Zbulohen viruse gjigandë dhe kompleksë në akujt e Siberisë

Postuar në 09 Shtator, 2015 03:50

Ngrohja globale mund të sjellë të papritura për njeriun, përveç atyre që përmenden zakonisht. Një nga këto surpriza që mund të rezultojë katastrofike, është riaktivizimi i viruseve të "burgosura" për mijëra vjet në akujt që tani po shkrijnë. Kështu raportohet se vitin e kaluar, në Kolima, në rajonin e Magadan në Siberi, u zbulua, disa qindra metra nën tokë një virus me moshë 30 mijë vjet. U quajt Mollivirus Sibericum dhe konsiderohet si një virus gjigand, me përmasë 0.6 mikron. Nuk njihet patologjia e tij mbi njerëzit apo kafshët e sotme, por përgjigjen mbi këtë çështje po përpiqet ta japë Qendra Kombëtare për Kërkime Shkencore e Francës. Një nga studiuesit nuk përjashton mundësinë e patogjeneve në këto mostra që shkrirja e akujve po i nxjerr sërish në sipërfaqe. Viruse të tjerë të gjetur në akuj janë genetikisht kompleks, me qindra gene, ndërkohë që një virus si ai AIDS ka vetëm 10. Gjithsesi variantet e zbuluara deri më tani nuk kanë rezultuar të rrezikshëm, por studiuesit synojnë ta testojnë ndërveprimin e tyre edhe me gjitarët.

http://sputniknews.com/environment/20150909/1026760190.html#ixzz3lCJmO9lV

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.