siberi

Akullnajat e përgjakura të Siberisë, tregues i ndryshimit klimatik

Postuar në 09 Gusht, 2023 13:56

Skuqja e akullnajave në Siberi nuk është fenomen i rrallë. Algat e kuqe i mbulojnë çdo vit akullnajat në malet Altai, në kufijtë mes Rusisë, Kazakistanit dhe Mongolisë. Por këtë vit, fenomeni ka përmasa më të mëdha se çdo herë tjetër, çka rrit shqetësimin se ritmi i shkrirjes po përshpejtohet.

46 mijë vjet mes jetës dhe vdekjes

Postuar në 30 Korrik, 2023 00:20

Një krimb i 46 000 viteve më parë është rikthyer në jetë nga shkencëtarët. Gjallesa i përket kohës së mamuthëve dhe ka mbijetuar 40 metër nën sipërfaqen e ngrirë të Siberisë.

Mbijetesa e kësaj specieje është bërë e mundur falë një gjendjeje që njihet si kriptobiosis.

Organizmat që hyjnë në këtë gjendje mund t’i rezistojnë mungesës totale të ujit apo oksigjenit si edhe temperaturave të ulëta apo mjediseve me përqëndrim të lartë kripe.

Ato mbeten në një gjendje mes jetës dhe vdekjes. Gjatë kësaj gjendjeje, ritmi i tyre metabolik ulet në nivele pothuajse zero.

"Bomba me sahat", studimi ngre alarmin për depozitat e metanit në Siberi

Postuar në 16 Gusht, 2021 19:25

Depozitat e metanit në Siberi janë cilësuar prej kohësh nga shkencëtarët si “bomba me sahat” për planetin. Rritja e temperaturave në Arktik mund t’i çlirojë këto gaze serë, që do të ndryshonin shumë ekuilibra tashmë të brishtë të klimës.   

Imazhet satelitore të marra mbi Siberinë veriore tregojnë se sipërfaqe të mëdha guri gëlqeror që më parë ishin bllokuar nën permafrost po shfaqen dhe po shkrijnë. Studimi është botuar në revistën "Proceedings of the National Academy of Sciences".

Sparta "del në dritë" pas 28 000 vjetësh nën akullin e Siberisë

Postuar në 08 Gusht, 2021 16:37

Një këlysh luani 28 000 vjeçar është gjetur në vitin 2018, shtatë metra nën tokë në një tunel të ngrirë në Arktikun Siberian.

Në atë kohë, zbulimi u bë nga Pavel Efimov, i cili e referoi gjetjen në Akademinë Ruse të Shkencave në Yakutsk. Një ekip studiuesish u dërgua menjëherë për kërkime më të thelluara në Belaya Gora, në bregun e lumit Indigirka. Ajo që gjetën atje ishte një nga kafshët e ruajtura më mirë që nga Epoka e Akullnajave. I vogli i luanit kishte ende të paprekura dhëmbët, lëkurën, kthetrat dhe madje edhe mustaqet.

42 mijë vjet nën akull, mëzi "siberian" ka të konservuar gjakun në formë likuidi

Postuar në 17 Prill, 2019 16:17

Shkencëtarët rusë kanë patur fatin të nxjerrin gjak në formë likuide nga një mëz i ngrirë që mendohet se ka jetuar  para 42 mijë vjetësh, në atë që është sot Siberia. Trupi i ngrirë u gjet në një krater të quajtur Batagaika në Republikën e Sakhas dhe mendohet se bën pjesë në variantin Lenskaya që është zhdukur rreth 4 mijë vjet më parë. Shkencëtarët po mendojnë të klonojnë ADN-në e mëzit për të risjellë në jetë një specie që është zhdukur, një ll

Siberi, toka po kthehet në trampolinë mbi flluska metani

Postuar në 25 Korrik, 2016 14:33

Para një viti bëri bujë në media një dukuri e vëzhguar në Siberi: disa vrima të mëdha të krijuara rishtas. Nga studimet e deritanishme, ideja qendrore pas tyre është se ato janë krijuar si pasojë e çlirimit të metanit, i ndodhur nën tokë. Ngrohja globale ka sjellë sipas disa shkencëtarëve edhe shkrirjen e shtresave që shërbejnë si kapsula për metanin në Siberi, që ka gjetur rrugën për të shpërthyer jashtë. Kjo është shqetësuese, pasi i hap rrugë deduksionit se çfarë do të ndodhë nëse gropa të tilla krijohen në masë, duke u kthyer në puse natyrale të cllirimit të gazit?

Zbulohen viruse gjigandë dhe kompleksë në akujt e Siberisë

Postuar në 09 Shtator, 2015 03:50

Ngrohja globale mund të sjellë të papritura për njeriun, përveç atyre që përmenden zakonisht. Një nga këto surpriza që mund të rezultojë katastrofike, është riaktivizimi i viruseve të "burgosura" për mijëra vjet në akujt që tani po shkrijnë. Kështu raportohet se vitin e kaluar, në Kolima, në rajonin e Magadan në Siberi, u zbulua, disa qindra metra nën tokë një virus me moshë 30 mijë vjet. U quajt Mollivirus Sibericum dhe konsiderohet si një virus gjigand, me përmasë 0.6 mikron.

Subscribe to RSS - siberi