Alternative

Publikohet për herë të parë video e ekzekutimit të agjentit izraelit Eli Cohen

Postuar në 21 Shtator, 2016 19:18

Një faqe siriane në Facebook, “Syrian art treasours” ka publikuar një video ku duket se jepet ekzekutimi i spiunit izraelit Eli Cohen në Damask në maj të vitit 1965. Në videon një minutëshe shafqet Cohen në një shesh ku ka shumë njerëz. Atij i është hedhur në qafë një baner ku shkruhen krimet e tij.

Projeksion i frikshëm i përhapjes së Alzheimer deri në vitin 2050

Postuar në 21 Shtator, 2016 14:31

Αlzheimer është një nga sëmundjet me rritjen më të madhe vitet e fundit dhe një kërcënim real për njerëzimin.  Në ditën Botërore të kësaj sëmundje raportohet se  pacientët prekur me Αlzheimer në rang global të jenë 44 milionë  dhe pritet të arrijnë në 65.7 milion në vitin 2030 dhe 115.4 milionë deri në vitin 2050. Vetëm Europa numëron 10 milionë të prekur nga kjo sindromë. Ajo që vihet re është përhapja e kësaj sëmundje në moshat e treta.

Samurajët e fundit

Postuar në 18 Shtator, 2016 02:04

Sunduan Japoninë për 700 vjet si kastë ushtarake në shërbim të fisnikërisë dhe mbërritën deri në shkullin e 19-të. Samuraji dhe kodi i tyre i Bushidos, veshja dhe sjellja zgjon përherë një lloj admirimi mizor. Këtu po sjellim disa foto të fundit të viteve '800 kur edhe sistemi i tyre shkoi drejt fundit. 

Bufi - shqiponjë i faraonëve

Postuar në 13 Shtator, 2016 15:30

Fotoja është realizuar në dunat e Emirateve të Bashkuara Arabe nga fotografi Xavier Eichaker. 

Argjentinë/Zbulohet një ishull që rrotullohet në aksin e vet

Postuar në 13 Shtator, 2016 14:33

Një ishull i vogël që rrotullohet rreth aksit të vet dhe që rrethohet nga një liqen. Ja misteri i ri që raportohet se është zbuluar në Argjentinë në “Parana Delta” në veri të vendit. 118 m në diametër, ishulli qëndron mbi ujin blu, i ndryshëm nga zona përreth. Ishulli rrotullohet, por edhe zhvendoset në zona të ndryshme të perimetrit kufizues. Koordinatat e “syrit”, siç quhet, janë: 34°15'07.8'S; 58°49'47.4'W.

Siria para Luftës Civile

Postuar në 12 Shtator, 2016 13:16

Prej 5 vitesh nga Siria vijnë vetëm pamje të luftës, shkatërrimit dhe të vrasjeve mizore. Shteti Islamik tentoi të hidhte themelet e veta në këtë vend përveçse në Irak, në një përpjekje për të legalizuar një entitet që duket se vjen nga imagjinata fetare më shumë sesa nga historia.

Ndahet nga jeta Greta Zimmer Friedman e fotos së famshme në "Times Square"

Postuar në 11 Shtator, 2016 18:18

92 vjeç, Friedman mendohet se është infermierja që puthet nga marinari George Mendonsa, i cili me rastin e mbarimit të LIIB-së shfaqte gëzimin e vet dke puthur këdo. Fotoja ikonike u realizua më 14 gusht 1945. 

Foto/Saranda sot

Postuar në 07 Shtator, 2016 11:40

1921, stuhi dëbore në Jeruzalem

Postuar në 02 Shtator, 2016 19:38

Nuk ndodh gjithmonë por në vitin 1921, Jeruzalemi u godit nga një stuhi e fortë dëbore. Në atë bitë Jeruzalemimishte qendra e Mandatit Britanik mbi Palestinën.

Grupi "Anonymous" shkruan se edhe Banka e Shqipërisë është në pronësi të familjes Rotschild

Postuar në 31 Gusht, 2016 13:29

Praktikisht sipas këtij grupi thuajse të gjitha bankat nacionale janë nën pronësi të kësaj familjeje. Përfshirë edhe bankën e Shqipërisë, këtë kasolle që u vodh në mes të ditës. Me siguri një lajm nga ato të paranojës që shoqëron emrin Rotschild.

Pages

Subscribe to RSS - Alternative