zelanda e re

Anulohen politikat antiduhan në Zelandën e Re

Postuar në 24 Nëntor, 2023 19:27

Qeveria e re në Zelandën e re ka sinjalizuar se mund të anulojë politikat kundër duhanit, të miratuara gjatë administratës së mëparshme.

Zelanda e Re ndalon duhanin për brezat e ardhshëm

Postuar në 09 Dhjetor, 2021 19:53

Zelanda e Re synon të krijojë një gjeneratë që nuk pi duhan. Qeveria bëri të ditur planin e ri, sipas të cilit mosha e atyre që lejohen të blejnë cigare do të shkojë duke u rritur vit pas viti. Aktualisht, Zelanda e Re e ndalon shitjen e duhanit për moshat nën 18 vjeç. Por duke nisur nga viti 2027, mosha e lejuar do të fillojë të rritet.

Krahas kësaj, do të kufizohen hapësirat ku shiten cigare si edhe do lejohet shitja vetëm e atyre që kanë nivel të ulët nikotine.

Raportohet vdekja e parë e shkaktuar nga vaksina Pfizer në Zelandën e Re

Postuar në 30 Gusht, 2021 08:31

Zelanda e Re ka raportuar vdekjen e parë të lidhur me vaksinën Pfizer. Viktima është një grua, e cila ka ndërruar jetë për shkak të një inflamacioni në muskulin e zemrës.

“Hapni këmbët që t’i shpëtoni virusit” (VIDEO)

Postuar në 23 Gusht, 2021 12:38

Numri në rritje i rasteve të koronavirusit po e detyron Zelandën e Re t’u kthehet masave kufizuese.

Mes tyre edhe distancimi social. Ministri i posaçëm për situatën e Covid-19, Chris Hipkins, iu drejtua neozelandezëve me apelin për të respektuar distancën sociale, në një mënyrë të pazakontë: duke hapur këmbët kur dalin në ambiente të hapura.   

"Mund të jetë një sfidë për njerëzit në zonat me densitet të lartë të dalin jashtë dhe të hapin këmbët kur janë të rrethuar nga njerëz të tjerë", tha ai.

Një rast i dyshuar i variantit Delta rikthen Zelandën e Re në karantinë

Postuar në 17 Gusht, 2021 14:18

Zelanda e Re i rikthehet karantinës, pas zbulimit të një rasti me Covid-19. Vendi hyn në nivelin 4 të alarmit 4 - niveli më i lartë i bllokimit - për të paktën tre ditë duke filluar nga mesnata e së martës. Ndërkohë në rajonet e Auckland dhe Coromandel, karantina do të zgjasë nga katër deri në shtatë ditë.

Mendohet se rasti në fjalë i përket variantit Delta.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se karantina mbetet i vetmi mjet për  të kundërshtuar efektet e përhapjes së variantit të ri.

Zelanda e Re, streha e fundit e pasanikëve

Postuar në 08 Gusht, 2021 12:17

Larry Page, bashkëthemeluesi i Google dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, ka tashmë pasaportën e Zelandës së Re. Page ka fituar të drejtën për të jetuar në Zelandën e Re, falë një programi qeveritar që u jep të tillë investitorëve të pasur. Aplikantëve u kërkohet të investojnë të paktën 10 milionë dollarë neozelandezë në vend për tre vjet. Page hyri në Zelandën e Re në janar, kur kufijtë e tij ishin akoma të mbyllur për shkak të Covid-19, raporton BBC.

Çarje 30 km - 2m e thellë, 10 m e gjerë - nga tërmeti në Zelandën e Re(video)

Postuar në 21 Nëntor, 2016 11:03

Tërmeti 7.8 ballë në qytetin e Kaikouras ka shkakaktuar një çarje prej 30 km të gjatë, që i shtohet zhvendosjes së bregdetit dhe ngritjes me 2 m të tij në disa zona.

Stinë tërmetesh, Zelanda e Re goditet nga lëkundje me magnitudë 7.1 ballë

Postuar në 01 Shtator, 2016 21:45

Një tjetër vend goditet nga tërmeti. Zelanda e Re është lëkundur sot nga një tërmet me magnitudë 7.1 ballë i shkallës Rihter epiqendra e të cilit ishte një rajon 169 km në verilindje të Gisborne. Tërmeti ndodhi në thellësi 19.1 milje.

Fëmijë me Fëmijëri – larg pajisjeve elektronike

Postuar në 16 Prill, 2016 13:21

Celularë, smartphone, tableta, televizion. Këto mjete po kthehen në portal për fëmijët në njohjen e botës. Teknologjia po formëson kuptimin për gjërat në një brez që rritet bashkë me të, por gjithnjë me defiçencën e madhe të emocioneve të vërteta që fëmija merr nga lojërat në natyrë, në diell, në baltë, në ujë, jashtë inkubatorit që ofron koha e sotme. Niki Boon, një fizioterapiste nga Zelanda e Re ka menduar të shmangë këtë kufizim që u bëhet fëmijëve, duke i lënë fëmijët e saj të shijojnë natyrën, pa të cilën fëmijët nuk kund të kenë fëmijëri. Pa pajisje elektronike, si dikur.

Subscribe to RSS - zelanda e re