Një rast i dyshuar i variantit Delta rikthen Zelandën e Re në karantinë

Postuar në 17 Gusht, 2021 14:18

Zelanda e Re i rikthehet karantinës, pas zbulimit të një rasti me Covid-19. Vendi hyn në nivelin 4 të alarmit 4 - niveli më i lartë i bllokimit - për të paktën tre ditë duke filluar nga mesnata e së martës. Ndërkohë në rajonet e Auckland dhe Coromandel, karantina do të zgjasë nga katër deri në shtatë ditë.

Mendohet se rasti në fjalë i përket variantit Delta.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se karantina mbetet i vetmi mjet për  të kundërshtuar efektet e përhapjes së variantit të ri.

Niveli i katërt i alarmit, i pari në Zelandën e Re prej më shumë se një viti, parashikon qëndrimin në shtëpi, nga e cila qytetarët mund të largohen vetëm për të blerë ushqim apo ilaçe.

Rasti në fjalë është një burrë 58-vjeçar i cili ka kryer një udhëtim brenda vendit.

Deri tani, në Zelandën e Re janë vaksinuar me të dy dozat 22% e qytetarëve mbi 16 vjeç.  

Zelanda e Re është një nga vendet që e ka përballuar më mirë pandeminë deri tani. Qeveria ka ende në fuqi një seri paketash mbështetëse financiare që mbulojnë pagat për bizneset e mbyllura me urdhër dhe pagën e punonjësve që nuk janë në gjendje të punojnë nëse përjetojnë simptoma ose janë të detyruartë izolohen. Ministri i Financave, Grant Robertson, i cituar nga The Guardian, thotë se “nga përvoja e fundit u mësua se përgjigja më e mirë ekonomike vazhdon të jetë një përgjigje e fortë shëndetësore".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.