Alternative

Ekspertët nuk mund të shpjegojnë një video të UFO-ve të kapur nga një helikopter i marinës

Postuar në 11 Janar, 2017 12:34

Pas dy vitesh studimi, autoritetet kiliane kanë deklasifikuar dhe publikuar një video nëntë minuta të filmuar nga një helikopter i marinës në vitin 2014 ku shihet një objekt i dyshuar se ka të bëjë me UFO-t. Zyrtarët e marinës e pranuan se nuk mund të shpjegonin  nëse ajo që panë ishte avion komercial apo një balonë. Në 11 nëntor  2014 një kapiten i marinës dhe teknik ishin në një mision rutinë përgjatë bregdetit kilian, në perëndim të Santiagos, raporton Huffington Post.

Ka që parashikojnë vdekjen e të famshëmve. Ja kujt i ka rënë lapsi për 2017-ën

Postuar në 08 Janar, 2017 21:42

Mbretëresha Elizabeth dhe burri i saj Princi Philip, Jimmy Carter, David Rockfeller, George H.W. Bush, apo edhe Bob Dole. Emra të njohur të cilët sipas një faqeje në internet me gjasë do të vdesin në vitin 2017. E çuditshme por ka edhe të këtilla madje me njëfarë suksesi. “Deathlist.net” quhet faqja e cila publikon parashikime të ngjashme në emër të një komiteti ekspertësh. Për vitn 2016 ajo parashikoi me saktësi vdekjen e 12 personave të njohur mes të cilëve, Fidel Castro, apo Muhammad Ali.

Vdekja vjen natën - Duerte i pamëshirshëm

Postuar në 06 Janar, 2017 00:02

Rodrigo Duerte me siguri që do të lërë gjurmë në historinë e Filipineve. Në qershor 2016 ai mori detyrën e presidentit dhe premtoi luftë të pamëshirshme ndaj narkomanëve. Rezultati i këtij premtimi të mbajtur është 6000 të vrarë nga një fushatë policore me tolerancë zero. Viktimat vriten natën, përdorues apo trafikues, pa proces gjyqësor, duke njoftuar kështu një betejë gati finale.

Djalli, apokalipsi, gjykimi i fundit - ikonografia e Mesjetës së Perëndimit

Postuar në 30 Dhjetor, 2016 12:11

Djalli, demonët dhe jeta e përtejme. Ja shqetësimet e mëdha të Europës Mesjetare, e cila ka prodhuar një art më vete në këtë drejtim, duke ngulitur në imagjinarin e përgjithshëm modelin viziv të protagonistëve të Ferrit.

Paradë naziste e nxënësve të një shkolle në Tajvan (Video)

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 12:49

Drejtori i një shkolle në Tajvan është dorëhequr pas reagimeve që shkaktoi një paradë e nxënësve të shkollës me temë nazizmin. Fotot dhe videot e publikuara në internet tregojnë nxënësit shkollës të veshur me uniforma naziste, duke tundur pankarta me kryqin nazist, në festimet për 62 vjetorin e hapjes së shkollës.

Gjermania rikthen arin e ruajtur në SHBA dhe Francë

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 12:46

647 ton ar që për arsye historike ishin transferuar jashtë vendit do të kthehet në Gjermani  brenda vitit 2020. DW raporton se sasitë e shufrave të arit ruheshin  në Bankën Qendrore  Amerikan, (FED) dhe Banque de France ku ishin transferuar që prej periudhës së viteve 1950-1960.

Bora në Sahara

Postuar në 22 Dhjetor, 2016 23:33

Fotoja e fundit është publikuar nga NASA dhe trregon zonën e reshjeve në kufirin agjeriano - maroken, ndërsa fotot e tjera janë shpërndarë në Facebook nga Karim Boucheta. 

Siberia, një galeri e të burgosurve të Carit

Postuar në 22 Dhjetor, 2016 14:25

Fotot e mëposhtme janë realizuar nga një punonjës i Kompanisë Telegrafike Amerikane në vitet 1885 në Siberi. George Kennan kishte qenë më parë në Rusi ku kishte mbikëqyrur ndërtimin e një linje telegrafike dhe në ardhjen e dytë ai u përqendrua te të dënuarit e regjimit. Në kthim në SHBA ai publikoi një libër me dy vëllime: Siberia dhe Sistemi i ekzilit. Pamjet të kujtojnë diçka nga përshkrimi i Dostojevksit në librin e tij “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”. 

"Alienët" e oqeanit

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 01:25

Koleksioni fotografik i një peshkatari rus, Roman Fedortsov, ka bërë xhiron e internetit. Ai ka fotografuar disa nga krijesat më të çuditshme në pamje, duke nxitur kureshtjen, por edhe duke na dhënë të kuptojmë sesa shumë gjëra fsheh ende oqeani. 

Meshkujt e '70-ës, modë apo dikush donte të tallej?

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 13:53

Vitet ’70 njihen si vite të ndryshimeve të mëdha. Por po të jetë për modën e meshkujve, apo një pjesë të saj, mund të thuhet se ajo duhet harruar. Disa foto më poshtë paraqesin disa veshje që sot jo vetëm ngjajnë komike, por bashkë me mënyrën e ekspozimit, kombinimin dhe pozimin e modelëve, të bën të mendosh se ke të bësh me ndonjë pararendës të papromovuar të filmave të Jim Carrey. Fotot e me to modelet nuk kanë nevojë për ndonjë koment pasi ato nuk mund të mos i shikosh pa qeshur.

Pages

Subscribe to RSS - Alternative