Alternative
Dobermani sakrifikohet për familjen e të zotit. Vret katër kobra dhe në fund mbaron edhe vetë
Një shembull besnikërie e rrallë. Jo nga njerëzit, por nga një qen. Dobermani i një familjeje indiane në Gajapati, distrikti i Bhubaneswar në Indi, ka luftuar me katër kobra për të ruajtur të zotin. Dhe ja ka dalë që t’i vrasë të katërta, ndërkohë që tentonin të hynin në shtëpinë e Dibakar Raitas. Doberman ka ngordhur edhe vetë ndërkohë që Raitas ka deklaruar se ishte i shokuar nga ngjarja. “I lutem Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe”, tha ai. Pasi dëgjuan ngjarjen fshatarët morën pjesë në në një ceremoni të vërtetë varrimi.
122 mijë dollarë në vit për prerjen e flokëve
Presidenti francez, Hollande harxhon 122 mijë dollarë në vit për prerjen e flokëve të tij dhe rregullimin e tyre. Lajmi është bërë publik nga satirikja franceze “Canard Enchainé”. Shifra është serioze, por aq shumë sa e bën presidentin francez dhe flokët e tij satirikë në kulm. Fundja, po ta shohësh nga paraqitja e të mos e njohësh, Hollande mund ta marrësh për çdo gjë. Dhe ky mendim nuk ndryshon edhe kur merr vesh se ato që janë flokë të tij kushtojnë 122 mijë dollarë. Si xhanëm nuk doli kjo e dhënë te “Panama Pappers”?
Rrota në vend të këmbëve
Një breshkë, këmbët e para të së cilës janë zëvendësuar me rrota. Ndërhyrja është bërë në Indi, në Parkun Zoologjik “Arignar Anna” në Chennai, ku një breshkë humbi këmbët e para si pasojë e sulmit të një nuselale. Është një operacion që si ide ndodh ndoshta për herë të parë në një kafshë.
Nudo dhe blu për të festuar lidhjen me detin
Më shumë sesa 3200 njerëz në lindje të Yorkshire u fotografuan nudo nga artisti amerikan Spencer Tunick. Ata u mblodhën në qendër të Hull nudo dhe të lyer me bojë, një spektakël që feston lidhjen e qytetit me detin.
Berlusconi shet Milanin
Berlusconi ka hequr dorë nga Milani. Merr fund një histori suksesi që magjepsi tifozët dhe admiruesit e futbollit të një ekipi, ngritja e të cilit ka padyshim vulën e sipërmarrësit, ish-kryeministër i Italisë. Tani radhën e kanë pronarët e rinj. Shitja i është bërë një konsorciumi kinez për 400 milionë euro pagesë në dy vjet. “Milani ka nisur rrugën e tij drejt Kinës”, citohet Silvio Berlusconi, ndonëse disa media italiane shkruajnë se marrëveshja është ende duke u mbyllur.
Edhe rivali direkt i Milanit, Inter, u shit te kinezët e “Sunning Commerce Group”, muajin e kaluar.
Stenografistja e Gobbels: “Nuk dija gjë për Holokaustin...Nuk ka Zot, as drejtësi. Por Satanai ekziston”
Brunhilde Pomsel, 105 vjeç, ka qenë stenografe e Joseph Goebbels, ministër i Propagandës i regjimit nazist në Gjermaninë e Adolf Hitlerit. Goebbels ishte një nga njerëzit më të afërt të Hitlerit, në brendësi të çdo lloj informacioni dhe për aq sa na mëson akti i vetëvrasjes së tij, edhe një fanatik i nacionalsocializmit dhe diktatorit gjerman. Por Brunilde deklaron se nuk dinte asgjë rreth Holokaustit. “Askush nuk do më besojë sepse të gjithë mendojnë se ne dinim gjithçka. Por e vërteta është se ne nuk dinim asgjë.
Rindërtohet në Kentucky - SHBA, Arka e Noes. Kushton 100 milionë dollarë
Somme, një betejë që nuk shlyhet nga memoria e Perëndimit
Më 1 korrik të vitit 1916 nisi beteja e Sommes, që do të hynte në histori si një ndër më të përgjakshmet. Ajo zgjati 141 ditë dhe u zhvillua mes forcave aleate të Antantës dhe atyre gjermane. Beteja u zhvillua në veriun e Francës, në rrjedhën e sipërme të lumit Somme, që i dha edhe emrin. Vetëm në ditën e parë britanikët humbën 19 240 njerëz dhe mijëra të plagosur. Somme u bë simboli i llojit të luftës që u zhvillua në konfliktin e viteve 1914-1916. Stacionim i stërgjatur trupash, llogore, baltë dhe llucë, sëmundje, sulme dhe kundërsulme për sipërfaqe të vogla territoresh.
“iPhone” e shpika unë”. Një shpikës nga Florida kërkon 10 miliardë$ nga “Apple” dhe 1.5% të shitjeve
Një person nga Florida, Thomas S. Ross nga Florida pretendon se ka shpikur iPhone dhe ka hedhur në gjyq kompaninë “Apple” së cilës i kërkon 10 miliardë dollarë kompensim. Ross prtendon se ka tentuar të patentojë shpikjen e tij në vitin ’90 dhe mandej kompania e Steve Jobs e ka vjedhur projektin e tij. Më tej akoma, Ross, kërkon edhe 1.5 % të shitjeve globale të “Apple”.
Gjen lumturinë në fytyrën e një kukulle silikoni (Foto)
Një burrë në Japoni zbuloi se më në fund ka gjetur lumturinë në fytyrën e një kukulle silikoni. Senji Nakajima, pretendon se ka një marrëdhënie të "përsosur" me kukullën "Saori", pavarësisht ai është i martuar me një grua me të cilën ka dy fëmijë. Senji, 61 vjeç, nga Nagano, jeton me kukullën në banesën e tij në Tokio. Fillimisht, Senji e përdoren kukullën vetëm për qëllime seksuale, duke fantazuar se ajo ishte e dashura e tij e parë. Megjithatë, siç thotë me kalimin e kohës Saori e kishte ndihmuar për të mbushur mbrëmjet e vetmuara.
