Anulohen politikat antiduhan në Zelandën e Re

Postuar në 24 Nëntor, 2023 19:27

Qeveria e re në Zelandën e re ka sinjalizuar se mund të anulojë politikat kundër duhanit, të miratuara gjatë administratës së mëparshme. Laburisët, të cilët mbanin deri tani pushtetin, kishin miratuar një ligj, sipas të cilit që nga viti 2027, shitja e duhanit do të bëhej e paligjshme për çdo person të lindur pas vitit 2008. I njëjti ligj parashikonte reduktimin ndjeshëm të pikave të shitjes me pakicë të duhanit, duke filluar nga viti 2024 dhe synonte 'de-nikotizimin' e cigareve. Por ardhja në pushtet e koalicionit të udhëhequr nga Partia Kombëtare, e cila mundi Partinë Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme muajin e kaluar, pritet t’i shfuqizojë këto ndryshime deri në mars.

Anulimi i ndryshimeve ligjore u bë nga partia e Parë e Zelandës së Re, e cila ka dalë në mbështetje të "aksesit të përshtatshëm për moshën në nikotinë", duke argumentuar se kimikati që krijon varësi është përgjithësisht po aq i sigurt sa kafeina kur konsumohet nga të rriturit. Vendimi i qeverisë së re është dënuar nga Koalicioni Shëndetësor i vendit Aotearoa (HCA), i cili tha se shfuqizimi i legjislacionit kundër duhanit do të kushtonte mijëra jetë. Popullata maori, e cila ka normat më të larta të duhanpirjes (19%), do të preket direkt. 

Kjo është një humbje e madhe për shëndetin publik dhe një fitore e madhe për industrinë e duhanit – fitimet e së cilës do të rriten në kurriz të jetëve të njerëzve”, tha bashkëkryetari i HCA, profesor Boyd Swinburn.

Sipas një studimi që ka kryer koalicioni që ai drejton, ligji i ri kundër duhanit do t'i kishte kursyer Zelandës së Re 790 milionë dollarë përgjatë 20 viteve të ardhshme nëse do të zbatohej plotësisht dhe do të kishte ulur normat e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet me 22% për gratë dhe 9. % për burrat. Rregulla më të ashpra kundër duhanit kanë nisur të zbatojnë edhe vende të tjera, si Malajzia dhe Singapori. Në Britani, kryeministri Rishi Sunak sinjalizoi muajin e kaluar se qeveria e tij do të ndalojë shitjet e cigareve për të gjithë të lindurit pas 1 janarit 2009, në mënyrë që të krijohet gjenerata e parë pa duhan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.