rusia

FSB-ja ruse godet grupin e hakerave REvil me kërkesë të SHBA

Postuar në 15 Janar, 2022 00:52

Autoritetet ruse kanë njoftuar shpërbërjen e një grupi të njohur hakerash, të quajtur REvil, që dyshohet se ka kryer një sulm të nivelit të lartë vitin e shkuar ndaj kompanisë së softuerëve Kaseya. Mediat raportojnë se goditja e palës ruse ka ardhur pas një kërkese nga SHBA, në kuadër të dakordësimit mes të dy vendeve për luftë të përbahskët ndaj krimit kibernetik gjatë samitit të fundit mes dy presidentëve, Biden dhe Vladimir Putin në qershorin e vitit të shkuar.

"Zgjohet" Kazakistani, Rusia ndërhyn për të shtypur protestat

Postuar në 07 Janar, 2022 12:06

Rusia ka dërguar trupa në Kazakistan, ku prej ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë. Moska e cilësuar këtë një mision paqeruajtës të kërkuar nga presidenti kazak, Kassym-Jomart Toakyev, i cili po përpiqet t’i shtypë protestat që vijojnë prej disa ditësh.

Rusia dhe Serbia fajësojnë shërbimet sekrete të huaja për protestat në Kazakistan

Postuar në 06 Janar, 2022 14:46

Rusia thotë se protestat e ditëve të fundit në Kazakistan janë nxitur nga jashtë dhe kanë për qëllim të minojnë sigurinë e vendit. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Rusia do t’i ndihmojë autoritetet kazake për të ndaluar dhunën në vend dhe për të rikthyer normalitetin.

Finlanda, në NATO pavarësisht presionit rus

Postuar në 02 Janar, 2022 13:03

Finlanda dëshiron anëtarësimin në NATO, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë drejtuar aleancës perëndimore për të mos u zgjeruar në lindje të Europës. Në mesazhin e fundvitit drejtuar finlandezëve, kryeministrja Sanna Marin tha se Finlanda e ka mundësinë për të aplikuar për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Rusia mbyll shoqatën me arkivin më të madh të Gulagëve

Postuar në 29 Dhjetor, 2021 16:29

Gjykata më e lartë e Rusisë vendosi mbylljen e Memorial International, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që disponon arkivin më të madh në botë të dokumenteve dhe dëshmive të epokës së gulagëve. Organizata ishte futur në futur në listën e “agjentëve të huaj” nga qeveria ruse, ndërsa dy ditë më parë lideri i saj historik, Yuri Dimitrev, u dënua me 15 vjet burg nga një gjykatë në Petrozavodsk.

“Zbutja” e Rusisë, tërhiqen 10 mijë trupa nga kufiri me Ukrainën

Postuar në 26 Dhjetor, 2021 12:06

Rusia njoftoi tërheqjen e më shumë se 10 000 trupave të vendosura në zonën kufitare me Ukrainën. Moska tha se kjo tërheqje shënon përfundimin e stërvitjeve ushtarake pranë Ukrainës, në një kohë që Perëndimi prej kohësh ka hedhur hipotezën se ajo ishte pjesë e një plani për të pushtuar ish-fqinjin e saj sovjetik.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se stërvitjet për forcat e Qarkut Ushtarak Jugor u zhvilluan në një mori rajonesh jugore duke përfshirë Rostovin, Krasnodarin dhe Krimenë, të cilat Moska ia mori Ukrainës në vitin 2014.

Juncker: Rusinë e kemi ne fqinj, nuk kemi pse ndjekim udhëzimet e SHBA-ve

Postuar në 22 Dhjetor, 2021 18:22

Ish-presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka një qasje tjetër nga ajo që mund të kenë shumë zyrtarë të lartë të Europës mbi Rusinë. Në një intervistë ekskluzive për "Groupe d'études géopolitiques", Juncker tha se BE duhet të angazhohet drejtpërdrejt me Rusinë, në vend që thjesht të mbështetet në marrëdhëniet Rusi-SHBA për të zgjidhur problemet e sigurisë së kontinentit të vjetër.

Rusia publikon listën e kërkesave që shmang luftën me Perëndimin

Postuar në 18 Dhjetor, 2021 21:12

Ministria e Jashtme e Rusisë ka publikuar një listë me propozime, që sipas saj janë garancitë që do të donte nga Perëndimi, duke përfshirë ndalimin e çdo zgjerimi të mëtejshëm të NATO-s dhe kufizimet në dislokimin e trupave dhe armatimit në Evropën Lindore.

Këto propozime parashikojnë që palët të mos vendosin raketa të ndërmjetme dhe me rreze të shkurtër veprimi me bazë tokësore në territor dhe të kufizohen në aktivitetet ushtarake në Evropën Lindore, Kaukazin e Jugut dhe Azinë Qendrore.

Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

Postuar në 15 Dhjetor, 2021 19:59

Gjermania ka dëbuar dy diplomatë rusë, pasi një gjykatë në Berlin dënoi një shtetas rus me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gjeorgjiani me etni çeçene në një park të Berlinit në vitin 2019. Vendimi për dëbimin erdhi pasi gjykata konkludoi se vrasja ishte kryer me urdhër të Moskës, raporton France 24.

Vitali Klitschko i kërkon ndihmë Europës: Putin po përgatitet të na pushtojë

Postuar në 14 Dhjetor, 2021 14:20

Kryebashkiaku i Kievit është zyrtari i lartë i radhës që paralajmëron se Rusia mund të pushtojë Ukrainën.  “Ne në të gjithë Ukrainën po përgatitemi që presidenti rus Vladimir Putin të japë urdhrin për fillimin e luftës”, paralajmëron Vitali Klitschko në një artikull për “Bild-in” gjerman.

“Si ushtar dikur jam betuar se do ta mbroj këtë vend dhe jam gati të luftoj për atdheun”, citohet ai nga B92.

Pages

Subscribe to RSS - rusia