Arkiv-Lajme të përditësuara
Ukrainë, përleshje për statusin e gjuhës ruse
Policia në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev, qëlloi me gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë prej mijëra protestuesish, të irrituar nga një ligj i ri, që përforcon statusin e gjuhës ruse në vend.
Përplasjet ndodhën jashtë ndërtesës në të cilën presidenti Viktor Yanukovych pritej të mbante një fjalim.
Projektligji, i hartuar nga vetë partia e presidentit autoritar, u miratua të martën në parlament pa asnjë debat në lidhje me nenet e tij të shumta.
Cameron: Do mbyllim kufirin për grekët, nëse Greqia del nga euro
Mundësia e daljes së Greqisë nga euro dhe pasojat që rrjedhin prej saj, vazhdojnë të merren parasysh.
Qeveria britanike është duke u përgatitur jo vetëm për mundësinë e një falimentimi të Greqisë dhe daljen e saj nga euro, por edhe për skenarin ekstrem të emigracionit masiv nga grekët, në përpjekje për të siguruar punë dhe perspektivë.
Kryeministri britanik, David Cameron tha në Komisionin Parlamentar të përbashkët, se është gati të mbyllë kufijtë e Britanisë së Madhe për emigrantët grekë, në rastin e daljes së Greqisë nga eurozona.
“Siria, arkipelagu i torturës”
Organizata për të drejtat e njeriut, "Human Righst Watch" e cilëson Sirinë si "arkipelagun e torturës" duke akuzuar regjimin për krime kundër njerëzimit.
Janë të pakten 27 qendra ku mbahen te burgosur mijëra persona, që torturohen me acid, gozhdë, ndaj te cileve kryehen abuzime seksuale.
Taksa ndaj çimentos, 100 transportues protestë në Vermicë
Më shumë se 100 automjete të tonazhit të rëndë, që transportojnë çimento nga Shqipëria në Kosovë, kanë ndalur në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Vërmicës. Shkak është bërë lënia në fuqi e vendimit të ministrisë së Tregëtisë së Kosovës për taksimin në masën 35 % për importimin e çimentos. Biznesmenët kanë kërkuar përmes kësaj proteste që të hiqet apo pezullohet kjo taksë dhe të lejohet qarkullimi i lirë i mallrave mes Shqipërisë e Kosovës.
Francë, policia bastis shtëpinë e Sarkozy
Policia franceze bastisi zyrën dhe shtëpinë e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy në kërkim të provave për akuzën e mashtrimit financiar të ngritur kundër Sarkozy edhe më parë.
Kontrolleve iu është nënshtruar edhe një studio ligjore në të cilën Sarkozy zotëron aksione, ndërkohë që vetë ish-cifti presidencial ndodhet me pushime në Kanada.
Kim Jong Un lejon picat dhe celularët në Korenë e Veriut
Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un po bën një hap përpara në përpjekje të përmirësuar imazhin e tij duke zbutur disa ligje.
Mësohet se kanë nisur të lejohen gjithmonë e më shumë celularët, ndërkohë që femrat kanë nisur të mbajnë treçerekëshe dhe këpucë me taka të larta. Madje dritwn jeshile e marrin dhe disa ushqime të ndaluara më parë si pica, patatet e skuqura dhe hamburgerët. Megjithëse këto produkte do jenë në treg, nuk dihet ende sa është përqindja e atyre që mund të përballojnë blerjen e tyre.
Vasil Bollano: Censusi i dështuar, minoritarët do i numërojmë vetë
Organizata e minoritetit etnik grek “OMONIA” i është kthyer premtimit dhe nismës për të bërë vetë rregjistrimin e popullsisë minoritare greke, që jeton në Shqipëri, proces që siç u bë dje e ditur do të fillojë në datën 24 korrik.
Greqia, tender 45 mijë euro për minoritetin në Shqipëri
Edhe pse e mbërthyer nga kriza e rëndë ekonomike, Greqia sërish nuk lë pas dore minoritetin grek në Shqipëri, teksa vetëm pak ditë më parë ka publikuar njoftimin për hapjen e një tenderi me vlerë 45 mijë euro, i cili ka në qendër të tij mbledhjen e të gjitha të dhënave historike, kulturore e gjeografike të minoritetit etnik grek në Shqipëri në një regjistër elektronik.
Meksikë, nuk pranohet rezultati i zgjedhjeve
Andres Manuel Lopez Obrador, kandidati që doli i dyti në zgjedhjet presidenciale në Meksikë, refuzon të njohë humbjen duke thënë se kundërshtari i tij ka thyer rregullat.
Kur shumica e votave janë numëruar, Obrador është 6 pikë përqindje pas atij që pritet të zgjidhet president, Enrique Pena Nieto, i cili ka falenderuar ata që e kanë votuar për shansin tjetër që i kanë dhënë duke premtuar që nuk do të ketë më kthim në të shkuarën.
Pas numërimit të 96% të votave, Pena Nieto ka siguruar 38.05% të votave, ndërsa Lopez Obrador 31.7%.
Konflikti në Siri, më tepër se 16.500 të vdekur
anë më tepër se 16.500 personat e vdekur për shkak të dhunës në Siri që nga fillimi i revoltave kundër regjimit të Bashar Al Assad, në mars të vitit 2011.
Një llogari të tillë e ka bërë publike Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britaninë e Madhe.
Ndër ta të paktën 11.486 janë civilë, 4.151 qeveritarë dhe 870 dezertorë janë vrarë, sipas organizatës jo qeveritare, që merr të dhënat nga një rrjet i gjerë informatorësh në vend.
