Arkiv-Lajme të përditësuara
Vlorë, bregdeti pa shërbim shëndetësor
Ilias,Vuno, Palas si dhe e gjithë zona e bregut të detit nuk kanë qendra shëndetësore. Një qendër shëndetësore ekziston në fshatin Dhërmi e cila duhet të mbulojë me shërbim mjeksor të gjithë vijën bregdetare, por që në dispozicion të saj është vetëm një mjek i përgjithshëm.
Elbasan, djegia e mbeturinave rrezikon fshatin
Një zjarr me përmasa të mëdha, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës në fushën e grumbullimit të plehrave të komunës së Bradasheshit në Elbasan, duke shkaktuar probleme në fshtain Katund i Ri, i cili ndodhet shumë pranë saj.
Parashikime të zymta të FMN-së për ekonominë greke
“Rimëkëmbja ekonomike globale është ende në rrezik dhe vendet e Eurozonës mbeten në një situatë të pasigurt”.
Ka qenë ky rezultati i raportit më të fundit të FMN, sipas të cilit, një përgjigje e vonuar ose e pamjaftueshme e liderëve europianë ndaj krizës, do të vononte edhe më tej rigjallërimin ekonomik.
Tepër të zymta janë parashikimet e FMN-së për Greqinë veçanërisht në lidhje me borxhin.
1. Deficiti për vitin 2012 parashikohet në masën 7% dhe për vitin 2013 në masën 2,7%
Serbia nuk do të ketë më “ministri” për Kosovën
Deri në fund të kësaj jave, Serbia do të vendos nëse do të ketë “ministri” apo “zyrë” për Kosovën në kuadër të qeverisë së re, ndërsa në kuadër të çdo resori do të ekzistoj sektori për problemet e Kosovës.
“Kjo do të thotë se pas zyrës, për udhëheqjen e së cilës kandidat është kryetari i komunës paralele serbe të Mitrovicës, Krstimir Pantic, do të ekzistojnë edhe ekipet e njerëzve në kuadër të ministrive të cilat do të merren me arsimin , financat, jurisprudencën në Kosovë...”.
Banka më e madhe evropiane në skandal
Një hetim i Senatit amerikan ka zbuluar se si kontrollet e dobëta në bankën më të madhe të Evropës e kanë bërë atë të cënueshme për pastrimin e parave nga e gjithë bota.
Raporti për HSBC, i publikuar në prag të një debati në Senat ditën e martë, thotë se shuma të mëdha parash të grumbulluara nga trafiku meksikan i drogës kanë kaluar përmes kësaj banke.
Gjithashtu, fonde të dyshimta nga Siria, Ishujt Kajman, Irani dhe Arabia Saudite kanë kaluar përmes bankës britanike, e cila nga ana e saj pret sqarime për këto që thuhet.
Muzika në krizë, nuk ka krijimtari simfonike e opera
Muzika e mirëfilltë shqiptare është në krizë prej shumë kohësh. Mes furtunës që kanë shkaktuar muzika dhe këngët komerciale, krijimtaria muzikore për orkestër, ajo simfonike, balete, apo opera, pothuaj nuk ekziston. Sipas dirigjentit të njohur Bujar Llapaj sot muzikantët nuk kanë arsye të krijojnë.
Korçë, mungon uji prej vitesh në Vloçisht
200 familje ne fshatin Vlocisht përballen me mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa sipas tyre problemi vjen si pasojë e vjedhjeve që kryhen në rrjet.
Ata i jane drejtuar sheshit para prefektures ku kane protestuar duke kerkuar nje zgjidhje te problemit te tyre i cili zgjat prej vitesh. Edhe pse nuk kane uje banoret pohojne se paguajne rregullisht faturat, ndersa depoja e ujit te ketij fshati eshte ne nje gjendje te mjerueshme pasi eshte lene e hapur dhe pa kontroll.
Kursimet, protestat bllokojnë qendrën e Madridit
Në Spanjë vazhdojnë demonstratat spontane kundër masave të kursimit. Një protestë e paautorizuar ka bllokuar qendrën e Madridit për të tretën ditë radhazi. Disa mijëra nëpunës civilë të të gjithë sektorëve, duke përfshirë dhe policë e zjarrfikës, vërshuan në rrugët e kryeqytetit. Demonstruesit ishin të vendosur të kalonin natën jashtë Parlamentit, ku të mërkurën qeveria njoftoi se planin e ashpër të kursimeve me vlerë 65 miliardë euro.
Ndotje alarmante, DSHP: Mos shkoni në Vlorë për plazh
Pushuesit në plazhet e Vlorës kërcënohen nga stafilokoku , esherika koli si dhe ndotja bakteriale që vjen nga ujrat e zeza. Drejtoria e Shëndetit Publik në Vlorë ngre shqetësimin për nivelin e ndotjes së së ujit të detit si edhe për mungesën e bashkëpunimit me pushtetin lokal. Zona e shkollës së Marinës është e këshillueshme të mos frekuentohet për shkak të numrit të madh të kanaleve që derdhen në det dhe të kihet kujdes me moshat pediatrike.
Berluskoni: Gjermani më evropiane, jo një Evropë më gjermane
Në një intervistë për gazetën gjermane "Bild", ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni thotë Evropa ka nevojë për një Gjermani më evropiane dhe jo për një Evropë më gjermane, shkruan sot gazeta italiane ''Corriere della sera".
Berluskoni thotë edhe se do të rikthehet te partia ''Forza Italia'' duke u larguar kështu nga partia ''Populli i lirisë'' (PDL).
Në këtë intervistë, Berluskoni thekson se nuk ka qenë i tronditur nga humbja e pushtetit.