monedha

India nis përpjekjet për ta bërë Rupi-n monedhë alternative në botë

Postuar në 21 Prill, 2024 19:00

Dobësimi i monedhës indiane, rupi, në raport me dollarin amerikan ka sjellë si pasojë rënien e fuqisë së saj blerëse në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e kostove të importit. India, e cila është e varur nga importi i naftës, po e vuan zhvlerësimin e monedhës vendase.

Monedha 1000-vjeçare të vikingëve zbulohen në Danimarkë

Postuar në 22 Prill, 2023 11:58

Gati 300 monedha argjendi rreth 1000-vjeçare janë zbuluar pranë një kështjelle vikinge në veriperëndim të Danimarkës.

Monedhat u zbuluan rastësisht nga një vajzë që po kërkonte metale në një fushë misri, vjeshtën e kaluar.

“Një gjetje si kjo është shumë e rrallë”, tha, Lars Christian Norbach, drejtori i Muzeut të Jutlandës së Veriut, ku do të ekspozohen artefaktet.

Perspektiva e një çrregullimi monetar global

Postuar në 30 Mars, 2022 19:12

 

Në fund të janarit, Rusia kishte rezerva valutore me vlerë 469 miliardë dollarë. Ky akumulim lindi nga maturia që imponoi kriza e vitit 1998 dhe, siç shpresonte Vladimir Putin, njëkohësisht edhe një garanci për pavarësinë financiare. Por, kur filloi "operacioni special ushtarak" në Ukrainë, Putin u gjet para faktit se më shumë se gjysma e rezervave të tij valutore kishin ngrirë. Monedhat e armiqve të tij pushuan së qeni para të përdorshme. Kjo nuk ka rëndësi vetëm për Rusinë. Një demonetizim i shënjestruar i monedhave më të përdorura globalisht ka implikime të mëdha.

Belgjikë, një monedhë e veçantë për të falënderuar mjekët

Postuar në 24 Mars, 2022 09:39

Belgjika do të emetojë një monedhë të posaçme me të cilën falënderon sektorin e kujdesit shëndetësor për përpjekjet gjatë pandemisë së koronavirusit. Në dekretin e posaçëm mbretëror thuhet se monedha e re 2  euro është "në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme të sektorit të kujdesit shëndetësor gjatë pandemisë Covid-19".

Serbia dhe Kroacia në "sherr" për Nikola Teslën

Postuar në 26 Korrik, 2021 14:49

Nismën e Kroacisë për të vënë imazhin e shpikësit të famshëm Nikola Tesla në monedhat e saj euro, Serbia nuk e ka pritur mirë. Banka Qendrore Serbe tha se do ta çojë çështjen në BE.

Nikola Tesla, serb i lindur në Kroacinë e sotme në 1856 kur vendi ishte pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze, është krenari për të dy vendet, lidhjet e të cilave kanë qenë të ftohta që nga shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë së dikurshme.

Si Zagrebi, edhe Beogradi pretendojnë se pionieri i inxhinierisë moderne elektrike është i tyre.

18.9 milionë dollarë për një monedhë të rrallë të Depresionit të Madh

Postuar në 09 Qershor, 2021 14:28

Një monedhë amerikane e vitit 1933 u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s për një çmim rekord. Monedha e vetme Double Eagle, që është lejuar ndonjëherë të posedohet nga një koleksionues privat, u shit për 18.9 milionë dollarë, në një kohë kur parashikimi më i mirë ishte për një çmim 15 milionë doillarë.

Monedha e Brutit shitet për shifrën rekord të 3.5 milionë dollarëve

Postuar në 01 Nëntor, 2020 20:32

Një monedhë ari shumë e rrallë antike është shitur për shifrën e 3.5 milionë dollarëve. Monedha paraqet në njërën anë vrasësin zyrtar të Jul Çezarit, njërit prej figurave më të shquara të historisë, Markus Junius Brutus.

LEK - prerja e parë monetare e shtetit shqiptar(1926)

Postuar në 21 Shkurt, 2016 18:41

 Nisi me pretendime të mëdha/LEK nga Aleksandri i Madh

Kryengritja e lypsarëve të Korçës: Prisni para të vogla që njerëzit të kenë ç’të na dhurojnë!

Postuar në 20 Shtator, 2015 19:37

Ishte vit i lypsarëve. Për çdo ditë që kalonte ata bëheshin më të shumtë. Dukej sikur dilnin nga dheu. Kaq shumë lypsarë nuk ishin parë kurrë. Korça ishte pushtuar prej tyre. I gjeje kudo: në cepa rrugësh, buzë trotuareve, afër kafeneve, te furrat e bukës, në mensa e dyqane. Gjithkund shfaqej një dorë e shtrirë për ndihmë. Ishin fëmijë të vegjël, gra me foshnja në krah, njerëz të të moshuar, të verbër e të gjymtuar, por askush që kalonte pranë tyre nuk jepte gjë.

Subscribe to RSS - monedha