Alternative
Ky është restaurim?
Restaurimi i një fortese në Spanjë ka provokuar reagime të mëdha. Fortesa e Matrerës në Andaluzi është dëshmi e përballjes mes maorëve dhe kristianëve, por u dëmtua shumë nga shirat vitin e kaluar. Ndërhyrja restauruese duket të ketë rezultuar në ndërhyrje transformuese, pasi pak ka mbetur nga ajo që ishte dikur. Përdorimi i materialeve të reja, të ndryshme nga ato origjinale ka nxjerrë një ndërtesë që ngjan si katalog me gazeta të vjetra dhe të reja.
"Maserati" LM 847, një përbindësh i vërtetë që të kujton "Mad Max"
BMW mbushi 100 vjeç. Ja modeli që hap 100 vjetëshin e dytë
Strofkat nëntokësore të ISIS në Irak (Foto)
ISIS u ka rezistuar sulmeve ajrore. Në masë të madhe, kjo i dedikohet gërmimit të tuneleve nga xhihadistët në territoriet që kontrollojnë. Tunelet e nëndheshme i lejojnë ISIS të gjejë strehim nga bombardimet, duke e lejuar atë për të lëvizur pa trazira në të gjithë territorin nën kontrollin e tij. Në qytetin Sintzar të Irakut , xhihadistët kanë krijuar një rrjet të gjerë nëntokësor të tuneleve që strehojnë mbrojnë xhihadistët nga sulmet ajrore. Tunelet u zbuluan nga forcat kurde të cilët çliruan qytetin e Irakut veriperëndimor.
Lucio Dalla "rikthehet" në Bolonja
Është inauguruar në Bolonja, në "Piazza dei Celestini" statuja e kantautorit të famshëm italian Lucio Dalla. Statuja është vendosur afër shtëpisë ku jetoi Dalla.
Balloja e fundit e Romanovëve
Në shkurt të vitit 1903, me rastin e 300 vjetorit të dinastisë Romanov, Cari dhe oborri i tij organizuan një ballo madhështore në Pallatin e Dimrit. E cila na vjen përmes disa fotove të publikuara nga “Russia Beyond the Headlines”( http://rbth.com/multimedia/pictures/2016/03/02/romanov-last-ball_572295?...).
Kryeson listën e më të pasurve të botës
Bill Gejts kryeson për të tretin vit rradhazi listën e njerëzve më të pasur të botës me një pasuri prej 75 miliardë dollarë. Themeluesi i gjigandit kompjuterik Microsoft është 4.2 miliardë dollarë më i varfër krahasuar me vitin 2015. Në vend të dytë në listën e Forbes ndodhet Amancio Ortega, 79-vjeçari spanjoll, bosi i firmës së veshjeve “Zara”. Sipërmarrësi që fitoi më shumë para në vitin e fundit është Mark Zukerberg. Themeluesi i rrjetit social Facebook renditet në vendin e 6-të me 44.6 miliardë dollarë, duke u bërë personi më i ri në listën e 10 personave më të pasur në Botë.
Liu Bolin, "kameleoni njerëzor" - protestë duke u bërë i padukshëm
Liu Bolin është një artist kinez që ka talentin e përshtatjes rrethanore, duke lyer veten me bojë derisa bëhet i padukshëm. Një proces pune që merr ndonjëherë edhe 10 orë. Bolin thirret si "Njeriu i Padukshëm" dhe ka patur mundësinë të prezaontojë punën e vet në botë. Ai e sheh artin e "padukshmërisë", si një protestë, si një mënyrë për t'i shpëtuar autoriteteve.
Sergio Leone dhe Ennio Morricone - dy mjeshtrat, shokë klase që në fillore
Regjizori dhe muzikanti, të dy nisën rrugë bashkë për të hyrë në memorien e kinemasë. Një rast nga ata për të cilët mund të thuash se "ishte e shkruar".
http://www.repubblica.it/spettacoli/people/2016/03/01/foto/ennio_morrico...
