Alternative

Zbulohet mumja “Van Gogh” në Saragoza të Spanjës

Postuar në 01 Qershor, 2016 20:16

25 mumje janë gjetur nga arkeologët në një kishë në fshatin Quinto, afrë Saragozës në Spanjë. Një prej tyre shëmbëllen shumë me autoportretin e piktorit të njohur Van Gogh, ndaj edhe është emërtuar me këtë emër: mumja Van Gogh. Gërmimi u krye në vitin 2014 dhe nga stduimet e deritanishme bëhet fjalë për persona që kanë jetuar në shekullin e 18-të dhe fillimin e shekullit të 19-të. Nga trupat e gjetur, 11 janë fëmijë, çka ka lënë dyshimin se bëhet fjalë për një epidemi. Mumifikimi natyral ka ndodhur për shkak të tokës shumë të thatë. 

Siria, shkatërrim i gjithanshëm

Postuar në 01 Qershor, 2016 17:11

Pesë vjet luftë, 4.8 milionë njerëz të zhvendosur nga Homs, Halepi, periferitë e Damaskut etj.. Kjo është vetëm një aspekt i luftës siriane që duket se nuk ka fund. Një set fotografish që japin një fragment nga ajo që ka ndodhu e po ndodh në Siri:

http://www.theatlantic.com/photo/2016/05/in-syria-more-than-five-years-o...

Bunkerët, e shkuara që lajmëron të ardhmen

Postuar në 30 Maj, 2016 14:57

Nëse ndonjë ditë do të shkruhet historia e bunkerëve, si punim më vete ndaj historisë së fortifikimit, Shqipërië me të drejtë do të zërë një vend nderi. Këtë dhuratë e kemi nga regjimi i shkuar, që në fakt sintetizoi si investim konkret një psikozë të vjetër ndër shqiptarë.

Bunkerët e Shqipërisë kanë tërhequr vëmendjen e shumëkujt, madje të ekzagjeruar, por në çdo fotografi që përcillet , ata janë identikë në formën prej kupole të shtypur që i vishen terrenit si një lloj uniforme që po harrohet.

Frederiku i Madh ka shumë fansa

Postuar në 29 Maj, 2016 15:26

Frederiku i Madh, një hamshor në një fermë në Arkansas në SHBA, është bërë hit në Facebook, për pamjen dhe për faktin se disa e konsiderojnë edhe si të aftë për show. Nuk mungojnë edhe zëra që thonë se ai është seksi. Frederiku nuk kupton nga këto me siguri, as edhe që e quajnë I Madh., por ai gjithësesi mbetet një kalë i bukur. 

http://www.theguardian.com/world/2016/may/28/frederik-the-great-viral-ho...

Mundari, një jetë e lidhur me...lopën

Postuar në 29 Maj, 2016 15:14

Mundari, janë një fis në Sudanin e Jugut, që bëjnë një jetë të dedikuar pas gjësë gjallë, e cila është Lopa e Mbretërve - Ankole-Watusi. Një lopë kushton 500 dollarë dhe Mundari bëjnë roje me armë për t’i ruajtur.

Fotografi Tariq Zaidi, ka  kapur momente të jetës së këtij fisi, meshkujt e të cilit jetojnë me një dietë qumështi dhe kosi, lahen me urinën e lopës. Rrallë mund të vritet për mish një Ankole – Watusi. Ato janë garancia e jetës së këtij fisi, që ushqehet, por edhe kurohet me ndihmën e këtyre kafshëve.  

Diagnostikimi i sëmundjeve në personazhet e pikturave

Postuar në 29 Maj, 2016 01:11

Piktorët janë edhe anatomistë të mirë të njeriut. Detajet janë pjesë e punës së tyre aq sa vijnë  “në ndihmë” edhe për mjekë që “diagnostikojën kanavacin”. Kështu një prej tyre, Hutan Ashrafian, kirurg në Imperial College London, thotë se në një pikturë të vitit 1768, quajtur “Një eksperiment mbi një zog në pompën me ajër”, me autor Joseph Wright, një nga personazhet ka një sëmundje të rrallë lëkure.

Origjina e fenikasve/Konstatohet haplogrup europianësh në ADN-në e një fenikasi 2500 vjet të vjetër

Postuar në 26 Maj, 2016 17:57

Fenikasit, të paktën kolonia e tyre në Kartagjenën e famshme, aty ku sot është Tunisi, ka gjasa të jenë me origjinë europiane. Përgjithësisht është menduar se fenikasit kanë origjinuar nga Libani i sotshëm dhe janë lidhur me popullsitë semite, por një rindërtim i genomit mitokondrial të një fenikasi të vjetër 2500, i quajtur si “Djaloshi nga Byrsa” apo “Ariche”, ka konfirmuar ekzistencën e një haplogrupi – grup genetik me paraardhës të përbashkët - shumë të rrallë europian që e lidh linjën amësore të tij me popullsi që kanë banuar sipas gjasave në gadishullin Iberik.

Patagonia...

Postuar në 24 Maj, 2016 17:52

Kush dëshiron natyrën, me siguri që duhet të shkojë njëherë në Patagoni. Fotografitë e sjella nga Martin Bernetti, Mario Tama, walter Diaz dhe Juan Mabromata, të “Getty”, përcjellin disa aspekte, copëza të madhështisë së këtij rajoni mes Kilit dhe Argjentinës.

http://www.theatlantic.com/photo/2016/05/a-trip-to-patagonia/483165/

Hiroshima, para dhe pas bombës

Postuar në 24 Maj, 2016 05:57

Këtë vit mbushen 71 vjet nga hedhja e bombës atomike nga SHBA në Hiroshima të Japonisë. Obama është presidenti i parë amerikan që vizitoi vendin e ngjarjes që e futi botën në epokën e armëve atomike. Disa fotografi, të marra nga arkivi kombëtar i SHBA, publikuar nga "The Atlantic", dëshmojnë paosjat shkatërrimtare të bombës mbi një qytet si Hiroshima.

Kërkon një vëzhgim nga afër për të parë sa diversitet ka

Postuar në 23 Maj, 2016 23:26

Breshka është reptil i zakonshëm që gjendet thuajse kudo në planet. Por pavarësisht se imagjinohet me pamjen e vet dhe me ngjyra pa jetë, këto foto, japin një ilustrim se breshka, është një specie me shumë diversitet. Të hënën është Dita e Breshkës ndaj edhe "National Geographic" ka sjellë këto foto: 

 

Pages

Subscribe to RSS - Alternative