Alternative

Tarkhan, rroba e endur më e vjetër në botë

Postuar në 18 Shkurt, 2016 19:41

Kjo bluzë(?) është veshja e endur më e vjetër në botë që njihet. 5500-5100 vjet e vjetër, ajo është quajtur “Tarkhan” dhe është gjetur në varr në Egjipt. E endur nga fibra bimësh, apo lëkurë kafshësh, ajo i ka mbijetuar kohës. 

Kalendari i NASA-s

Postuar në 17 Shkurt, 2016 13:08

Përshkallëzohen përplasjet për pronësinë e Top Channel

Postuar në 17 Shkurt, 2016 12:42

Përfaqësuesit ligjorë të dy aksionerëve të Top Channel, kanë depozituar një kallëzim në Prokurori, ndaj gjykatëses Teuta Hoxha pas një vendimi të marrë prej saj në seancën e datës 5 shkurt që i jepte të drejtën e administrimit të kanalit për fazën kalimtare, Vjollca Hoxhës me 8% të aksioneve. Ky vendim sipas dy aksionërëve të tjerë konsiderohet i jashtëligjshëm dhe i falsifikuar.

Sa është zgjidhja?

Postuar në 17 Shkurt, 2016 03:45

Një paradë për bamirësi nga studentët e Kembrixh

Postuar në 15 Shkurt, 2016 18:17

20 studentë të Universitetit të Kembrixhit kanë zhvilluar një paradë para 1000 personave me veshje të realizuar prej vetë tyre. Për bamirësi për Cambridge House në Londrën Jugore. Një mënyrë origjinale për të kontribuuar në zbutjen e disa problemeve sociale.

http://en.protothema.gr/see-cambridge-university-students-walking-down-t...

Çfarë shihni në këtë imazh?

Postuar në 15 Shkurt, 2016 16:12

U pubklikua në vitin 1892 dhe u bë i famshëm nga psikologu amerikan Joseph Jastrow në vitin 1899

Çarja e Menominee në Michigan ende pa një përgjigje nga shkencëtarët

Postuar në 14 Shkurt, 2016 23:53

Një çarje në tokë në Menominee në Michigan-SHBA, krijuar në vitin 2010, ka hapur shumë diskutime. Çarja është tipike për ato zona që kanë patur akullim dhe kanë pësuar shkrirje të akullit. Por për zonën e Menominee kjo nuk është tipike. Krijimi i saj u shoqërua me lëkundje të ngjashme me ato të një tërmeti me magnitudë 1, që është tërmeti i parë i regjistruar në këtë zonë të Michigan-it.  Çarja është 110 m e gjatë dhe në disa vende shkon në 1.7 m thellësi. Studiuesit po marrin në konsideratë edhe hipotezën se çarja është krijuar nga shkulja e një pishe të madhe.

Spektakli i Saharasë - rrafshnalta Ennedi

Postuar në 13 Shkurt, 2016 23:26

Rrafshnalta Ennedi në Çadin Perëndimor paraqet një peizazh unik. Me mbetje të oazeve të vjetër, formacioneve shkëmbore nga më të çuditshmit në forma.

Disa shkencëtarë mendojnë se muaji i lindjes na ekspozon ndaj disa sëmundjeve

Postuar në 12 Shkurt, 2016 16:21

Mite mbi trurin

Postuar në 11 Shkurt, 2016 23:31

Burimi: "Focus"

Pages

Subscribe to RSS - Alternative