Alternative
Zbulohet stacion meteorologjik në Arktik. U ndërtua nga nazistët në vitin 1942
Shkencëtarët rusë kanë zbuluar një bazë të kohës së Luftës së Dytë Botërore, ndërtuar në Arctic, e që mendohej se ishte një mit i ndërtuar mbi të pavërteta. Baza është ndërtuar nga nazistët dhe konsistonte në një stacion meteorologjik në Alexandra, 1000 km nga Poli i Veriut.
Siç raportohet janë zbuluar 500 artefakte përfshirë uniforma, municione, pajisje meteorologjike dhe mjete personale.
Iraku i para revolucionit në një dokumentar të rrallë (Video)
Iraku ndodhet në një konflikt të vazhdueshëm dhe nën regjimin e sanksioneve ndërkombëtare që nga viti 1980 kur filloi luftën me Iranin fqinj. Në vitin 1930, Iraku u bë mbretëri e pavarur deri pas revolucionit të vitit 1958 kur u shpall republikë. Periudha e paqes së brendshem zgjati deri në vitin 1979 ku Sadam Husein imponoi një diktaturë brutale. Një vit më vonë ai nisi luftën kundër Iranit, e cila përfundoi në 1988 me pranimin e planit të paqes së Kombeve të Bashkuara, ndërsa në 1990 bën ndërhyrjen ushtarake në Kuvajt.
Maska e përjetësisë - një praktikë ku vdekja i bën homazh vetes
Në antikitet krijoheshin skulptura, në Mesjetë u kalua te maskat e vërteta të të vdekurit, si një formë e ruajtjes së imazhit, por edhe për të rikrijuar portrete. Sot mbetet më shumë një rit pa ndonjë vlerë, ndonëse maskat si këto që po përcjellim, në vend të përjetësimit, kujtojnë aspektin brutal të jetës, vdekjen.
Metamorfoza e Alepos (foto, videoreportazh)
Aleppo ka pësuar një metamorfozë katastrofike gjatë luftës. Dikur ishte një metropol i lulëzuar dhe një destinacion popullor turistik, i njohur për arkitekturën mesjetare dhe trashëgiminë e pasur kulturore. Një nga qytetet më të mëdha në Siri dhe një nga qytetet më të vjetra të populluara në botë, i cili në vitin 2006 u shpall "kryeqytet i kulturës islame".
Piratët e mamuthëve
Kërkimi për fildishin nga dhëmbët e elefantëve po kufizohet shumë si pasojë e masave për ta ruajtur këtë kafshë. Kërkesa për fildish është e madhe në Kinë dhe në disa vende aziatike dhe në Rusi, në zonat e pabanuara siberiane, duket se kanë zbuluar një burim të ri. Fosilet e mamuthëve, këtyre barëngrënësve gjigandë të zhdukur nga Toka, kanë vënë në lëvizje gjahtarët e rinj “të këtij ari” pasi, çatallët e mamuthëve kushtojnë mijëra euro. “The Atlantic” sjell disa foto të atyre që i quan “Piratët e mamuthëve”
Nudot e pikturuara – spektakël ngjyrash dhe fantazie
Festivali Botëror i Pikturës Trupore i zhvillua këtë vit në Pörtschach të Austrisë. Trupa nudo të pikturuar e ku gjen shprehje fantazia dhe loja me ngjyrat dhe imazhet. Festivali ka nisur që në vitin 1998. Më poshtë disa prej nudove të pikturuara, me të vërtetë interesante:
Kërkesat në shkallë industriale të Kinës, dy vende afrikane ndalojnë eksportin e gomarit
Kina ka rritur praninë e vet ekonomike në Afrikë, duke provokuar probleme aty ku nuk pritet. Kështu në disa vende, si Niger apo Burkina Faso është marrë vendimi për të ndaluar eksportin e gomerëve drejt Kinës për shkak të reduktimit të shpejtë të numrit të tyre, por edhe për arsye se rritja e çmimit ka sjellë rritje çmimesh edhe sektorë të tjerë pa patur kërkesë të ngjashme. Vetë Kina ka shfarrosur gati 50% të gomerëve të vet kur vetëm për 20 vjet e ka çuar numrin e tyre nga 11 milionë në 6 milionë.
Pamje të rralla të Kinës së dinastisë së fundit Qing
Fotot që paraqiten këtu janë publikuar nga “The Atlantic” dhe kanë për autor Thomas Child. Në vitin 1870, asokohe vetëm 29 vjeç, Child u punësua nga Shërbimi Doganor Detar Perandorak për të t’u dërguar si inxhinier në Pekin. Ai ishte një nga 100 të huajt që jetonin në Kinën e periudhës së fundit të dinastisë Qing dhe për 20 vjet regjistroi rreth 200 fotografi.
E nxorën nga banja e avionit, Sgarbi i bën fletërrufe "Swiss Air": Ka vallë hale të Klasit I dhe hale të Klasit II?
Vittorio Sgarbi, kritiku i njohur i artit në Itali ka publikuar një video ku rrëfen atë që i ndodhi në avionin e Sëiss Air në linjën Romë-Gjenevë.
Publikohet për herë të parë video e ekzekutimit të agjentit izraelit Eli Cohen
Një faqe siriane në Facebook, “Syrian art treasours” ka publikuar një video ku duket se jepet ekzekutimi i spiunit izraelit Eli Cohen në Damask në maj të vitit 1965. Në videon një minutëshe shafqet Cohen në një shesh ku ka shumë njerëz. Atij i është hedhur në qafë një baner ku shkruhen krimet e tij.
