FSB-ja ruse godet grupin e hakerave REvil me kërkesë të SHBA

Postuar në 15 Janar, 2022 00:52

Autoritetet ruse kanë njoftuar shpërbërjen e një grupi të njohur hakerash, të quajtur REvil, që dyshohet se ka kryer një sulm të nivelit të lartë vitin e shkuar ndaj kompanisë së softuerëve Kaseya. Mediat raportojnë se goditja e palës ruse ka ardhur pas një kërkese nga SHBA, në kuadër të dakordësimit mes të dy vendeve për luftë të përbahskët ndaj krimit kibernetik gjatë samitit të fundit mes dy presidentëve, Biden dhe Vladimir Putin në qershorin e vitit të shkuar.

Shërbimi rus i sigurisë, FSB ka sqaruar se ka kryer kontrolle në 25 adresa ku mendohet grupi përmbushte aktivitet kibernetike kriminale që preknin edhe llogaritë bankare të qytetarëve. Në një telefonatë të muajit korrik, raportohet se Biden i ka kërkuar Putin që të ndërmarrë veprime kundër grupimeve të tilla, pasi përndryshe “SHBA do të ndërmarrë çdo veprim për të mbrojtur amerikanët”.

Sulmi i grupit REvil ndaj Kasyea thuhet se ka prekur 1500 biznese në 17 vende.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.