Akullnajat e përgjakura të Siberisë, tregues i ndryshimit klimatik

Postuar në 09 Gusht, 2023 13:56

Skuqja e akullnajave në Siberi nuk është fenomen i rrallë. Algat e kuqe i mbulojnë çdo vit akullnajat në malet Altai, në kufijtë mes Rusisë, Kazakistanit dhe Mongolisë. Por këtë vit, fenomeni ka përmasa më të mëdha se çdo herë tjetër, çka rrit shqetësimin se ritmi i shkrirjes po përshpejtohet.

"Një fenomen i tillë në shkallë të gjerë nuk është vërejtur në më shumë se 10 vjet," thotë për Moskow Times Alexander Yerofeyev, kreu i Laboratorit të Glacioklimatologjisë në Tomsk State University.

Në faqen e universitetit në YouTube, pamjet e akullnajës Vodopadny tregojnë fenomenin e borës së përgjakur.

Një mostër e algave të kuqe të mbledhura nga akullnaja u dërgua për analiza në institutin e biologjisë të TSU. Yerofeyev hodhi hipotezën se mostrat janë me gjasë algat Chlamydomonas invalis, të cilat dihet se i japin borës një pigmentim të kuq, duke errësuar sipërfaqen e një akullnaje dhe duke kontribuar përshpejtimin e shkrirjes së akullit.

Shkrirja e akullnajave do të kontribuonte më tej në humbjen e vazhdueshme të akullit në grupin e akullnajave të njohura si Aktru, pjesë e të cilave është edhe akullnaja Vodopadny. Një nga akullnajat e grupit, Leviy Aktru, ka humbur më shumë se 25% të masës së saj gjatë 60 viteve të fundit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.