Konçesionet e dhëna për Turqinë në Vjosë, për Edi Ramën rëndësi kanë vetëm paratë

Postuar në 07 Korrik, 2016 10:25

Rreziku i shkatërrimit të lumit Vjosa përmes projektit të Poçemit është sjellë në qendër të vëmendjes së Parlamentit dhe Komisionit Europian gjatë konferencs të  organizuar nga zëvendëspresidentja e grupimit të gjelbër të Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek me titull “Lumenjtë e Ballkanit, një trashëgimi natyrore europiane në rrezik . Pas një amendamenti të veçantë në rezolutën e Knut Fleckenstein të 14 prillit 2016 për mbrojtjen e Vjosës si park kombëtar, ndërhyrjes së eurodeputetes Ulrike Lunaçek në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian dhe pranë autoriteteve shqiptare pas lundrimit që vetë Lunaçek ka kryer mbi lumin Vjosa, ku është njohur me vlerat e mëdha të biodiversitetit,  ekoturizmit dhe historisë së zonës përreth lumit, këtë rradhë rreziku i shkatërrimit të Vjosës i paraqitet si shqetësim i veçantë edhe Komisionit Europian:

“Eshtë e rëndësishme të bindim qeverinë shqiptare, që i gjithë lumi Vjosa mund të ruhet pa ndërtuar hidrocentrale dhe se Shqipëria mund të ketë energjine e nevojshme edhe pa këto hidrocentrale. Ka alternativa të tjera, ka zgjidhje të tjera. Ka kaq shumë persona që dëshirojnë të bëjnë kajak dhe shëtitje në ato dy kiometra përgjatë Vjosës me një ujë të një cilësia shumë të lartë. Vullneti politik duhet të vijë nga nivele të ndryshme, nga Komisioni Europian që është prezent kêtu dhe nga shtetet anëtare. Por problemi që kemi shtruar në rastin e Vjosës, është që konçesioni i është dhënë Turqisë. Turqia nuk është shtet anëntar. Ne kërkojmë studim shkencor nga ekspertë të pavarur për impaktin mjedisor që ka ky projekt në përputhje me standartet europiane. Ne frikësohemi që studimi që pritet të bëhet nga pala turke brenda dhjetë muajsh nuk do të jetë një studim thelbësor në përputje me rregullat europiane që Shqipëria duhet të përmbushë gjatë negociatave të anëtarësimit”-theksoi Lunaçek.

Drejtori ekzekutiv i River ëatch, Ulrich Eichelmann ka thënë në konferencë, se në takimin që është zhvilluar me kryeministrin Rama, ajo që ka rëndësi për këtë të fundit janë paratë që sjellin investimet. Për Ulrike Lunaçek duhet evituar që tani, që Shqipëria të paguajë në të ardhmen pasoja e shkatërrimit të lumit Vjosa për brezat e arshshëm raporton Abc News.

“Nëse ka shkatërrim tani, kjo do t’i kushtojë shtrenjë Shqipërisë më vonë, pasi edhe nëse do ketë përpjekje në të ardhmen për rehabilitimin e lumit, biodiversiteti do jetë zhdukur. Pra, është e rëndësishme të parandalohet tani dhe jo në të ardhmen. Zgjidhja për vendin është një masterplan energjitik për të parë, se për sa energji Shqipëria ka nevojë dhe tcila është alternativa më e mirë për të mbuluar nevojat në energji. Duhet të shihet se ç’mund të bëhen në lumin Vjosa dhe zona të tjera të Shqipërisë për të promovuar ekoturizmin.Në vendin tim, Austrinë, ku ka shumë lumenj dhe male të bukura, edhe pse nuk ka diell si Shqipëria, 8% e hoteleve frekuentohen nga turistë që qëndrojnë në parqe kombëtare dhe zona ekoturizmi"-shtoi më tej Lunaçek.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.