shkencetaret
250 shkencëtarë, apel gazetarëve: Shkenca nuk mban anë, përcilleni pa sensacion dhe pa shtrembërime ideologjike
Shkenca nuk mund të jetë e anshme”. Kjo është ajo çka theksohet në një apel të përbashkët që 250 shkencëtarë dhe këshilltarë shkencorë u kanë drejtuar gazetarëve. “Njohuritë tona nuk mund të jenë një supermarket, në të cilin ne mund të zgjedhim vetëm atë që na përshtatet dhe të lëmë në raft çfarë është në kundërshtim me atë që mendojmë ne”, thuhet në shkrimin e publikuar fillimisht në francezen “L’Opinion” e më pas në “Le Soleil” në Kanada, në Zvicër nga Heidi.news dhe në Belgjikë nga “La Libre”.
42 mijë vjet nën akull, mëzi "siberian" ka të konservuar gjakun në formë likuidi
Shkencëtarët rusë kanë patur fatin të nxjerrin gjak në formë likuide nga një mëz i ngrirë që mendohet se ka jetuar para 42 mijë vjetësh, në atë që është sot Siberia. Trupi i ngrirë u gjet në një krater të quajtur Batagaika në Republikën e Sakhas dhe mendohet se bën pjesë në variantin Lenskaya që është zhdukur rreth 4 mijë vjet më parë. Shkencëtarët po mendojnë të klonojnë ADN-në e mëzit për të risjellë në jetë një specie që është zhdukur, një ll
Çernobili, fundi i një eksperimenti (Video)
Në vitin 1986, kur shpërtheu centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë, një sipërfaqe prej 4,000 kilometrash katrorë u shkatërrua brenda natës.
Zbulimi amerikan/Turbo-fotosinteza te bimët rrit prodhimin me 40%
Shkencëtarët në SHBA ndërhynë në procesin gjenetik të fotosintezës natyrore të bimëve duke arritur ta përmirësojnë atë artificialisht, me qëllim rritjen me 40% të produktivitetit të bimëve. Bimët e kthejnë dritën e diellit në energji kimike nëpërmjet fotosintezës, por paralelisht kryejnë edhe procesin e njohur si foto-respirim (frymëmarrje), i cili është një lloj anti-fotosinteze dhe e kufizon fatë në masën nga 20% deri në 50%.
Asteroidi i mistershëm që dyshohet se mund të jetë UFO
Një objekt i niveluar që udhëton në hapësirë me një "nxitim të pazakontë" mund të jetë një objekt jashtëtokësor. Ndoshta "është një anije plotësisht funksionale që është dërguar në Tokë nga një qytetërim i huaj"-shkruhet në letrën e dy shkencëtarëve të Harvardit, që do të publikohet më 12 nëntor në Astrophysical Journal Letters.
Bakteret e fjetura të Arktikut rrezikojnë zhdukjen e njerëzimit (Video)
“Skenari për rritjen e temperaturës mesatare në Tokë me 1.5 gradë Celsius gjatë 12 viteve të ardhshme dhe çlirimi i baktereve të lashta është më e pakta që duhet të na shqetësojë”-thotë Profesor Peter Frankopan nga Universiteti e Oksfordit
I specializuar në çështjet e mjedisit ai aralajmëron njerëzimin dhe sidomos fuqitë e mëdha se pasojat mjedisore të rritjes së temperaturës globale duhet të frikësojnë komunitetin botëror. Kjo për shkak se nga akulli që shkrin në Arktik ka gjasa të çlirohen bakteret e fjetura, të cilat mund të çojnë në zhdukjen e njerëzimit!
Një hap para klonimit të njeriut
Për herë të parë shkencëtarët arrijnë klonimin e dy majmunëve, duke përdorur teknikën e cila krijoi delen e famshme Dolly 22 vjet më parë.
Klonimi u krye në një laborator në Akademinë e Shkencave në Shangai. Majmunët identikë Zhong Zhong dhe Hua Hua janë të parët që krijohen me teknikën e transferimit të qelizave të vetme, që përfshin kalimin e ADN-së së bërthamës qelizore në një qelizë vezësh të dhuruara, e cila më pas zhvillohet në një embrion
Macron, thirrje anti - Trump drejtuar shkencëtarëve amerikanë: Franca është kombi juaj
Gatishmëri globale për zgjimin e viruseve që zhdukën njeriun e Neandertalit
Shkencëtarë nga e gjithë bota kërkojnë mobilizimin e komunitetit mjekësor për pasojat që mund të sjellë shkrirja e akujve në Antarktidë për të ardhmen e njerëzimit. Rritja etemperaturave në Tokë për shkak të efektit serë, mund të "zgjojë" viruset dhe bakteret që kanë vepruar në planet miliona vjet më parë, për të cilat nuk ka antibiotik dhe as trupi i njeriut ka antitrupa për të reaguar.
Ka prova se Universi është një hologramë
Universi nuk është gjë tjetër veçse një kompleksitet hologrami. Në këtë përfundim kanë dalë jnë grup kërkimor shkencor me studius nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Italia. Në sajë të kërkimeve të bëra nga fizikantë dhe astrofizikantë, duke studiuar parregullsitë në fushën e mikrovalëve kozmike, apo dritës që la pas Big Bang-u dhe krijimi i Universit vlerësohet se ka prova të forta që mbështesin teorinë e një shpjegimi holografik.