Arkiv-Lajme të përditësuara
Raporti i KE: Papunësia, strehimi, emigrimi, plagët e reja të Greqisë
Në raportin për situatën sociale në vendet e BE, Komisioni Evropian vëren se papunësia, strehimi dhe emigrimi në Greqi, shënojnë shifra shumë shqetësuese.
Sipas raportit të KE, në tremujorin e parë të 2012-s, vendet e punës në Greqi u reduktuan rreth 400 000, dmth rreth 8,7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2011. Komisioni nënvizon se situata do të përkeqësohet në 6 mujorin e dytë të 2012-s.
Neonazistët ofrojnë ndihmë vetëm për të varfërit me gjak grek
Ushqim falas për grekët në nevojë ofron partia "Agimi i Artë", duke krijuar një treg të vogël me këtë qëllim.
"Kemi ngritur një treg, ku ofrohen paketa të lira me ushqime për të varfërit, për aq kohë sa gjaku i tyre është grek", thotë anëtari i "Agimit të Artë" Ilia Panajotaros.
Eurozonë, papunësia nivel rekord
Papunësia në Eurozonë u rrit në nivelin 11,1% në muajin maj, ndërsa rënia në sektorin e prodhimit vazhdoi, treguan statistikat zyrtare të publikuara ditën e hënë.
Një total prej 17,56 milionë personash janë të papunë dhe ky është rezultati më i keq që prej fillimit të matjes së papunësisë, në vitin 1995.
Ndërkohë, indeksi i “Markit” për industrinë e prodhimit ishte prej 45,1 në qershor. Një indeks prej 50 tregon një gjendje stabël ndërsa çdo shifër më e ulët shpreh kontraktim.
Sulmet neonaziste, dorëhiqet “kryespiuni” gjerman
Kreu i shërbimeve sekrete gjermane, Heinz Fromm i akuzuar gjatë hetimeve për krime raciste neonaziste, dha dorëheqjen sot, bëri të ditur Ministria e Brendshme gjermane.
Një grup prej tre ekstremistësh, dy burra, të cilët kanë vdekur dhe një grua aktualisht në paraburgim, u pagëzua me emrin "Fshehtësia Nacionalsocialiste" (NSU) dhe dyshohet për vrasjen e nëntë shtetasve të huaj, përfshirë tetë turq, gjatë periudhës 2000-2006, si dhe një polic në vitin 2007.
Bulqizë, humbet jetën në galeri një tjetër minator
Një 53-vjeçar me profesion minator humbi jetën sot në një galeri në minierat e kromit në Bulqizë. Dilaver Koçi po punonte për hapjen e një galerie rreth 1 mijë metra nën tokë.
Masivi i mineralit te kromit eshte shembur duke e zene nen vete. Galeria ku punonte minatori eshte ne shfrytezim nga nje kompani private. Policia ne vendin e ngjarjes eshte duke hetuar per respektimin e rregullave te sigurimit teknik. Ne pergjithesi aksidentet me pasoja te medha, vdekje dhe plagosje te renda kane ndodhur per shkak te mosrespektimit te ketyre rregullave.
Siri, zgjidhje pa Assad-in
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe Francës sqarojnë se dekarata e OKB-së në përfundim të takimit të Gjenevës mbi përshkallëzimin e konfliktit në Siri, nënkupton përjashtimin e presidentit Bashar al Assad nga perpjekjet e një tranzicioni të paqtë politik.
Meksikë, Pena Nieto fiton zgjedhjet presidenciale
“Dokufest” nis edicionin e 11-të nga Tirana
Festivali Ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe filmit të shkurtër, “DokuFest” prezantoi në Tiranë, programin e edicionit të 11-të të festivalit që do të zhvillohet në datat 7-15 korrik në Prizren.
Raporti i USAID: Partitë politike presion shoqërisë civile
Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, në raportin e saj për qendrueshmërinë e shoqërive civile në Shqipëri thekson se ka patur raste kur partitë kanë bërë presion ndaj shoqërisë civile ndërsa ka kërkuar forcimin e legjislacionit që të parandalohen presione të tilla.
Më tej në raportin e tij, USAID ka theksuar se zëri i shoqërisë civile nuk është dëgjuar, vetëm në rastet kur kanë ndërhyrë ndërkombëtarët.
Në raportin e e saj, theksohet se shoqëria civile është e angazhuar për çështjet shqetësuese për publikun pavarësisht mjedisit politik konfliktual.
Skandali, UEFA manipulon imazhet televizive
Ishin lot emocionesh dhe jo dhimbjeje, por që u përdorën për një mashtrim të vogël mediatik. Tifozja gjermane, të cilën e gjithë bota e pa duke qarë pas golit të Mario Balotelit në ndeshjen Itali-Gjermani të ejten e kaluar, ka rrëfyer të vërtetën për një të përditshme të Mynihut.
