Turqia dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshjen e riafrimit. Telavivi hap territorin e vet për ndihmën humanitare turke në Gaza

Postuar në 27 Qershor, 2016 13:33

Izraeli dhe Turqia kanë njoftuar firmosjen e një marrëveshjeje riafrimi mes tyre që i jep fund krizës në marrëdhëniet diplomatike, provokuar që nga maji i vitit 2010 kur një njësi e forcave speciale izraelite vrau shtetas turq në një anije në Gaza. Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu e cilësoi marrëveshjen “të një rëndësie strategjike”. “Lindja e Mesme është në destabilitet. Politika ime është krijimi i ishujve të stabilitetit me fqinjët tanë më të afërt”, tha Netanyahu nga Roma. Sipas tij, bllokada detare mbi Gazën do të qëndrojë në fuqi me synim që të mos lejojë Hamasin të përforcojë pozicionet. Por ndihma turke për palestinezët në Gaza do të lejohet të kalojë nga territori izraelit.

Nga ana e vet, kryeministri turk, Binali Yildirim, ka deklaruar në një konferencë për shtyp në Ankara, se Izraeli ka rënë dakord të paguajë 20 milionë dollarë të dëmtuarve nga sulmi i vitit 2010 dhe ka shtuar se anija e parë e ndihmës humanitare turke për Gazan kryhet që këtë të premte. Një ndëmrjetës në arritjen e marrëveshjes ka qenë zv.presidenti amerikan, Joe Biden, të cilin Netanyahu shfrytëzoi rastin ta falenderonte.

 

http://www.haaretz.com/israel-news/1.727369

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.