditura të vendit, për të vlerësuar dëmin.
Media shtetërore e Koresë së Veriut tha se të paktën 119 njerëz humbën jetën dhe dhjetëra mijëra mbetën të pa strehë.
Dëmtimi i infrastrukturës dhe tokave bujqësore ka prekur tashmë tmerrësisht vendin duke bërë problem sigurimin e ushqimit.
Shkencëtarët e huaj: Liqeni i Prespës në rrezik, është çarë tabani
Një grup shkencëtarësh zviceranë dhe austriakë, gjatë një studimi që po bëjnë në liqenin e Prespës, kanë konstatuar se niveli i këtij liqeni ka rënë 10 m. Sipas shkencëtarëve të huaj, nga 54 m që ka qenë thellësia e liqenit, pas matjeve të bëra me mjete të sofistikuara dhe bashkëkohore, ka rezultuar se aktualisht thellësia e tij është 44 m.
Obama: Plani ekonomik i Romeny, pluhur zanash
Në këto ditë vere me temperatura të larta dhe fushata presidenciale duket se është bërë më e nxehtë. Presidenti amerikan Barak Obama kritikoi planin ekonomik të rivalit të tij republikan duke diskutuar për zgjidhje mekanike të cilat ai i krahasoi me pluhur zanash. Obama po fliste para një turmë të madhe gjatë një ndalesë të fushatës në shtetin e Floridës. Ai tha se plani i kandidatit republikan Mitt Romney- për taksat do të mundësojë vetëm shkurtimi i taksash për të pasurit duke thelluar më tej deficitin.
Tregjet financiare në SHBA dhe Evropë shënojnë rënie
Tregjet financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë kanë shënuar rënie, një ditë pasi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Dragi, deklaroi se BQE do të bëjë gjithçka të mundshme për të ndihmuar vendet e eurozonës që kanë probleme.
Sipas tij, kjo do të bëhet “brenda javëve të ardhshme”, por investitorët kishin shpresuar të dëgjonin detajet lidhur me këtë premtim dhe veprim të menjëhershëm.
Presidenti i BQE po ashtu tha se ndihma nga Banka Qendrore do të jepet vetëm nëse qeveritë përkushtohen për disa angazhime të caktuara.
SHBA, thatësira më e rëndë e shekullit
Zona e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e prekur nga thatësira u rrit në mënyrë drastike gjatë javës së fundit, treguan të dhënat zyrtare të publikuara ditën e enjte.
Më shumë se gjysma e shteteve kontinentale të SHBA-së janë tashmë duke vuajtur nga thatësira e pjesshme apo ekstreme, në bazë të Qendrës Kombëtare të Thatësirave, në Universitetin e Nebraskës.
“Duhet të kthehemi pas në dekadën e viteve 1930 për të gjetur një thatësirë po kaq të përhapur sa e tanishmja”, deklaroi metereologu Dave Hennen.
FAO: 3 milionë sirianë nevojë urgjente për ushqim
Tre milionë sirianë kanë nevojë urgjente për ushqim dhe ndihma për drithëra dhe blegtori, njoftoi sot Organizata e OKB-së për ushqimin dhe bujqësinë (FAO), që bazohet në një studim të realizuar nga OKB dhe regjimi sirian.
''Nga këta tre milionë persona, gjysma kanë nevojë për një ndihmë ushqimore të menjëhershme dhe urgjente gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, veçanërisht në zonat që janë bërë skenë e konflikteve dhe zhvendosjes së popullsisë'', sipas FAO-s.
BQE dekurajon investitorët, bursat në rënie
Tregjet europiane pësuan rënie pasi guvernatori i Bankës Qëndrore Europiane, Mario Draghi, deklaroi gjatë ditës se BQE do të gjejë mënyra për t’i ardhur në ndihmë vendeve në vështirësi financiare “brenda disa javësh”.
Analistët shpresonin se Draghi mund të shpallte një veprim konkret dhe të menjëhershëm për ndreqjen e situatës.
Njëkohësisht, kreu i BQE-së nuk dha garanci të plota për vendet në vështirësi, duke thënë se “ndihma e bankës nuk do të jetë pa kushte dhe se çdo vend që do të ketë nevojë për një dorë, duhet më parë të plotësojë disa kritere”.
