Turqia

SHBA e gatshme të konsiderojë kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e Fetyllah Gulen. Por kërkon prova...

Postuar në 17 Korrik, 2016 12:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin në konsideratë kërkesën e Turqisë për largimin nga vendi të Fetyllah Gulen, nëse Ankaraja zyrtare do të paraqesë prova legjitime për akuzat që bën. Gjatë një konference për shtyp nga Luksemburgu ku ndodhet për një vizitë, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi se duhen prova në mënyrë që SHBA të gjykojë mbi një kërkesë për Gulenin. Më herët, presidenti turk, Erdogan, deklaroi se "nëse jemi partnerë strategjikë, atëherë duhet të kryhet ekstradimi i një terroristi". 

 

SHBA paralajmëron Turqinë rreth insinuatave për përfshirjen e Washingtonit në grushtin e shtetit

Postuar në 17 Korrik, 2016 09:47

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas insinuatave të ministrit turk të Punës, se pas grushtit të dështuar të shtetit, qëndron Washingtoni. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cilësoi këto insinuata si false dhe të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Por ndoshta një krizë diplomatike mes dy vendeve është duke u aktualizuar, pas deklaratave të zyrtarëve turq, se kush mbështet Fetyllah Gulenin, është në luftë me Turqinë. Ky i fundit është rezident në ShBA prej 15 vitesh dhe së fundmi kërkohet nga Ankaraja zyrtare si përgjegjës për grushtin e shtetit.

Ministri turk i Punës: Grushti i shtetit i organizuar nga Washingtoni

Postuar në 16 Korrik, 2016 21:07

Ankaraja zyrtare ka nisur  menaxhimin e situatës post-grushtit të shtetit, mbi të cilin janë ngritur dyshime të shumta. Presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrestimin e Fetullah Gulen, që akuzohet se qëndron pas përpjekjes për grusht shteti. Ndërkohë ministri turk i Punës, Süleyman Soylu, ka deklaruar në Haberturk  Tv, se “pas grushtit të shtetit qëndron Washingtoni”. Skenar që hap të tjera interpretime, sidomos pas pajtimit të Erdogan me Putin. 

Teatër apo grusht shteti?!

Postuar në 16 Korrik, 2016 18:18

Një version të ndryshëm për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi jep gazetari i “Politiko” Ryan Heath, duke iu referuar një burimi turk që bën fjalë për  një operacion të manipuluar nga vetë Erdogan. Ai postoi në Twiter se situata i ngjan " më shumë një teatri sesa një grushti shteti."

Postimi:

Erdogan mbetet në fuqi

Postuar në 16 Korrik, 2016 10:03

Situata në Turqi ka kthyer në favor të ruajtjes së institucioneve dhe qeverisë së Yildirim. Me pak fjalë, aktualisht duket se Erdogan ka triumfuar dhe qëndron në pushtet. Por mediat ndërkombëtare raportojnë se situata mbetet konfuze. Vetë presidenti turk ka cilësuar përpjekjen si një akt tradhëtie duke shtuar se “ushtria duhet spastruar”. Janë arrestuar 1563 ushtarë, pati 1000 të plagosur dhe 90 të vrarë. Bilanci i një nate të vetme. Dorëzimi i ushtarëve duke dalë nga tanket në urën e Bosforit u filmuan live.

Erdogan flet nga Stambolli, goditet parlamenti(video)

Postuar në 16 Korrik, 2016 04:06

Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka folur nga Stambolli, në aeroportin e të cilit është pritur nga një turmë njerëzish. Ai ka folur për tradhëti të një pakice ushtarakësh, ka premtuar se do të fitojë mbi ata që kanë organizuar grushtin e shtetit dhe ka bërë thirrje që njerëzit të dalin dhe të kundërshtojnë këtë strukturë ilegale. Nga sa është raportuar deri më tani, Erdogan ka akuzuar edhe Gulenin për mbështetjen e grushtit, ndonëse ky i fundit e ka dënuar atë që po ndodh. Në terren ngjarjet paraqiten kaotike: parlamenti është goditur nga ajri dhe 12 persona janë plagosur.

Grusht shteti nga nivelet më të larta të ushtrisë. Reagime të kujdesshme nga drejtuesit ndërkombëtarë. Tirana deklarohet pro Erdoganit

Postuar në 16 Korrik, 2016 00:24

Në Turqi po ndodh një grusht shteti dhe ky është ndoshta i vetmi lajm i sigurtë. Se kush qëndron pas tij, dinamika dhe kush po fiton, mbetet ende e paqartë. Kjo ka kushtëzuar edhe qëndrimet zyrtare nga qendrat e ndryshme politike. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, që ndodhet në Moskë, ka deklaruar se “nuk kam detaje të situatës që po ndodh në Turqi, ndaj edhe do të ishte e papërshtatshme që të komentoja”. Më tej Kerry ka shtuar se shpreson që një aleat si Turqia të mbetet në paqe.

Konçesionet e dhëna për Turqinë në Vjosë, për Edi Ramën rëndësi kanë vetëm paratë

Postuar në 07 Korrik, 2016 10:25

Rreziku i shkatërrimit të lumit Vjosa përmes projektit të Poçemit është sjellë në qendër të vëmendjes së Parlamentit dhe Komisionit Europian gjatë konferencs të  organizuar nga zëvendëspresidentja e grupimit të gjelbër të Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek me titull “Lumenjtë e Ballkanit, një trashëgimi natyrore europiane në rrezik .

Turqia dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshjen e riafrimit. Telavivi hap territorin e vet për ndihmën humanitare turke në Gaza

Postuar në 27 Qershor, 2016 13:33

Izraeli dhe Turqia kanë njoftuar firmosjen e një marrëveshjeje riafrimi mes tyre që i jep fund krizës në marrëdhëniet diplomatike, provokuar që nga maji i vitit 2010 kur një njësi e forcave speciale izraelite vrau shtetas turq në një anije në Gaza. Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu e cilësoi marrëveshjen “të një rëndësie strategjike”. “Lindja e Mesme është në destabilitet. Politika ime është krijimi i ishujve të stabilitetit me fqinjët tanë më të afërt”, tha Netanyahu nga Roma.

Neoshqiptarizma, një model i huazuar

Postuar në 10 Qershor, 2016 12:59

Ndër intelektualët më në zë të viteve ’20-’30 të shekullit të kaluar, Branko Merxhani, mbetet akoma një figurë plot të panjohura. Enigmatik ishte edhe për bashkëkohësit, të cilët hamendësonin për prejardhjen e tij familjare pa treguar ndonjë të dhënë të sigurt. Edhe krijimtarinë e tij nuk e kemi të plotë në duar. Vëllimi "Vepra" përmban publicistikën e tij në shqip të viteve ’20-’30, por asgjë të botuar përpara ose pas kësaj periudhe që ka interes për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Pages

Subscribe to RSS - Turqia