Arkiv-Lajme të përditësuara

Zbulohet në Bërzhitë arsenali me predha nga Lufta e Dytë Botërore

Postuar në 09 Korrik, 2012 01:17

Ndërtimi i rrugës Tiranë - Elbasan ka nxjerrë në dritë një numër të madh predhash, të cilat dyshohet që janë aty që nga Lufta e Dytë Botërore. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se këto predha janë gjetur nga punëtorët e firmës, gjatë gërmimeve që ata po kryenin për ndërtimin e rrugës që lidh Tiranën me Elbasanin. Predhat janë gjetur në afërsi të fshatit Bërzhitë dhe në bazë të të dhënave paraprake ato mendohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore, por do të jenë ekspertët xhenier ata që do të përcaktojnë me saktësi vjetërsinë e tyre.

Koleksionet e pavarësisë, ekspozitë për 100-vjetorin në Korçë

Postuar në 08 Korrik, 2012 06:36

Rrugëtimi i shtetit shqiptar nga shpallja e pavarësisë e deri në ditët e sotme është sjellë nëpërmjet një ekspozite nga shoqata e  koleksionistëve shqiptarë në Korçë, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. Shtatë koleksionistë janë bashkuar nën idenë e përbashkët duke sjellë për artdashësit nëpërmjet pullave, kartolinave, librave dhe sendeve të tjera dëshmi të pavarësisë së vendit. Këndi më i veçantë që ka shfaqur interes tek artdashësit ka qënë ai i pullave të periudhës 1944 të prodhuara nga SHBA, ku flamuri Shqiptar paraqitej me formën e yllit.

Në fushën e plehrave në Korçë, si mbijetojnë qindra familje

Postuar në 08 Korrik, 2012 06:34

 Janë me qindra familjet e varfra në Korçë që ushqehen duke mbledhur materiale të riciklueshme. Pavarësisht rrezikshmërisë që paraqet për shëndetin kjo punë, që nga fëmijët e deri te gjyshërit e tyre, gërmojnë në malet e plehrave për të gjetur kanaçe apo shishe plastike. Kjo është mënyra e vetme për jetesën e tyre edhe pse e dinë rrezikshmërinë. Ata thonë se shumë prej atyre që kanë punuar së bashku kanë vdekur në moshë të re. 

Numër rekord udhëtarësh në kufirin Kosovë-Shqipëri

Postuar në 08 Korrik, 2012 06:32

 Të paktën 18 mijë persona kanë hyrë në 24 orët e fundit nga Kosova në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinit në verilindje të vendit, një shifër kjo rekord që prej nisjes së sezonit veror. Pavarësisht fluksi të madh, deri tani në doganën e Morinit nuk janë vërejtur radhë të gjata, kjo edhe për faktin se numri i sporteleve për kontrollin e dokumentacionit ka arritur në 8. 

Greqi, 50 vetëvrasje dhe 350 tentativa vetëm në qershor

Postuar në 08 Korrik, 2012 03:59

Një studim tregon se gjatë muajit qershor janë regjistruar 350 për përpjekje vetëvrasëse vetëm në rajonin e Atikës, nga të cilat 50 rezultuan në vdekje, ndërkohë që në ditët e para të korrikut janë regjistruar 6 raste tentativash nga të cilat 5 kanë rezultuar me dhënien fund të jetës. 

ELSTAT publikoi statistika zyrtare mbi vetëvrasjet dhe shkaqet e vdekjeve që kanë ndodhur në Greqi. 

Sipas ELSTAT, në vitin 2010 "vetëvrasjet dhe vetëplagosjet" arritën në 377 (336 meshkuj dhe 41 femra). 

Meksikë, protestë masive ndaj fitores së Nietos

Postuar në 08 Korrik, 2012 03:54

Mijëra persona në Mexico City kanë dalë në një demonstratë kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të cilat u fituan nga Enrique Pena Nieto. 

Demonstruesit mendojnë se rezultati i votimit nuk është i drejtë dhe akuzojnë partinë e Nietos, PRI-në, për blerje të votave. Shumë prej personave të pranishëm në marshimin e madh mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Jo më mashtrime!”

Andres Manuel Lopez Obrador, i dyti në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, ka bërë të ditur se do të ndërmarrë hapa ligjorë për kundërshtimin e procesit të votimit.

Beteja me recesionin, Samaras: Do të rishikojmë politikat

Postuar në 07 Korrik, 2012 15:22

Greqia nuk do të kërkojë ndryshimin e objektivave të përgjithshëm të përfshirë në planin e kreditimit, por shpreson që të rishikojë politikat që pengojnë në arritjen e këtyre qëllimeve. Kështu ka deklaruar kryeministri i ri i Greqisë, Antonis Samaras, ndërsa shpaloste prioritetet e qeverisjes së tij. Si kundër dhe pritej, Samaras premtoi një kthesë të rëndësishme në ekonominë e vendit, përshpejtim të privatizimeve dhe hapa të përshpejtuar për reformat që do të rikthenin investitorët në Greqi.

Punonjëset e seksit në protestë: Mos penalizoni klientët

Postuar në 07 Korrik, 2012 15:14

Përpjekjet për të kriminalizuar të paguarit për seks në Francë, kanë nxjerrë sot në protestë dhjetëra punonjës të seksit. Me banderola dhe megafon, protestuesit u mblodhën në distriktin e njohur me drita të kuqe të Parisit, ku qëndron edhe i famshmi “Moulin Rouge”. 

Presidencialet në SHBA, Romney kritika Obamës për punësimin

Postuar në 07 Korrik, 2012 03:18

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney u përpoq ta përqëndrojë fushatën në të dhënat e dobëta të punësimit për të denoncuar politikat ekonomike të presidentit Barak Obama. Romney kërkon të largojë fokusin nga debati për kujdesin shëndetësor, në të cilin ai nuk ka mundur të fitojë pikë gjatë javëve të fundit. 

Fshati me ujë në shtëpi pas një shekulli

Postuar në 07 Korrik, 2012 03:16

Ka ardhur epoka e re edhe në fshatin Batërr të komunës Komsi në rrethin e  Matit. Pas gati 100 vjetësh ka më në fund ujë të rrjedhshëm në çezmat e 650 shtëpive e këtij fshati. Furnizimi me ujë të pijshëm për 3000 mijë banorët e fshatit Batërr u mundësua falë një investimi prej 850 mijë eurosh.  Në përurimin e ujësjellësit që furnizon me ujë edhe edhe tre fshatra të tjerë të komës Komsi, përkatësisht Batërr e Madhe, Batërr e Vogël dhe Mishtër si dhe një pjesë të komunës Gurrë, mori pjesë edhe deputeti I qarkut Dibër, Bedri Hoxha. 

 

Albanian Screen 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara