Alternative

Newton si alkimist. Zbulohet dorëshkrimi i shekullit të 17-të

Postuar në 05 Prill, 2016 04:17

Një dorëshkrim i shekullit të 17-të, i mbajtur në një koleksion privat dhe që është një ndër recetat alkimiste të fizikanit të njohur Isaac Newton është bërë së fundmi pjesë e Fondacionit për Trashëgiminë e Zbulimeve në Kimi. Dorëshkrimi ka të dhëna për atë sesi Newton mendonte të realizonte Gurin Filozofik; aty flitet për zemër pëllumbi  e flakë dragoi. Një anë tjetër e fizikanit që siç thekson “National Geographic”, shkruajti mbi një milionë fjalë për alkiminë.

Video e papublikuar e Kim Philbyt me agjentët gjermanolindorë: “Aftësia e shërbimit britanik, një mit”

Postuar në 04 Prill, 2016 15:40

BBC-ja raporton se në arkivat e STAS-it gjermano lindor ka gjetur një material video, ku agjenti më i fashëm i Luftës së Ftohtë, Kim Philby, shpjegon sesi operonte si agjent i dyfishtë, për llogari të KGB-së sovjetike në shërbimin sekret britanik. Ai ka mbajtur një fjalë shpjeguese para agjentëve gjermanë, duke theksuar ndër të tjera se miti i aftësive të shërbimit britanik ishte i pavërtetë, sesi për vite të tëra ai takonte rezidentët sovjetikë, nxirtte dokumente dhe askush nuk e survejonte.

Ndërtime po, por edhe ruajtje e natyrës

Postuar në 02 Prill, 2016 17:57

Me objektiv nga hapësira

Postuar në 02 Prill, 2016 17:31

“Advanced Spaceborne Thermal Emission and Reflection Radiometer” — ASTER — është lëshuar në hapësirë bashkë me anijen kozmike të NASA-s, “Terra”. Në vitin 1999 ky instrument japonez ka niisur fotografimin nga hapësira dhe ka realizuar deri më tani 99% të fotografimit të sipërfaqes së Tokës. Fotografitë janë bërë publike nga NASA më 1 prill dhe janë gjithëse 2.95 milionë, e të cilat mund të analizohen lirshëm. Pamjet janë shumëngjyrëshe pasi në kamera ka infrared që analizon ndryshimin termik në materiale dhe në relievim. Ja disa prej tyre:  

Jo fotove "nudo" të kafshëve

Postuar në 01 Prill, 2016 21:49

Fotografitë janë realizuar nga 

Ndihmë nga marinsat amerikanë për mjedisin

Postuar në 01 Prill, 2016 12:33

Postimi i ambasadës amerikane në Facebook:

"Trupa e marinsave, Komiteti i Gjelbërt, dhe vullnetarë të tjerë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ndihmuan në mbjelljen e pemëve, ndërtimin e gardhit dhe lyerjen e mureve të parkut të ri për romët në lagjen e Tufinës në Tiranë. Grupi ynë punoi së bashku me stafin e Ecovolis, si edhe me vetë pjestarët e komunitetit rom. Edhe ju mund të bëheni vullnetar. Mblidhuni së bashku me miqtë apo fqinjët tuaj dhe mundohuni të ndihmoni në hapësirat më problematike të komunitetit tuaj".

Mbretëria e harruar

Postuar në 31 Mars, 2016 16:55

Më 9 prill 1975 Sikkim, një mbretëri e veçuar, u sulmua nga ushtria indiane dhe pushoi së ekzistuari. Sikkim u shpall shteti i 22-të i Indisë. Një monarki e vogël në Himalaja, e qeverisur nga Choygyal, monarku dhe e ruajtur nga Rojet si ushtri më vete, ajo kishte lidhje të veçanta me aristokracinë tibetiane me të cilat kishte lidhje të vijueshme martesore. “Foreign Policy” përcjell disa foto, pjesë e një koleksioni që zëfill që nga viti 1875, duke theksuar se ato i përkasin fondit arkivor të familjes mbretërore të Sikkim.

Sauditët me flotë makinash të lara me ar në Londër

Postuar në 30 Mars, 2016 23:57

Të katërta shkojnë ë 1.8 milionë dollarë. 

 

http://edition.cnn.com/2016/03/30/europe/gold-cars-saudi-london/index.ht...

Pemët, "kalendar" i heshtur i historisë

Postuar në 30 Mars, 2016 23:34

Në Tokë ka 3 miliardë pemë, të cilat janë të dobishme për të gjithë jetën në planetin tonë. Në vitin 1999 fotografja Beth Moon ndërmori një udhëtim për të fotografuar disa prej më antikeve duke iu referuar edhe folklorit të zonave ku ato ndodhen.  Një album që ndoshta tërheq vëmendjen drejt këtyre mrekullive që shpesh anashkalohen dhe asgjësohen. 

 

http://www.nationalgeographic.it/wallpaper/2016/03/30/foto/alberi_raccon...

Pamje nga fundi i epokës otomane në...Por cili qytet është?

Postuar në 29 Mars, 2016 16:26

Qyteti i vjetër ndodhet brenda murit të ndërtuar nga Sulejmani i Madhërishëm, pasi osmanët e morën qytetin më 1517. Fotot i përkasin fundit të epokës otomane e cila u mbyll në vitin 1917. Sot shohim pamjet që na janë shumë familjare me pamet e qyteteve shqiptare të të njëjtës periudhë. Emri i qytetit: Jeruzalem. 

http://mashable.com/2016/03/29/ottoman-jerusalem/#XobnwKdUqkq9

Pages

Subscribe to RSS - Alternative