Arkiv-Lajme të përditësuara

Shtetet e Bashkuara të Europës?

Postuar në 23 Qershor, 2012 10:41

Është thirrje që përsëritet, ajo e kancelares gjermane Angela Merkel, për "më shumë Europë". E tha sërish pas takimit të të katërve në Romë, të Italisë; 

"Leksioni i kësaj krize është më shumë Europë, jo me pak Europë, tha ajo. Por a mos Berlini po i lëshon pushtet Brukselit. Konceptimi i Europës së ardhshme vjen nga Ministri i Jashtem gjerman, Guido Vestervele. Ai foli per "Grupin e së Ardhmes" dhe paraqiti këto propozime;

Propozimi i Gjermanisë

Nuk ka plazhe publike. Privatët pushtojnë rërën e Durrësit

Postuar në 23 Qershor, 2012 06:35

 

Ne nje shtrirje prej 3 kilometrash nga Ura e Dajlanit deri ne afersi te vilave qeveritare ne Plepa, plazhi i Durresit ka vetem kater hapesira per plazhe publike. Bashkia e ka argumentuar kete vendim me faktin se Ndermarrja Komunale e Plazhit e ka te pamundur qe te menaxhoje siperfaqe me te medha, pasi kerkohen fonde shtese. Megjithate,vendet e plazheve publike qe kane qene vitet e kaluara, sot nuk ekzistojne me pasi jane zene nga plazhet private. Por akoma më shqetësuese është shtrirja e ndërtimeve deri në breg të detit. 

Forcohet leku. Vazhdon ecuria negative e euros

Postuar në 23 Qershor, 2012 06:33

Monedha shqiptare, leku, ka forcuar pozitat e saj në tregun e këmbimit valutor. Leku shënoi rivlerësim gjatë kësaj jave në raport me valutat e huaja, euron dhe dollarin. Një euro ka zbritur në kuotën e 137.9 lekëve ndaj 138.4 lekë që shënonte disa javë më parë, duke konfirmuar një kërkesë me të ulët në treg për monedhën evropiane. Euro ka patur ecuri negative edhe në tregjet ndërkombëtare për shkak të krizës në eurozonë.

Në Zvicër mbi 160 mijë kosovarë ende me pasaporta serbe

Postuar në 23 Qershor, 2012 06:25

Sipas një raportimi të portalit Telegrafi, gati pesë vjet pas pavarësisë së Kosovës, në Zvicër jetojnë mbi 160 mijë shtetas të Kosovës, të cilët ende kanë pasaportën e Serbisë. 

“Sikur t’i kishin sot pasaportat e Republikës së Kosovës pas katër vjetësh pavarësie, sigurisht Berna zyrtare kosovarët do t’i radhiste në rangun e parë të emigrantëve dhe jo të tretin, pas portugezëve dhe gjermanëve”, ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”, Lisa Blaser, zyrtare nga Departamenti Federal për Migracion. 

Rritet tensioni mes Ankarasë dhe Damaskut

Postuar në 23 Qershor, 2012 06:20

Tensionet mes Ankarasë dhe Damaskut duket se po arrijnë kulmin. Presidenti turk Abdullah Gyl tha se avioni luftarak turk F-4- që u godit nga forcat siriane mund të ketë shkelur hapsirën ajrore të Sirisë. 

Duke folur për agjensinë e lajmeve "Anatolia", Gyl e cilësoi një rutinë të avioneve ushtarakë të tejkalojnë kufijtë kombetare. "Nuk eshte dicka qellim-keqe tha ai- por ndodh si pasojë e shpejtësisë së tyre".  

Dhuna ndaj emigrantëve në Greqi, apel qeverisë për ndërhyrje

Postuar në 22 Qershor, 2012 06:10

Grupe të të drejtave të emigrantëve gjatë një konference për median në Athinë apeluan Qeverinë dhe policinë e vendit të ndërmarrin masat e duhura për të parandaluar sulmet në rritje të bandave fashiste, siç i quajtën ata, mbi emigrantët. Drejtues të komuniteve që jetojnë në Greqi, thanë se në dy-tre javët e fundit ka pasur shumë incidente me natyrë racore. Petros Konstantinu nga Lëvizja kundër racizmit, tha se sulmet e bandave ekstremiste po bëhen gjithnjë e më të ashpra dhe ato drejtohen nga mbështetësit e partisë neonaziste "Agimi i Artë".

Referendumi për plehrat, KQZ, Arvizu-së: Dyshime për firmat, po i verifikojmë

Postuar në 22 Qershor, 2012 06:05

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve reagoi sot zyrtarisht rreth deklaratës për importin e plehrave së ambasadorit Alexandër Arvizu bërë dje gjatë shpalljes së nismës ‘Vepro tani!’.

Greqi, Samaras shkurton 30% pagat e ministrave të tij

Postuar në 22 Qershor, 2012 05:58

30% ulje në pagat e ministrave dhe zv.ministrave si dhe kufizim i përdorimit të automjeteve zyrtare, janë masat që u shpallën nga kryeministri Antonis Samaras, në takimin e parë të Kabinetit të ri qeveritar. 

Kjo lëvizje e Samaras mendohet të shërbejë për të fituar besimin e grekëve, si një shenjë e asaj që pritet nga qeveria e sapoformuar. 

Zhvlerësohen 15 banka

Postuar në 22 Qershor, 2012 05:55

Agjensia e vlerësimeve financiare, “Moody”, zhvlerësoi 15 banka dhe institucione financiare gjatë së premtes. 

Zhvlerësimet kanë goditur rëndë disa prej kompanive më të mëdha amerikane, britanike dhe europiane.

Në Amerikën e Veriut, zhvlerësimet goditën “Bank of America”, “Citigroup”, “Goldman Sachs”, “JP Morgan”, “Royal Bank of Canada” dhe “Morgan Stanley”.

Në Britaninë e Madhe u zhvlerësuan “Royal Bank of Scotland”, “Barclays”, dhe “HSBC”.

Parku Kombëtar, protestë e ambientalistëve

Postuar në 22 Qershor, 2012 05:49

 

Një grup ambientalistësh protestuan të premten ndaj punimeve që po kryen për zgjerimin e një segmenti të rrugës së Elbasanit pranë parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. 

Ambjentalistët kërkojnë që punimet të ndërpriten, për shkak se ato nuk janë miratuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës ndërsa vendimi për të prerë pemët shumëvjeçare të parkut si dhe shkatërrimi i murit rrethues të vendosur një dekadë më parë, rrezikon të dëmtojë të vetmen pjesë të gjelbër që i ka mbetur kryeqytetit shqiptar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara