“Hapni këmbët që t’i shpëtoni virusit” (VIDEO)

Postuar në 23 Gusht, 2021 12:38

Numri në rritje i rasteve të koronavirusit po e detyron Zelandën e Re t’u kthehet masave kufizuese.

Mes tyre edhe distancimi social. Ministri i posaçëm për situatën e Covid-19, Chris Hipkins, iu drejtua neozelandezëve me apelin për të respektuar distancën sociale, në një mënyrë të pazakontë: duke hapur këmbët kur dalin në ambiente të hapura.   

"Mund të jetë një sfidë për njerëzit në zonat me densitet të lartë të dalin jashtë dhe të hapin këmbët kur janë të rrethuar nga njerëz të tjerë", tha ai.

Deklarata nuk kaloi pa ngritje vetullash në momentin që u bë dhe shumë komente dhe humor më pas në rrjetet sociale.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.