Alternative

Djalli, apokalipsi, gjykimi i fundit - ikonografia e Mesjetës së Perëndimit

Postuar në 30 Dhjetor, 2016 12:11

Djalli, demonët dhe jeta e përtejme. Ja shqetësimet e mëdha të Europës Mesjetare, e cila ka prodhuar një art më vete në këtë drejtim, duke ngulitur në imagjinarin e përgjithshëm modelin viziv të protagonistëve të Ferrit.

Paradë naziste e nxënësve të një shkolle në Tajvan (Video)

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 12:49

Drejtori i një shkolle në Tajvan është dorëhequr pas reagimeve që shkaktoi një paradë e nxënësve të shkollës me temë nazizmin. Fotot dhe videot e publikuara në internet tregojnë nxënësit shkollës të veshur me uniforma naziste, duke tundur pankarta me kryqin nazist, në festimet për 62 vjetorin e hapjes së shkollës.

Gjermania rikthen arin e ruajtur në SHBA dhe Francë

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 12:46

647 ton ar që për arsye historike ishin transferuar jashtë vendit do të kthehet në Gjermani  brenda vitit 2020. DW raporton se sasitë e shufrave të arit ruheshin  në Bankën Qendrore  Amerikan, (FED) dhe Banque de France ku ishin transferuar që prej periudhës së viteve 1950-1960.

Bora në Sahara

Postuar në 22 Dhjetor, 2016 23:33

Fotoja e fundit është publikuar nga NASA dhe trregon zonën e reshjeve në kufirin agjeriano - maroken, ndërsa fotot e tjera janë shpërndarë në Facebook nga Karim Boucheta. 

Siberia, një galeri e të burgosurve të Carit

Postuar në 22 Dhjetor, 2016 14:25

Fotot e mëposhtme janë realizuar nga një punonjës i Kompanisë Telegrafike Amerikane në vitet 1885 në Siberi. George Kennan kishte qenë më parë në Rusi ku kishte mbikëqyrur ndërtimin e një linje telegrafike dhe në ardhjen e dytë ai u përqendrua te të dënuarit e regjimit. Në kthim në SHBA ai publikoi një libër me dy vëllime: Siberia dhe Sistemi i ekzilit. Pamjet të kujtojnë diçka nga përshkrimi i Dostojevksit në librin e tij “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”. 

"Alienët" e oqeanit

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 01:25

Koleksioni fotografik i një peshkatari rus, Roman Fedortsov, ka bërë xhiron e internetit. Ai ka fotografuar disa nga krijesat më të çuditshme në pamje, duke nxitur kureshtjen, por edhe duke na dhënë të kuptojmë sesa shumë gjëra fsheh ende oqeani. 

Meshkujt e '70-ës, modë apo dikush donte të tallej?

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 13:53

Vitet ’70 njihen si vite të ndryshimeve të mëdha. Por po të jetë për modën e meshkujve, apo një pjesë të saj, mund të thuhet se ajo duhet harruar. Disa foto më poshtë paraqesin disa veshje që sot jo vetëm ngjajnë komike, por bashkë me mënyrën e ekspozimit, kombinimin dhe pozimin e modelëve, të bën të mendosh se ke të bësh me ndonjë pararendës të papromovuar të filmave të Jim Carrey. Fotot e me to modelet nuk kanë nevojë për ndonjë koment pasi ato nuk mund të mos i shikosh pa qeshur.

“Marrja në pyetje e Saddam Hussein" (Foto)

Postuar në 18 Dhjetor, 2016 22:15

Një libër plot zbulime që do të përmbysë raportet e të vërtetave që janë thënë mbi Sadam Hussein pritet të publikohet në 27 Dhjetor. Titulli i librit është “Marrja në pyetje e Presidentit" dhe mban autorësinë e ish-hetuesit të CIA-s, Xhon Nikson. Ndër të tjera ai thekson në libër se pas marrjes në pyetje "diktatori brutal Saddam Hussein» përmbysi të gjitha përfundimet mbi të cilat u planifikua pushtimi i Irakut.

Një fëmijë transgjinor në kopertinën e National Geographic (Video)

Postuar në 17 Dhjetor, 2016 10:23

Avery Jackson është personi i parë transgjinor që do të dalë në kopertinën e revistës së famshme National Geographic në janar 2017. Vajza 9 vjeçare nga Kansas rrëfen jetën e saj për revistën e njohur duke thënë se të jesh transseksual, nuk është një zgjedhje, por është diçka që je dhe ti nuk ke pse e fsheh.

Makaronat, një foto- histori e prodhimit

Postuar në 14 Dhjetor, 2016 10:53

Makaronat, apo pasta është një ushqim që I atribuohet italiaëve. Është ndoshta ndër më të njohurit në botë pas picës. Daton në shekullin e 12-të në Siçili dhe lidhet me pushtimin arab, pak shekuj më parë, I cili solli një ushqim të thatë në ishull. Deri në shekullin e 18-të ishte ushqim I të pasurve dhe vetëm industrializimi ndikoi në përhapjen masive. Fotot e mëposhtme janë në fabrika të ndryshme gjatë shekullit të 20-të, vitet 1925 -1955 dhe paraqesin prodhimin e makaronave, prerjen dhe tharjen e tyre. Diçka që kujton në Shqipëri petët apo jufkat siç njihen në Veri. 

 

Pages

Subscribe to RSS - Alternative