Papagajtë mësojnë 'video call'

Postuar në 11 Korrik, 2023 11:05

Një eksperiment i kryer me papagajtë tregoi se ata përshtaten shumë shpejt me bisedat përmes thirrjeve me video. Studiuesit nga Universiteti Northeastern, Universiteti i Glasgow dhe MIT I paraqitën konkluzionet e këtij studimi në Proceedings of the 2023 CHI Conference on Human Factors in Computing Systems.

Ideja për këtë studim nuk ishte e rastësishme: Në natyrë, papagajtë priren të jetojnë në tufa të mëdha. Por kur mbahen të mbyllur, si p.sh. në shtëpitë e njerëzve si kafshë shtëpiake, këta zogj socialë shpesh izolohen. Si pasojë, ata mund të kenë probleme psikologjike dhe madje mund të shfaqin tendenca vetëdëmtuese si shkulja e puplave.

Papagajtë e vetmuar janë papagaj të pakënaqur, kështu që studiuesit u përpoqën të gjenin një mënyrë që disa nga 20 milionë të tillë që vlerësohet se jetojnë në Shtetet e Bashkuara të lidhen me njëri-tjetrin. Ata rekrutuan vullnetarë nga Parrot Kindergarten, një program trajnimi në internet për pronarët e papagajve.

Shpendët mësuan se si të bënin thirrje-video, madje edhe zggjidhnin me cilin papagall donin të bisedonin. Rreth 1000 orë pamje video u analizuan më pas nga studiuesit.

Si fillim, ata zbuluan se papagajtë përfitonin nga mundësia për të thirrur njëri-tjetrin, dhe zakonisht qëndruan në thirrje për kohën maksimale të lejuar gjatë eksperimentit. Ata gjithashtu dukej se kuptonin kur një zog tjetër ishte live në anën tjetër të ekranit, dhe kur pamjet ishin regjistruar më parë. Disa nga papagajtë mësuan aftësi të reja nga miqtë e tyre virtualë, si fluturimi, kërkimi i ushqimit dhe si të bëjnë tinguj të rinj.

Zogjtë krijuan miqësi të forta, të cilat studiuesit i matën me atë se sa shpesh zgjodhën t’i telefononin të njëjtit individ. Papagajtë që iniciuan numrin më të madh të video thirrjeve morën gjithashtu më shumë telefonata, gjë që sugjeron një dinamikë reciproke të ngjashme me socializimin njerëzor.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.