Alternative

Zuckerberg zgjedh Hawain për strehimin e vet antibërthamor

Postuar në 01 Janar, 2024 23:42

Kauai, njëri prej ishujve të Havait, është parajsa e re për ata që duan t’i largohen metropoleve të mëdha.

Qyteti ka 73 mijë banorë, shumica vendas. Ndërsa të ardhurit, kryesisht kinezë, japonezë, filipinas dhe portorikanë  janë vendosur aty në shekullin XIX si punonjës në plantacionet e kallamit të sheqerit.

Kohët e fundit, nëpër qytet flitet për një kompleks që po ndërtohet nga themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg.

Akullnajat e përgjakura të Siberisë, tregues i ndryshimit klimatik

Postuar në 09 Gusht, 2023 13:56

Skuqja e akullnajave në Siberi nuk është fenomen i rrallë. Algat e kuqe i mbulojnë çdo vit akullnajat në malet Altai, në kufijtë mes Rusisë, Kazakistanit dhe Mongolisë. Por këtë vit, fenomeni ka përmasa më të mëdha se çdo herë tjetër, çka rrit shqetësimin se ritmi i shkrirjes po përshpejtohet.

Papagajtë mësojnë 'video call'

Postuar në 11 Korrik, 2023 11:05

Një eksperiment i kryer me papagajtë tregoi se ata përshtaten shumë shpejt me bisedat përmes thirrjeve me video. Studiuesit nga Universiteti Northeastern, Universiteti i Glasgow dhe MIT I paraqitën konkluzionet e këtij studimi në Proceedings of the 2023 CHI Conference on Human Factors in Computing Systems.

Motori i ndihmës së shpejtë zëvendëson ambulancën

Postuar në 09 Korrik, 2023 17:35

Në Turqi, ndihma e parë në raste aksidentesh do të jepet nga personel mjekësor që mbërrin në vendngjarje me motor. Motoçikletat kanë zënë vendin e autoambulancave, veçanërisht në zonat ku bllokimi i trafikut është i shpeshtë.

Rreth 60 të tilla u vunë në shërbim të qytetarëve në të gjithë vendin, duke asistuar rreth 500 të tillë.

Motoambulancat kanë një ndihmës mjekësor dhe një teknik të urgjencës mjekësore, të cilët i japin pacientit ndihmën e parë. Motoçikletat-ambulancë kanë pothuajse të gjitha pajisjet e disponueshme.

Festat diskrete që ndryshuan Lubjanën dhe gjithë Jugosllavinë

Postuar në 03 Janar, 2022 16:00

Në vitin 1984, K4 Club ishte një vend që nuk binte në sy, në një nga rrugët e betonizuara të Lubjanës. Por ndërsa lokali dukej i padëmshëm nëse e shihje nga rruga, muret e brendshme ishin plot me postera homoerotikë: burra që bënin seks oral, me veshje fetish dhe me mustaqe të stilit "Tom-of-Finland". Nëse ndiqje muzikën elektronike që kumbonte nga muret - vonë të shtunave në mbrëmje - do të gjendeshe në mes të festës famëkeqe Magnus Gay dhe një turmë homoseksualësh që kërcenin: disa me eufori, disa me hezitim.

18.9 milionë dollarë për një monedhë të rrallë të Depresionit të Madh

Postuar në 09 Qershor, 2021 14:28

Një monedhë amerikane e vitit 1933 u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s për një çmim rekord. Monedha e vetme Double Eagle, që është lejuar ndonjëherë të posedohet nga një koleksionues privat, u shit për 18.9 milionë dollarë, në një kohë kur parashikimi më i mirë ishte për një çmim 15 milionë doillarë.

Subscribe to RSS - Alternative