Alternative

Kush ishte Liza e “vërtetë” e Botës së Çudirave?

Postuar në 25 Qershor, 2016 16:35

Të gjithë kemi dëgjuar për Lizën në botën e çudirave. Titulli i librit të Leëis Carroll, aq i dashur për fëmijët dhe i realizuar edhe si film vizatimor.

Greqi, nuk thyen njeri stërlinën: Nuk dimë kursin

Postuar në 24 Qershor, 2016 13:54

Kjo u ka ndodhur turistëve britanikë në Greqi. Stërlina u zhvlerësua me 10% pas daljes së rezultateve të Brexit dhe pushuesve u është refuzuar konvertimi i monedhës meqenëse askush nuk e di më kursin.

30 vjet nga ndeshja më e famshme e futbollit me dy golat më të famshëm

Postuar në 22 Qershor, 2016 23:56

30 vjet më parë, më 22 qershor 1986, do të zhvillohej një nga ndeshjet më të paharrueshme të futbollit: Argjentinë-Angli. Përballja mes dy vendeve që ishin në konflikte politike e ushtarake me njëri-tjetrin, u mbyll me rezultatin 2:1 në favor të argjentinasve që u ndihmuan nga “Dora e Zotit”, por edhe nga i pakonkurueshmi në historinë e këtij sporti, Diego Armando Maradona.

"Kabangu", suksesi i një krijimi virtual

Postuar në 21 Qershor, 2016 11:08

“Kabangu” janë një grup hiphop që zë fill që në vitet ‘80 në Nairobi. Dhe janë shumë popullorë online, në rrjetet sociale. Në fakt fotografitë që seviren janë krijime të fotografit dixhital Osborne Macharia dhe stilistit Kevin Abraham që janë kanë dalë të prodhojnë një grup virtual falë punës së tyre. Dhe po të shohësh, nuk është se nuk të bën përshtypje.

http://edition.cnn.com/2016/06/17/arts/hip-hop-grandpas-kenya/index.html...

Bukuria e femrës ruse, një magnet i hershëm

Postuar në 19 Qershor, 2016 14:37

Disa nudo, përzgjedhur nga "Russia Beyond the Headlines" paraqesin joshjen e piktorëve nga bukuria fizike e femrës ruse, që është po kaq e vlerësuar edhe sot.

Mes përmes liqenit me Limanin Lundrues

Postuar në 19 Qershor, 2016 13:15

Limani Lundrues është një vepër e artistit bullgaro-amerikan, Kristo, e cila është realizuar në liqenin Iseo afër Breshias në Itali. Ajo do të jetë e hapur nga 18 qershori deri më 3 korrik dhe siç shihet në foto u lejon njerëzve të ecin “mes përmes ujit”. Një pasarelë 5 km e realizuar me polietilene, mbuluar me neilon me ngjyrë të ndryshueshme dhe mbështetur mbi pontile të lundrueshëm. Për atë që kalon mbi të, me siguri që jep një ndjesi shumë të këndshme.

Bulqiza, një komunitet që jeton "mbi një mal floriri"

Postuar në 15 Qershor, 2016 17:17

Fotot që paraqiten këtu janë realizuar vitin e kaluar nga Elton Gllava, fotograf me banim në Itali. Bulqiza, një vend i pasur, por i mbetur në kohë, me njerëz që për disa “përfaqëson një geto sociale”. Është një vend prej nga ku pak lajme pozitive dëgjohen. Autori ka dashur të evidentojë siç thotë vetë “arketipin” e mbetur në këtë rajon të Shqipërisë, duke e përcjellë dashamirësinë e vet edhe në fotografi, të cilat nuk e fshehin realitetin, por as nuk përpiqen te jenë aq reale sa ç'është Bulqiza e varfër në perceptimin tonë.   

Kandapara, bordelli 200 vjeçar i Bangladeshit

Postuar në 15 Qershor, 2016 00:07

200 vjet bordell. Kandapara është i dyti për nga madhësia në Bangladesh, një vend mysliman që e lejon prostitucionin. Kandapara ndodhet në distriktin e Tangail dhe është rindërtuar me ndihmën e një OJQ-je, pasi u shkatërrua në vitin 2014. Shumë femra që punojnë aty, kanë lindur dhe jetojnë në bordell. Sandra Hoyn sjell disa foto që janë dëshmi e asaj që ndodh në një shtëpi publike ku punojnë edhe vajza 12-14 vjeç, që i përkasin një “madame”. Ka që vijnë aty me dëshirë për të punuar, pasi në Bangladesh një mashkull nuk mund të kryejë marrëdhënie seksuale para martesës.

Monsanto, "qyteza më portugeze në Potugali|"

Postuar në 13 Qershor, 2016 00:38

Këtë epitet e mori në vitin 1938 dhe qyteza në fjalë, apo fshati, trupëzon stilin portugez Manueline në kishat dhe godinat e veta. Por ato ngjajnë si shtojca të gurëve që duket se qyteza apo fshati, u ka zënë rrugën. 

Procesi i Aushvicit në regjistrin e UNESCO-s

Postuar në 12 Qershor, 2016 11:20

Regjistrimet zanore dhe dosjet e gjyqit për Aushvicin në vitin 1963 janë në prag të pranimit në regjistrin e UNESCO-s, "Kujtesa e Botës" . Teknologjia e informacionit i bën dokumentet të aksesueshme në mbarë botën.

Pages

Subscribe to RSS - Alternative