Arkiv-Lajme të përditësuara
KE fshikullon Rumaninë dhe Bullgarinë
“Presioni i Qeverisë Rumune ndaj sistemit gjyqësor është duke vendosur në rrezik të gjithë kuadrin e reformave që ka realizuar dhe duhet të realizojë vendi”, lexohej në dokumentin kritik të KE-së.
Gjithashtu, Bukureshti zyrtar dënohej me tone të ashpra edhe për luftën politike midis dy burrave më të rëndësishëm të shtetit, kryeministri Victor Ponta dhe presidenti Traian Besescu.
Në vazhdim, vlerësohej se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë një plagë edhe për Bullgarinë, vendin tjetër ballkanas të anëtarësuar në vitin 2007.
Kontrolli i Financave, KiE: Vatikani nuk është transparent
Nikoliç: Jam i gatshëm ta marr Kosovën mbi supe
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se do t’i mbledh të gjithë ata serbë që mund të kontribuojnë në hartimin e një platforme për bisedime me Kosovën. Ai ka thënë se në këto bisedime do të ftojë edhe Kombet e Bashkuara.
“Me padurim pres formimin e qeverisë së re dhe nëse ajo dëshiron të më ngarkojë me çështjen e Kosovës, do ta marr mbi supe. Do t’i mbledh politikanët, intelektualët, përfaqësuesit e Kishës, biznesmenët, që të hartojmë një platëforëmë të përbashkët në përputhje me Kushtetutën dhe në interes të qytetarëve të Serbisë”, ka thënë Nikoliç.
Dështon diplomacia, opozita siriane kërkon aksion ndërkombëtar
Këshilli Kombëtar i Sirisë, grupi kryesor që mbështet opozitën në vend, i ka bërë thirrje OKB-së të vazhdojë të kërcënojë me sanksione qeverinë e Assad. Thirrja vjen pasi takimi mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Annan, nuk dha asnjë rezultat mbi një rezolutë të Këshillit të Sigurisë për Sirinë. Rusia ka mbështetur regjimin e Assad që nga fillimi i dhunës dhe kundërshton çdo masë që nënkupton ndërhyrjen e huaj në vend.
Të rinjtë pa punë, më e prekur grupmosha 25-34 vjeç
Mbi 38 përqind e të rinjvë shqiptarë rezultojnë të papunë dhe 62 përqind e atyrë që kërkojnë një vend pune janë të papunë afatgjatë. Të dhënat alarmante janë bërë publike nga Lëvizja Europiane gjatë një tyreze ku u diskutuan programet e nxitjes së punësimit. Zvëndësministria e punës Filorëta Kodra ka pohuar të dhënat e publikuara nga kjo lëvizje. Ajo tha se për zbutjen e papunësinsë me mbështetjen e Organzitës Ndërkombëtare të Punës, nëpërmjet projektit, Mbështetje për punësimin e të rinjve, i cili u zbatua në qarqet Kukës dhe Shkodër përfituan rreth 3 mijë të rinj dhe gra.
Në tabelat maqedonase, Shqipëria, ‘Republikë Popullore’
Mijëra shqiptarë çdo ditë e kalojnë kufirin në doganën e Qafë-Thanës dhe atë të Tushemishtit për të shkuar në Maqedoni, kryesisht në Ohër, Strugë dhe Manastir. Por, gjithësecili është befasuar kur sapo kalon kufirin shqiptar në doganën e Tushemishtit, pikërisht tek degëzimi në rajonin e Ohrit dhe Manastirit të Shën Naumit, turistët e huaj dhe shqiptarët njëkohësisht nuk u zënë besë syve kur lexojnë "Republika Popullore e Shqipërisë" (në maqedonisht N.R.Albania). Një banor i fshatit Frëngovë, Hajrush Gega, na thotë se maqedonasve u ka ngelur ora që nga koha e Titos.
Libi, Aleanca e Liberalëve fituese e zgjedhjeve
Rezultatet nga zgjedhjet në Libi, të parat pas përmbysjes së Kolonel Gadafit, kanë treguar fitoren aleancës së liberalëve.
Aleanca e Forcave Kombëtare, e udhëhequr nga kryeministri i përkoshëm Mahmoud Jibril, ka fituar 39 nga 80 vende të rezervuara për partitë politike, raportojnë mediat lokale.
Ndërsa Partia e Vëllazërisë Myslimane ka fituar 17 vende.
Asambleja Kombëtare që përbëhet prej 200 anëtarësh, do të përfshijë edhe dhjetëra kandidatë të pavarur.
Orientimi i përgjithshëm që kuvendi do të ketë është i paqartë.
Sarandë, zaptohen plazhet publike
Edhe pse sezoni turistik tashmë është në pikun e tij sërish problemet nuk kanë të mbaruar për të gjithë ata qytetarë që kanë vendosur t'i kalojnë pushimet në Sarandë.
Pavaresisht faktit se bashkia e ketij qyteti ka celur 3 plazhe publike serish menaxhimi i tyre behet nga subjektet private pasi bashkia e Sarandes nuk ka mundur dot te mbuloje me cadra dhe shezlonge te gjitha ato hapesira qe ajo ka vene ne dispozicion te pushuesve.
Vlorë, bregdeti pa shërbim shëndetësor
Ilias,Vuno, Palas si dhe e gjithë zona e bregut të detit nuk kanë qendra shëndetësore. Një qendër shëndetësore ekziston në fshatin Dhërmi e cila duhet të mbulojë me shërbim mjeksor të gjithë vijën bregdetare, por që në dispozicion të saj është vetëm një mjek i përgjithshëm.
Elbasan, djegia e mbeturinave rrezikon fshatin
Një zjarr me përmasa të mëdha, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës në fushën e grumbullimit të plehrave të komunës së Bradasheshit në Elbasan, duke shkaktuar probleme në fshtain Katund i Ri, i cili ndodhet shumë pranë saj.
