Arkiv-Lajme të përditësuara

Siri, regjimi masakër në Damask

Postuar në 02 Gusht, 2012 05:41

Trupat ushtarake në Siri kanë vrarë të paktën 70 persona në afërsi të Damaskut, shumica e të cilëve civilë të çarmatosur. 

Ata kanë humbur jetën pasi trupat qeveritare bombarduan dhe më pas bastisën lagjen Jdeidet Artouz, në jug-perëndim të kryeqytetit gjatë së mërkurës, kanë bërë të ditur aktivistët për të drejtat e njeriut. 

Sipas burimeve, trupat qeveritare janë paraqitur nëpër banesa duke kërkuar fillimisht dokumentat, por më pas kanë hapur zjarr duke masakruar popullsinë. 

Dita e parë e gushtit, 9600 shtetas kalojnë kufirin në Kapshticë dhe Kakavijë

Postuar në 02 Gusht, 2012 05:23

 

Muaji gusht është shoqëruar me rritjen e fluksit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Sipas të dhënave të policive kufitare në Kakavijë kanë hyrë 4442 shtetas, shqiptar dhe të huaj, ndërkohë që në pikën e Kapshticës kanë hyrë gjithsej 5212 persona. Automjetet që kanë hyrë në territorin shqiptar nga Kakavija kapin shifrën e 1117 mjete ndërsa në Kapshticë, 1876.

Vendimi, 307 mln lekë për pronarët e tokave të zonave informale

Postuar në 02 Gusht, 2012 05:21

307 milionë lekë ka vendosur qeveria për shpërblimin e pronarëve të prekur nga ndërtimet informale. Vendimi i miratuar në mbledhjen e një ditë më parë, bën fjalë për 34 mijë metra katrorë në Tiranë, Durrës, Dibër, Vlorë dhe Elbasan. Vlera e përgjithshme për shpërblimin do të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave. Do të jetë ZRPP ajo që do të merret me ndryshimet përkatëse në regjistrat e saj. Institucione të tjera zbatuese janë Ministria e Financave, Agjencia e Legalizimeve dhe ajo e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. 

 

Albanian Screen

Kaliforni, falimenton qyteti i tretë

Postuar në 02 Gusht, 2012 05:16

 

Qyteti i San Bernardinos në Kaliforni ka bërë kërkesë për ndihmë pas falimentimit për shkak të defiçitit buxhetor prej 46 milionë dollarësh dhe vazhdimit të hetimeve të vështira kriminale. 

Qyteti listoi asetet dhe borxhet e tij që shkojnë mbi 1 miliard dollarë, tregojnë dokumentat, duke u bërë qyteti i tretë i shtetit që falimenton brenda një muaji. 

Kryetari i bashkisë, Patrick Morris deklaroi se San Bernardino ka kërkuar që ndaj tij të shmangen aksionet ligjore nga ana e kreditorëve. 

Obama autorizon mbështetjen e CIA-s për rebelët sirianë

Postuar në 02 Gusht, 2012 05:13

Presidenti amerikan, Barak Obama, autorizoi mbështetjen e shërbimeve sekrete për rebelët sirianë, bën të ditur agjencia e lajmeve DPA.

Vendimi ishte nënshkruar gjatë muajve të kaluar dhe i lejon CIA-s dhe agjencitë e tjera t’u ofrojnë forcave opozitare mbështetje të fshehtë, raportoi të mërkurën mbrëma CNN, duke cituar zyrtarë anonim të Shteteve të Bashkuara. 

Natyra e ndihmës nuk specifikohej, por raporti citoi burimet diplomatike të kenë thënë se Shtetet e Bashkuara po e vinin në dispozicion inteligjencën e tyre për veprimet e trupave siriane. 

Presidencialet në SHBA, Obama në krye të sondazheve

Postuar në 01 Gusht, 2012 11:46

Presidenti amerikan, Barack Obama arriti të tejkalojë nivelin prej 50 për qind të votave në tre shtete kyçe për zgjedhjet amerikane të 6 nëntorit, Florida, Pensilvani, Ohio, sipas një sondazhi të Universitetit Quinnipiac/CBS News/New York, publikuar sot. 

Të paktën 100 ditë nga zgjedhjet presidenciale, Barack Obama ka marrë 51 për qind të votave në Florida, kundër 45 për qind për kundërshtarin e tij republikan, Mitt Romney, 53 për qind në Pensilavani kundër 42 për qind dhe 50 për qind në Ohaio kundër 44 për qind për Romneyn. 

Eurozonë, industria në “rënie të lirë”

Postuar në 01 Gusht, 2012 11:42

Sektori I prodhimit industrial në Eurozonë pësoi rënien më të madhe në tre vjet në korrik, në bazë të një studimi nga kompania e specializuar “Markit”. 

Indeksi për prodhimin ra në 44, nga 45,1 që ishte në muajin qershor. 50 është kufiri ndarës midis rritjes dhe kontraktimit, me çdo të dhënë më të ulët që flet për një rënie të qartë të sektorit.

Si rrjedhojë e problemeve ekonomike, shumë kompani janë përqendruar në politikat e kursimit, duke bërë që edhe më shumë vende pune të humben.

Paraplegjikët: Na diskriminojnë

Postuar në 01 Gusht, 2012 11:39

Prej 4 muajsh, të verbër e paraplegjikë nuk marrin kompensimin për energjinë elektrike dhe telefoninë celulare, ndonëse masa e përfitimit është përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. 

Marshim antiqeveritar në Shën Petësburg, ndalohen 10 persona

Postuar në 01 Gusht, 2012 04:31

Policia ruse ndaloi 10 protestues në një marshim antiqeveritar në Shën Petersburg, të cilët ishin ulur ne tokë, duke mbajtur postera kundër presidentit Putin. Marshimi në fjalë ishte organizuar nga lëvizja "Strategjia 31" e cila prej vitit 2009 mban protesta për të shënuar të drejtën e manifestimit paqësor të garantuar përmes nenit 31 të Kushtetutës. 

Grupe polake kundër koncertit të Madonna në Varshavë

Postuar në 01 Gusht, 2012 04:09

Grupët katolike dhe veterane në Poloni protestojnë kundër koncertit të Madonës pasi përkon me përvjetorin e Kryengritjes së Varshavës. Ata i kërkojnë biletashitësit të bojkotojnë koncertin e sotëm, i cili vjen 68 vjet pas nisjes së revoltës në qytet kudër pushtimit nazist. Organizatorët e koncertit kanë rënë dakord që të tregojnë një klip të vogël për ngjarjet e 1944. Çdo vit, polakët përkujtojnë 200 mijë viktimat e kryengritjes.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara