Alternative
Bill Gates paralajmëron rrezikun nga bioterrorizmi
Bill Gates paralajmëroi në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit se njerëzimi kërcënohet nga një formë e re terrorizmi për të cilën nuk jemi të përgatitur. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates është pjesë e Koalicionit, i cili fokusohet në krijimin e vaksinave që mund të ndalojnë shpërthimin e sëmundjeve të ardhshme.
Por teksa organizata ka rreth 700 milionë $ për të shpenzuar, Gates spreh shqetësimin ato nuk do të jenë të mjaftueshme për të ndaluar këtë lloj kërcënimi.
CIA hedh online 13 milionë faqe dokumente. UFO-t, politika dhe projekti Stargate, ndër më interesantët
Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA ka deklasifikuar 13 milionë faqe dokumente të cilat i ka vënë në dispozicion online. Vëzhgimet dhe raportimet për UFO, eksperimente nga programi Stargate, janë disa nga publikimet që kanë ardhur pas kërkesave të shumta dhe detyrimeve që rrjedhin nga liria e informacionit. Arkivi i plotë përbëhet nga 800 mijë dosje. BBC-ja raporton se një nga fragmentet më ta pazakonta është ai që ka të bëjë me projektin Stargate që trajtonte fuqitë psikike dhe perceptimet ekstrasensoriale.
Fotolajm/Presidenti iranian, Hasan Rouhani, inspekton makinat elektrike të prodhimit vendas
“Shthurja”, libri që do të shkaktojë tërmet në Selinë e Shenjtë
"Tërmet" pritet të shkaktojë në Selinë e Shenjtë një libër që do të dalë më 19 janar me titull "Shthurje", në të cilën zbulohet skandali i 200 priftërinjë pedofilë të Kishës Katolike në Itali. Libri mban autorësinë e gazetarit, Emiliano Fitipaldi dhe ekspozon anën e errët të Kishës Katolike, duke përmendur fakte, emrat dhe datat të rasteve të abuzimit seksual të të miturve nga ana e priftërinjve , peshkopëve dhe kardinalëve nga e gjithë bota.
1915 - në malet e Tokës së Shenjtë
Libani, Siria, Palestina, Izraeli dhe Jordania – vendet ku Bibla atribuon historinë e popullit hebre dhe shpalljes së profetëve. në mes të majeve, në një terren të izoluara, rajoni në fjalë përshfaq mistikën e natyrës njësoj si Libri bën me mistikën e krijimit. Fotot e mëposhtme janë realizuar nga Alex Q. Arbuckle i universitetit të Oregonit në vitin 1915, që ishin edhe kohët e fundit të sundimit otomona në këto zona.
Joseph Mengele, "është" ende gjallë
Mbetjet fizike të Josef Mengeles, doktori i mbiquajtur si “Engjëlli i vdekjes” nga të mnijetuarit e Auschwitz, sot përdoren në kurset universitare të mjekësisë ligjore në institutin përkatës të São Paulo në Brazil. Një përfundim ironik për ndihmësin kryesor të Adolf Eichman, dyshja që udhëhoqi në plan teknik genocidin në kampin e Auschwitz.
Ekspertët nuk mund të shpjegojnë një video të UFO-ve të kapur nga një helikopter i marinës
Pas dy vitesh studimi, autoritetet kiliane kanë deklasifikuar dhe publikuar një video nëntë minuta të filmuar nga një helikopter i marinës në vitin 2014 ku shihet një objekt i dyshuar se ka të bëjë me UFO-t. Zyrtarët e marinës e pranuan se nuk mund të shpjegonin nëse ajo që panë ishte avion komercial apo një balonë. Në 11 nëntor 2014 një kapiten i marinës dhe teknik ishin në një mision rutinë përgjatë bregdetit kilian, në perëndim të Santiagos, raporton Huffington Post.
Ka që parashikojnë vdekjen e të famshëmve. Ja kujt i ka rënë lapsi për 2017-ën
Mbretëresha Elizabeth dhe burri i saj Princi Philip, Jimmy Carter, David Rockfeller, George H.W. Bush, apo edhe Bob Dole. Emra të njohur të cilët sipas një faqeje në internet me gjasë do të vdesin në vitin 2017. E çuditshme por ka edhe të këtilla madje me njëfarë suksesi. “Deathlist.net” quhet faqja e cila publikon parashikime të ngjashme në emër të një komiteti ekspertësh. Për vitn 2016 ajo parashikoi me saktësi vdekjen e 12 personave të njohur mes të cilëve, Fidel Castro, apo Muhammad Ali.
Vdekja vjen natën - Duerte i pamëshirshëm
Rodrigo Duerte me siguri që do të lërë gjurmë në historinë e Filipineve. Në qershor 2016 ai mori detyrën e presidentit dhe premtoi luftë të pamëshirshme ndaj narkomanëve. Rezultati i këtij premtimi të mbajtur është 6000 të vrarë nga një fushatë policore me tolerancë zero. Viktimat vriten natën, përdorues apo trafikues, pa proces gjyqësor, duke njoftuar kështu një betejë gati finale.
Djalli, apokalipsi, gjykimi i fundit - ikonografia e Mesjetës së Perëndimit
Djalli, demonët dhe jeta e përtejme. Ja shqetësimet e mëdha të Europës Mesjetare, e cila ka prodhuar një art më vete në këtë drejtim, duke ngulitur në imagjinarin e përgjithshëm modelin viziv të protagonistëve të Ferrit.
