18.9 milionë dollarë për një monedhë të rrallë të Depresionit të Madh

Postuar në 09 Qershor, 2021 14:28

Një monedhë amerikane e vitit 1933 u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s për një çmim rekord. Monedha e vetme Double Eagle, që është lejuar ndonjëherë të posedohet nga një koleksionues privat, u shit për 18.9 milionë dollarë, në një kohë kur parashikimi më i mirë ishte për një çmim 15 milionë doillarë.

"Double Eagle", një monedhë ari e vitit 1933, ka një histori mjaft tërheqëse, e cila përmbledh pjesë të mëdha të historisë së Shteteve të Bashkuara dhe ka qenë në qendër të intrigave për më shumë se 80 vjet", tha Sotheby në një deklaratë.

Me një vlerë nominale prej 20 dollarësh, Shqiponja e Dyfishtë e vitit 1933 u krijua nga skulptori i njohur Augustus Saint-Gaudens me kërkesë të Presidentit të atëhershëm të SHBA Theodore Roosevelt.

Monedha ka statujën e Lirisë në njërën anë dhe shqiponjën amerikane në anën tjetër.

Një sasi monedhash të tilla u prodhuan në vitin 1933, por nuk u hodhën kurrë në qarkullim. Presidenti i asaj kohe, Franklin Roosevelt, urdhëroi shkatërrimin e tyre, në përpjekje për të ngritur ekonominë e prekur nga kriza që njihet si Depresioni i Madh.

Monedha në fjalë iu shit shtëpisë së ankandeve nga projektuesi dhe koleksionisti amerikan i këpucëve, Stuart Weitzman, e cili e kishte blerë në vitin 2002 për atë që ishte atëherë një çmim rekord botëror prej 7.6 milion dollarë.

Weitzman është koleksionist i njohur i pullave dhe monedhave që në vegjëli. Paratë e përfituara nga shitja, ai ka thënë se do t’i përdorë për sipërmarrjet e tij bamirëse, përfshirë një muze hebre në Madrid, Spanjë. Njeriu që bleu monedhën ka preferuar të mbetet anonim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.