Alternative
Çarja e Menominee në Michigan ende pa një përgjigje nga shkencëtarët
Një çarje në tokë në Menominee në Michigan-SHBA, krijuar në vitin 2010, ka hapur shumë diskutime. Çarja është tipike për ato zona që kanë patur akullim dhe kanë pësuar shkrirje të akullit. Por për zonën e Menominee kjo nuk është tipike. Krijimi i saj u shoqërua me lëkundje të ngjashme me ato të një tërmeti me magnitudë 1, që është tërmeti i parë i regjistruar në këtë zonë të Michigan-it. Çarja është 110 m e gjatë dhe në disa vende shkon në 1.7 m thellësi. Studiuesit po marrin në konsideratë edhe hipotezën se çarja është krijuar nga shkulja e një pishe të madhe.
Spektakli i Saharasë - rrafshnalta Ennedi
Rrafshnalta Ennedi në Çadin Perëndimor paraqet një peizazh unik. Me mbetje të oazeve të vjetër, formacioneve shkëmbore nga më të çuditshmit në forma.
Disa shkencëtarë mendojnë se muaji i lindjes na ekspozon ndaj disa sëmundjeve
Mite mbi trurin
Burimi: "Focus"
(Video) Anija lufton me dallget 35 metra te larta në Detin e Veriut
Një vepër arti me këtë motorr "BMW"
Zbulohet kishë e shekullit V në Turqi
Arkeologët turq kanë zbuluar një kishë shumë të hershme, që daton që në shekullin V . Ajo u zbulua në rajonin e Anadollit Qendror, në një zonë të quajtur Nevsehir. “Afresket paraqesin ngritjen e Jezu Krishtit në qiell dhe vrasjen e shpirtrave të këqinj”, citohet nga mediat kryetari i Bashkisë së Nevsehir. Po kështu disa afreske paraqesin edhe apostujt si dhe shenjtorë nga Testamenti i Vjetër.
http://en.protothema.gr/an-early-christian-church-discovered-in-turkey/
“Qyteti i Xhaguarit”, një zbulim i madh arkeologjik në Honduras
Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Honduras nga një ekip arkeologësh amerikanë dhe vendas. “National Geographic” shkruan se janë nxjerrë më shumë sesa 200 skulpturanë një zonë të kufizuar brenda atij që është quajtur “Qyteti i Xhaguarit”. Sipas arkeologëve skulpturat i përkasin një qytetërimi parakolumbian dhe janë vendosur aty me rregull në të njëjtën kohë, duke krijuar idenë fillestare se kemi të bëjmë me një faltore. Artifaktet i përkasin viteve 1000-1520 në qytetin që u zbulua në vitin 2013 në një rajon të quajtur si La Mosquitia.
Në uniformë
Në përpjekje për të zbuluar sekretin e xhamit venecian
William Gudenrath, një punues qelqi i kohëve tona, mendon se ka zbuluar sekretin e qelqit venecian, i famshëm si mall luksi në Europën e dikurshme.
