Arkiv-Lajme të përditësuara
Europa mes dy zgjidhjeve
Bashkë por të ndarë. Në dy anët e boshtit europian qendrojnë Franca dhe Gjermania, me ide të kundërta për zgjidhjen e krizës së borxhit në Europë.
"E kam thene dhe me pare, na duhet më shumë Europë, kemi nevoje për nje Europë që funksionon. Tregjet e presin kete. na duhet nje europe, anetaret e se ciles ndihmojne njeri tjetrin", tha më herët kancelarja gjermane Angela Merkel .
Në fundjavë, i nxehtë afrikan
Ditët e fundit të qershorit do të jenë të nxehta pasi në mbarë vendin do të regjistrohen temperatura të larta mbi 38 gradë celsius.
Meteorologët e Shërbimit Ushtarak parashikojnë që në fundjavë, duke nisur nga dita e premte, në territorin shqiptar do të rikthehen masat ajrore të nxehta afrikane të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura gradualisht ne rritje.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, edhe java e pare e muajit korrik nuk parshikohet te kete ndryshime te ndjeshme.
Itali, parlamenti kalon reformën mbi punësimin
Parlamenti italian ka miratuar reformën mbi punësimin i cili do të lehtësojë ligjet e ashpra në këtë sektor. Vendimi përmirëson pozitën e kryeministrit italian, Mario Monti i cili i është drejtuar Brukselit, ku do të marrë pjesë në samitin dyditor.
Fullani: Rritja ekonomike e ngadaltë
Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit pasi sipas saj kushtet monetare janë të përshtatshme për të përmbushur objektivin e inflacionit në periudhën e ardhshme.
"Të dhënat mbi ecurinë e ekonomisë në 5 muajt e parë të vitit flasin për një zgjerim të ngadaltë të ekonomisë. Ecuri të dobët ka patur në sektorin prodhues, në tre mujorin e parë, ndërkohë sektori i shërbimeve paraqitet më i përmirësuar kundrejt tre mujorit të parë të vitit të kaluar",- tha Fullani.
Rikthehen protestat tek Unaza e Re, përplasje mes policisë e banorëve
Mosrespektimi i kontratës për banesat e prishura ka nxitur sërish protestat e banorëve në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.
Mëngjesin e sotëm banorët kanë tentuar të bllokojnë punimet, në pallatin që po ndërtohet në truallin ku kanë pasur shtëpitë, pasi pretendojnë se pronari nuk ka respektuar kontratën e firmosur paraprakisht me ta.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se një 30-vjeçar është lidhur me zinxhirë poshtë një kamioni, për të bllokuar punimet në pallat.
Borxhi, Spanja nuk përballon dot interesat
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, u shpreh se vendi i tij nuk mund të përballojë të paguajë interesa më të larta se aktualet për huatë që ka nevojë.
Bonot 10-vjeçare të thesarit të shtetit spanjoll u shitën gjatë javës me interes prej 6,8%, shumë pranë kufirit të 7%, mbi të cilin interesi konsiderohet spekulativ dhe vështirësisht i përballueshëm.
Deklarata e kryeministrit Rajoy erdhi përpara samitit të Bashkimit Europian, që do të zhvillohet më pas gjatë javës.
Diplomacia e Shkupit, notë proteste ambasadores greke
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë i ka dorëzuar notë proteste ambasadores greke në Shkup, Aleksandra Papadopolu. Nota e protestës iu dorëzua lidhur me rastin e vendosjes së kodit FYROM në targat e makinave të Maqedonisë që mbajnë kodin MK.
MPJ ka kërkuar menjëherë që autoritetet greke të ndërprerjen këtë praktikë jo legjitime. Sipas kësaj ministrie, targat e reja janë në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare, dhe se Greqia nuk vepron në përputhje me Marrëveshjen e Përkohshme.
SHBA, falimenton qyteti me 300 mijë banorë
Qyteti kalifornian i Stoktonit pritet të shndërrohet në qytetin më të madh amerikan në histori që do të shpallë falimentimin në orët e ardhshme.
Kryebashkiakia Ann Johnston deklaroi përpara këshillit bashkiak se nuk mund të bëhet më asgjë për të shpëtuar financat e qytetit dhe se ajo ka marrë “vendimin më të vështirë dhe zemërthyes” të jetës së saj.
Si rrjedhojë, shpallja e falimentimit në bazë të ligjit amerikan eshte bere e pashmangshme.
Paraplegjikët në protestë
Kur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pritej të merrej vendimi për masen e kompensimit të energjisë elektrike dhe telefonisë për personat me aftësi te kufizuara,të verbër e paraplegjikë kanë protestuar para Kryemistrise duke i kerkuar qeverise te mos tallej me ta pasi kishin mesuar reduktimin e kompensimit.
Përdorimi i drogës, OKB: 200 mijë viktima çdo vit
200 mijë viktima në vit. Është ky bilanci i viktimave që shkakton përdorimi i lëndëve narkotike. Në raportin e ri të Kombeve të Bashkuara thuhet se 27 milionë njerëz në mbarë botën janë përdorues problematikë të drogave. Sipas raportit, kanabisi mbetet droga më e përdorur nga 224 milionë shfrytëzues në mbarë botën. Afro 230 milionë njerëz, apo 5 për qind e popullsisë, kanë përdodur lëndë narkotike të paktën një herë në vitin 2010. Si edhe vitet e shkuara, Afganistani mbetet prodhuesi më i madh i drogës në botë.
Albanian Screen
