Alternative

Arti i shaolinëve

Postuar në 08 Prill, 2016 15:45

Performanca e studentëve të "Shaolin Tagou Martial Arts School" është e jashtëzakonshme. 

Ferri i pashlyeshëm i Ruandës

Postuar në 07 Prill, 2016 16:25

Lufta civile ruandeze tetor 1990-gusht 1993 u zhvillua mes qeverisë së presidentit  Juvénal Habyarimana  dhe grupit rebel Frontit Patrotik Ruandez. Vrasja e presidentit në fjalë çoi në atë që njihet si Genocidi Ruandez ku rreth 800 mijë njerëz të  fisit tutsi dhe dhe hutu të moderuar u masakruan nga qeveria me shumicë hutu. Fotografi Jack Picone ka qenë dëshmitar i disa preja momenteve më rrënqethëse të genocidit etnik që nuk kursente asgjë. Disa foto të tija flasin vetë për Ferrin Ruandez që siç shkruan “Al Jazeera” e ka lënë edhe atë të tronditur: 

“Kowloon Walled City”, qytet “mizë lisi”

Postuar në 06 Prill, 2016 17:53

“Kowloon Walled City” – i shkatërruar në vitin 1993, ai ndodhej në Hong Kong. 33 mijë banorë në një sipërfaqe shumë të vogël, ai ishte 119 herë më i dendur sesa New York. Qyteti u ndërtua nga imigrnatë  mes viteve 1950-1994 dhe siguronte një cikël ekonomik shërbimesh të mjaftueshëm. Në fund të viteve ’80, fotografi kanadez Greg Girard realizoi disa fotografi që japin pamje nga jeta në qytet që është realisht shumë e pakëndshme në të parë. 

Ky do të jetë sheshi "Skënderbej" sipas projektit të ri, i cili "do të diskutohet" me qytetarët

Postuar në 05 Prill, 2016 13:49

Raportohet në media se për këtë projekt janë kryer të gjitha hollësitë, duke shtuar më pas se ai do të diskutohet me qytetarët. Me siguri sa për të larë duart  nga një detyrim formal, pasi qytetarët pyeten me referendum, njëso si në parti. Gjithsesi nga projekti shihet një sipërfaqe me gurë dhe ujë, dedikuar për këmbësorë, diçka e re dhe aboslutisht asgjë nga kthimi në identitet i sheshit siç deklaroi sot kryeministri. 

Newton si alkimist. Zbulohet dorëshkrimi i shekullit të 17-të

Postuar në 05 Prill, 2016 04:17

Një dorëshkrim i shekullit të 17-të, i mbajtur në një koleksion privat dhe që është një ndër recetat alkimiste të fizikanit të njohur Isaac Newton është bërë së fundmi pjesë e Fondacionit për Trashëgiminë e Zbulimeve në Kimi. Dorëshkrimi ka të dhëna për atë sesi Newton mendonte të realizonte Gurin Filozofik; aty flitet për zemër pëllumbi  e flakë dragoi. Një anë tjetër e fizikanit që siç thekson “National Geographic”, shkruajti mbi një milionë fjalë për alkiminë.

Video e papublikuar e Kim Philbyt me agjentët gjermanolindorë: “Aftësia e shërbimit britanik, një mit”

Postuar në 04 Prill, 2016 15:40

BBC-ja raporton se në arkivat e STAS-it gjermano lindor ka gjetur një material video, ku agjenti më i fashëm i Luftës së Ftohtë, Kim Philby, shpjegon sesi operonte si agjent i dyfishtë, për llogari të KGB-së sovjetike në shërbimin sekret britanik. Ai ka mbajtur një fjalë shpjeguese para agjentëve gjermanë, duke theksuar ndër të tjera se miti i aftësive të shërbimit britanik ishte i pavërtetë, sesi për vite të tëra ai takonte rezidentët sovjetikë, nxirtte dokumente dhe askush nuk e survejonte.

Ndërtime po, por edhe ruajtje e natyrës

Postuar në 02 Prill, 2016 17:57

Me objektiv nga hapësira

Postuar në 02 Prill, 2016 17:31

“Advanced Spaceborne Thermal Emission and Reflection Radiometer” — ASTER — është lëshuar në hapësirë bashkë me anijen kozmike të NASA-s, “Terra”. Në vitin 1999 ky instrument japonez ka niisur fotografimin nga hapësira dhe ka realizuar deri më tani 99% të fotografimit të sipërfaqes së Tokës. Fotografitë janë bërë publike nga NASA më 1 prill dhe janë gjithëse 2.95 milionë, e të cilat mund të analizohen lirshëm. Pamjet janë shumëngjyrëshe pasi në kamera ka infrared që analizon ndryshimin termik në materiale dhe në relievim. Ja disa prej tyre:  

Jo fotove "nudo" të kafshëve

Postuar në 01 Prill, 2016 21:49

Fotografitë janë realizuar nga 

Ndihmë nga marinsat amerikanë për mjedisin

Postuar në 01 Prill, 2016 12:33

Postimi i ambasadës amerikane në Facebook:

"Trupa e marinsave, Komiteti i Gjelbërt, dhe vullnetarë të tjerë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ndihmuan në mbjelljen e pemëve, ndërtimin e gardhit dhe lyerjen e mureve të parkut të ri për romët në lagjen e Tufinës në Tiranë. Grupi ynë punoi së bashku me stafin e Ecovolis, si edhe me vetë pjestarët e komunitetit rom. Edhe ju mund të bëheni vullnetar. Mblidhuni së bashku me miqtë apo fqinjët tuaj dhe mundohuni të ndihmoni në hapësirat më problematike të komunitetit tuaj".

Pages

Subscribe to RSS - Alternative