Zelanda e Re, streha e fundit e pasanikëve

Postuar në 08 Gusht, 2021 12:17

Larry Page, bashkëthemeluesi i Google dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, ka tashmë pasaportën e Zelandës së Re. Page ka fituar të drejtën për të jetuar në Zelandën e Re, falë një programi qeveritar që u jep të tillë investitorëve të pasur. Aplikantëve u kërkohet të investojnë të paktën 10 milionë dollarë neozelandezë në vend për tre vjet. Page hyri në Zelandën e Re në janar, kur kufijtë e tij ishin akoma të mbyllur për shkak të Covid-19, raporton BBC.

Në janar të këtij viti, miliarderi amerikan u lejua në Zelandën e Re në mënyrë që djali i tij të evakuohej nga Fixhi për shkak të një urgjence mjekësore, konfirmoi qeveria të enjten. Kërkesa e tij për leje qëndrimi u miratua në shkurt. Kritikat për këtë vendim të qeverisë nuk kanë munguar.  

Page është një nga njerëzit më të pasur në botë me një pasuri prej më shumë se 116 miliardë dollarë. Ai dha dorëheqjen si shef ekzekutiv i kompanisë mëmë “Google Alphabet” në 2019, por mbetet anëtar bordi dhe aksioner me peshë.

Edhe miliarderë të tjerë të teknologjisë e kanë parë me interes të veçantë kohët e fundit Zelandën e Re.

Peter Thiel, bashkëthemelues i Paypal dhe investitor i hershëm në Facebook, e ka cilësuar Zelandën e Re si e ardhmja dhe është bërë qytetar i saj në vitin 2011. Që nga ajo kohë, ai ka investuar shumë në vend.

Rreth 10 000 km nga kontinenti amerikan, Zelanda e Re po shihet vitet e fundit si vendi me gjasat më të mëdha për të përballuar ndryshimin e klimës.

Në një studim të publikuar muajin e kaluar, studiuesit në Institutin Global të Qëndrueshmërisë me qendër në Britani e cilësuan Zelandën e Re si vendi më i mirë për t’i mbijetuar kolapsit të civilizimit global, kjo për shkak edhe të lartësisë mbi nivelin e detit, falë të cilës mund të përballojë ngritjen e nivelit të ujit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.