Arkiv-Lajme të përditësuara
Ndryshimet kushtetuese, konstitucionalistët kundër: Të mos përsëriten gabimet e 2008
E ndërsa politika ka filluar me propozime konkrete diskutimet për heqjen e imuniteteve, disa prej konstitucionalistëve më të njohur në vend, janë kundër ndryshimeve të shpejta. Duke folur në forumin civil të drejtuar nga ish-presidenti Alfred Moisiu, Luan Omari, tha se po përsëritet historia e turpshme e vitit 2008 , ku faji është edhe i opozitës për ndryshimet Kushteutese të atëhershme. Sipas tij duhet kujdes i madh në ndryshimin e Kushtetutës, pasi është një proces që prek edhe ndryshime të tjera.
Spanja, eurozona miraton ndihmën
Ministrat e Financave të eurozonës kanë aprovuar marrëveshjen për t’i dhënë një ndihmë prej 100 miliardë eurosh Spanjës, në mënyrë që të rimëkëmbë institucionet bankare.
Por masa e saktë e huase do të jepet vetëm në shtator, kur qeveria spanjolle të marrë rezultatin e auditimit të bankave të saj.
Investitorët vazhdojnë të jenë të shqetësuar për gjendjen financiare të Spanjës, duke e rritur koston e huave. Të dhënat e reja tregojnë se bankat kanë 155 miliardë euro hua, të cilat mund të mos shlyhen.
Spanjë, plumba gome ndaj protestuesve
Policia spanjolle ka qëlluar plumba gome për të shpërndarë manifestuesit në Madrid, në ditën e një proteste mbarëkombëtare kundër shkurtimit të shpenzimeve.
Protestuesit u vendosën zjarrin kazanëve të mbeturinave teksa u afrohej policia në qendër të qytetit, pranë ndërtesës së Parlamentit. Shtatë persona u arrestuan dhe gjashtë të tjerë u plagosën, njoftuan autoritetet lokale.
Zjarre në Europë, qindra të evakuar në Portugali e Greqi
Banorët që jetonin pranë kryeqytetit të ishullit portugez të Madeiras u detyruan të linin shtëpitë e tyre, teksa zjarret vazhdonin të kërcënonin hektarë të tërë me pyje. Një zjarr në rrethinat e Funchal thuhet se ka shkatërruar 2 shtëpi e ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në të paktën 25 të tjera.
Microsoft regjistron humbjen e parë
Gjigandi Microsoft ka regjistruar humbjen e parë në historinë e tij për shkak të zhvlerësimeve në divizionin e shërbimeve online.
Humbja erdhi pas zhvlerësimit të vlerës prej 6.2 miliardë dollarësh, që dështoi në sjelljen e përfitimeve të pritura nga Microsoft.
Ky veprim ka çuar në një humbje prej 492 milionë dollarë në tre muajt deri në fund të qershorit, krahasuar me një përfitim prej 5.9 miliardë të regjistruar vitin e kaluar.
Britani, grevë në vigjiljen e Londër 2012
Mijëra punonjës të stafit kufitar në Britani do të zhvillojnë grevë një ditë para fillimit të Lojrave Olimpike 2012.
Anëtarët e Unionit të Shërbimeve Publike dhe Komerciale (PCS) do të jenë në grevë për 24 orë të enjten e ardhshme, kur mijëra vizitorë pritet të mbërrijnë në Britaninë e Madhe.
Sekretarja e Brendshme, Theresa May tha se veprimi ishte i turpshëm, pasi kërcënon njerëzit që do të udhëtojnë për në Londër për Lojrat.
Ministri i Emigracionit, Damian Green tha se planet e emergjencës janë gati.
Kriza ekonomike, grekët ndër kombet më pesimiste
Shumë grekë, veçanërisht mjekë dhe specialistë në teknologjinë e informacionit po largohen nga Greqia drejt Gjermanisë për të punuar.
Vendi merr më shumë emigrantë grekë sot është Gjermania, sepse ka një diferencë të madhe të pagave dhe shumë papunësi në Greqi.
Sipas të dhënave në vitin 2010 u larguan në Gjermani 5 000 persona, në vitin 2011 u larguan 9 000 persona dhe në gjysmën e parë të vitit 2012, 15 000 persona. Aktualisht janë 6 000 mjekë grekë që punojnë në Gjermani.
Mjekët duhanpirës, ISHP: Mbi 60 përqind e të rinjve pijnë cigare
Në një kohë, që ata duhet të jenë promotorët e shëndetit të popullatës ata janë ndër duhanpirësit më të mëdhenj. E këtu e kemi fjalën për studentët e vitit të tretë të mjekësisë, stomatologjisë, faramacisë, të cilit sipas një studimi të fundit rezultojnë se më shumë se gjysma e djemve janë konsumatorë të duhanit dhe rreth 23 përqind e vajzave.
Greqi, liderët e partive të koalicionit: S'ka masa shtesë për 2012
Kryeministri Antonis Samaras dhe liderët e partive politike që mbështesin qeverinë kanë rënë dakort se nuk duhet të ketë masa të reja në vitin 2012, dhe as shkurtime horizontale në rrogat dhe pensionet, por se duhet të vazhdojnë privatizimet dhe të hartohet një program i ri afatmesëm, në mënyrë që qeveria të paraqesë tek partnerët evropianë, kërkesën për zgjatjen e rregullimit fiskal.
Zëdhënësi i qeverisë vuri në dukje se qeveria kujdeset që të fillojë rritja, forcimi i punësimit dhe kohezionit social, por edhe të fuqizohet pozita e vendit.
Protestat antikrizë në Spanjë, 80 qytete në demostratë
E gjithë Spanja sot përfshihet nga protestat masive anti krizë, të cilat kanë lindur si reagim ndaj masave shtrënguese të qeverise Rahoy. Demostratat zhvillohen në 80 qytete duke bërë që të shtohen forcat e sigurisë përreth ndërtesave qeveritare.
Spanja është duke kaluar në një recesion të dytë me papunësinë që kalon shifrën 24 përqind. Kritikët shprehen se masat e reja qeveritare vetëm sa do ta thellojnë krizën ekonomike për njerëzit e thjeshtë.
Ballkanweb.com
