42 mijë vjet nën akull, mëzi "siberian" ka të konservuar gjakun në formë likuidi

Postuar në 17 Prill, 2019 16:17

Shkencëtarët rusë kanë patur fatin të nxjerrin gjak në formë likuide nga një mëz i ngrirë që mendohet se ka jetuar  para 42 mijë vjetësh, në atë që është sot Siberia. Trupi i ngrirë u gjet në një krater të quajtur Batagaika në Republikën e Sakhas dhe mendohet se bën pjesë në variantin Lenskaya që është zhdukur rreth 4 mijë vjet më parë. Shkencëtarët po mendojnë të klonojnë ADN-në e mëzit për të risjellë në jetë një specie që është zhdukur, një lloj sporti shkencor shumë në modë tashmë. Mëzi është konservuar në mënyrë shumë të mirë për mijëra vjet, aq sa edhe ngjyra e muskujve ka qenë e kuqe ndonëse kanë kaluar 40 mijë vjet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.